Connect with us

Lajme

Arbër Ademi: Le të demanton VLEN nëse guxojnë deklaratat e Mickoskit ku ai qorton aleatët tanë SHBA dhe BE

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili sot gjatë ditës deklaroi se ambasadorët po përzihet në punët e brendshme të shtetit.
Ademi tha se VLEN të dehur dhe duke shijuar ato pak poste që i kanë në qeveri si jolegjitim, nuk po guxojnë të thojnë asnjë fjalë.
“Të dehur duke i shijuar ato pak poste si jolegjitim në Qeveri, nuk guxojnë ta thonë as edhe një fjalë lidhur me “shuplakat” që mori kjo Qeveri që në javët e para nga përfaqësuesit diplomatik më të rëndësishëm në vend, respektivisht ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Angela Aggeler dhe David Geer të cilët dolën kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve.
Kryetarët e VLEN-it, koalicionit humbës, koalicionit nënshtrues ndaj Mickovskit, që vajtonin ditë e natë, sipas tyre për sistemin e kapur të drejtësisë, sot kur Shefi i tyre (Mickovski) i “qorton” edhe aletatët tanë, të cilët dhanë vërejtjet e para ndaj këtij ekzekutivi për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, nuk guxojnë ta thonë edhe një fjalë se a qëndrojnë edhe ata në një vijë me Shefin e tyre. E që sigurisht se qëndrojnë.
“600.000 qytetarë kanë votuar për këtë koalicion” tha Micksovski!
Le ta demanton dikush nga krerët e VLEN-it, nëse kanë guxim, e që është e dëshmuar më që nuk kanë, se qytetarët nuk kanë votuar një Kryeministër që i “qorton” aletatët tanë më të rëndësishëm në integrimin tonë europian.
Por, jo! Nuk kanë guxim dhe janë duke i vetëshijuar ato pak poste xhentëlmene në ekzekutiv”, thuhet në reagimin e Arbër Ademit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Për shkak të reshjeve të borës rruga drejt Tanushës, Brezës dhe Malinës është e pakalueshme

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.722 thirrje në Numrin e vetëm për thirrje për raste emergjente 112.

“Nga ato thirrje ‘reale” kanë qenë 60,63 për qind, ndërsa 39,37 për qind kanë qenë për nevoja tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë janë dërguar 42,2 për qind, drejt ndihmës mjekësore 23,65 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 2,06 për qind e thirrjeve reale në 112″, thuhet në kumtesë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se në fshatrat Tanushë, Brezë dhe Malinë ka edhe borë edhe erë dhe rruga është e pakalueshme.

Continue Reading

Lajme

ASH-Sela: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim

Nga ASH-ja e Selës kanë dënuar sulmet në Kumanovë ku përmes një kumtese thonë se Kumanova sërish është zgjedhur si arenë e skenareve të rrezikshme.

Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar të realizohet edhe në praktikë përmes goditjes së shqiptarëve dhe pronës së tyre, si është rasti i mbrëmshëm në Kumanovë ku janë djegur një zyrë dhe tre automjete në pronësi të shqiptarëve.

Fatkeqësisht si në të kaluarën edhe tani, Kumanova është zgjedhur përsëri si arenë për skenare të rrezikshme dhe goditjen e radhës ndaj shqiptarëve.

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme, deklaratave që filluan që në kohë fushate, vendimeve qeveritare, incidenteve gjatë festës së 28 Nëntorit dhe së fundmi me djegien e pronës së shqiptarëve në Kumanovë, pyesim publikisht se kush qëndron pas gjithë kësaj fushate dhe kush luan me zjarrin? Mos vallë i ashtuquajturi “srbski svet”, së bashku me shërbetorët e tyre në Maqedoninë e Veriut dëshirojnë destabilizim ngjashëm siç tentuan ditë më parë edhe në Kosovë.
Duke ndjekur me shqetësim situatën dhe zhvillimet e fundit, ju bëjmë thirje qytetarëve që të kenë kujdes e të mos bien pre e provokimeve dhe skenareve të këtilla, ndërsa Qeverisë dhe institucioneve kompetente që të veprojnë urgjentisht për të ndaluar të njëjtat. Ftojmë partitë shqiptare në Qeveri që t’i japin fund aventurës së tyre për të cilën i paralajmëruam që në fillim dhe të mos bëhen edhe më tej kukulla të partnerëve të tyre që haptazi kanë shprehur planet e tyre kundër shqiptarëve, por të rikthehen në popull dhe bashkërisht të ndalojmë këtë fushatë të rrezikshme.
Aleanca për Shqiptarët i bën thirje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të ndaluar këto veprime dhe këtë fushatë që rrezikon jo vetëm vendin, por cënon edhe mbarë rajonin” – thonë nga ASH-ja e Selës. /tvklan.mk/

Continue Reading

Lajme

Nga një janari rritet çmimi i energjisë elektrike

Nuk pres që çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari të rritet për më shumë se 1%, ka deklaruar kryetari i komisionit rregullator për energjetikë Marko Bislimovski. Ai tha se ky vlerësim bazohet në çmimet që KRRE i ka caktuar për rrjetin, për transmetimin dhe për shpërndarjen e energjisë elektrike si dhe në çmimin e ofruar nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut për furnizuesin universal EVN Home, i cili është 62 euro për megavat orë.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

Duke pasur parasysh se tashmë e dimë edhe çmimin që e raportoi edhe Еlektranat e Maqedonisë së Veriut në tenderin e furnizuesit universal, i cili është 62 euro për megavat orë, unë nuk pres që rritja e energjisë elektrike në çmimin mesatar për familjet të jetë më e madhe se 1%. KRRE ka marrë vendim që nga 1 janari të rrisë çmimin e MEPSOS për shpërndarjen e energjisë elektrike për 5.68%, ndërkohë, çmimi për distribuimin nga Elektrodistribuimi do të ulet për 5.52%, ndërsa çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike, MEMO, do të rritet për 19.8%”.

Bislimoski tha se ajo që është më e rëndësishme për familjet dhe shfrytëzuesit e vegjël ështe se pjesa e rrjetit, përfshirë transferimin dhe shpërndarjen, do të ketë ulje prej 7%. Por sa I përket çmimit përfundimtar që do të duhet ta paguajnë blloqet e ndryshme të konsumatorëve ai tha se do të bëhet e ditur së shpejti.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

Saktësisht sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike, si dhe çmimi sipas blloqeve të ndryshme të konsumatorëve, do të bëhet e ditur këto ditë pasi llogaritë të kryhen nga EVN Home, e cila si furnizues universal është përgjegjëse për këtë dhe pastaj këto çmime do t’i dërgohen KRRE-së për kontroll dhe miratim të fundit. Çmimet do t’i referohen tregut të rregulluar të energjisë elektrike përmes të cilit furnizohen amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël”

Në lidhje me tarifën e përditshme të lirë, Bislimoski sqaroi se analizat kanë treguar se çmimi i energjisë elektrike në bursën më të madhe në rajon, si dhe në bursën tonë, është më i ulët në periudhën nga ora 12 deri në 16, ndërsa më i lartë nga ora 20 deri në 24 dhe se tarifa e lirë e tillë do të ngelet deri në pranverë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme11 hours ago

Për shkak të reshjeve të borës rruga drejt Tanushës, Brezës dhe Malinës është e pakalueshme

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.722 thirrje në Numrin e vetëm...

Lajme11 hours ago

ASH-Sela: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim

Nga ASH-ja e Selës kanë dënuar sulmet në Kumanovë ku përmes një kumtese thonë se Kumanova sërish është zgjedhur si...

Lajme11 hours ago

Nga një janari rritet çmimi i energjisë elektrike

Nuk pres që çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari të rritet për më shumë se 1%, ka deklaruar kryetari...

Lajme11 hours ago

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një tentativë...

Lajme11 hours ago

Janevska: Komitët janë pjesë e historisë, UÇK-ja nuk paraqet asgjë për Maqedoninë

Ministrja e arsimit, Vesna Janevska, ka deklaruar sot se komitët janë pjesë e historisë së Maqedonisë dhe janë pjesë e...

Lajme11 hours ago

Prokurori Bajrami: Nuk e di kush ma ka djegur veturën, nuk kam pasur kërcënim nga askush

Prokurori Xhelal Bajrami, nga Prokuroria Publike e Republikës, thotë se nuk ka dyshime se kush i ka djegur veturën. “Unë...

Lajme11 hours ago

Ismet Ramadani emërohet drejtor i Teatrit Shqiptar në Shkup

Ismet Ramadani zyrtarisht është emëruar drejtor në Teatrin Shqiptar në Shkup. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit....

Lifestyle1 day ago

Ndryshimi drastik i Vivienit (FOTO)

Blogerja Vivien Thano ka kohë që është larguar nga ekrani mirëpo jo edhe nga rrjetet sociale. Se fundmi në llogarinë...

Lajme1 day ago

Gjendet depozita më e madhe e arit në botë, me vlerë mbi 80 miliardë dollarë

Sipas mediave shtetërore kineze, në Kinën qendrore është zbuluar një depozitë minerali ari me cilësi të lartë që përmban rreth...

Lajme1 day ago

Grubi-VLEN-it: Ju nuk keni takat! As dije e as guxim, por e keni mëshirën e VMRO-së!

Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ka reaguar ndaj akuzave të VLEN-it se BDI është e përfshirë në incidentet e 28...

Trending