Lajme
Mbledhja e BDI-së në Gostivar, Ademi: Kjo qeveri nuk ka legjitimitet
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot nga mbledhja e përgjithshme e partisë në Gostivar tha se BDI dhe aleatët e saj janë përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, ndërsa përbërja aktuale qeveritare nuk ka legjitimitet.
“Sot jemi në mbledhjen e përgjithshmë të BDI-së, ku të gjitha strukturat dhe të gjitha niveleve janë të ftuar në këtë seancë të sotme, një mbledhje e rrallë dhe historike që mbase do të ngelet që e njejta të mblidhet në situata të jashtëzakonshme dhe tema të jashtëzakonshme ku do të jepen orientime. Kemi pasur një mbledhje edhe sot gjatë ditës në Gostivar dhe kemi diskutuar për temat që do ti ngrej aktivi pas shkeljes se legjitimitetit të shqiptarëve dhe çështje të tjera që janë detektuar gjatë kësaj periudhe të kësaj qeveria pa legjitimitet. BDI dhe aleatët kanë fituar në mënyrë absolute dhe kemi dëshmuar se jemi organizata më e suksesshmë politike”, tha Ademi.
Lajme
Ahmeti: Nëse konfirmohet fajësia, Grubi vet do të tërhiqet nga funksionet partiake
Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit amerikan të shtetit, zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet zotit Grubi në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe zoti Grubi sigurisht që nuk do të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, Bashkimin Demokratik për Integrim deri në momentin që ky proces të ketë një epilog, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Unë mendoj që Grubi është i përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, sigurisht që do të tërhiqet vet”, tha Ahmeti.
Kujojmë që Grubi u vendos në “listën e zezë” amerikane së bashku me gjykatësin Enver Bexheti, pasi kanë qenë të përfshirë në korrupsion në një lëndë që lidhet me ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili para dy viteve, po ashtu u vendos në “listën e zezë”.
Lajme
Taravari: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj Blendi e ka marrë vesh këtë lajm
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
Lajme
Osmani: Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar as vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me gjuhën shqipe.
Osmani shkruan se një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon.
Ja reagimi i plotë i Osmanit:
Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon.
Gjykata Kushtetuese, në përbërje monoetnike, zhvilloi një seancë për një nga çështjet më delikate që lidhen me demokracinë tonë multietnike dhe vendosi të vazhdon me presionin ndaj gjuhës shqipe.
Ky akt rijujton të kaluarën dhe kërcënon të ardhmen tonë të përbashkët.
E ardhmja jonë duhet të ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe tolerancën.
Le të mos lejojmë që plagët e së kaluarës të na pengojnë të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë dhe më të bashkuar për të gjithë!
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë – maqedonas, shqiptarë dhe pjesëtarë të tjerë të komuniteteve – të ngremë zërin kundër këtij veprimi që rrezikon kohezionin tonë shoqëror dhe shtetëror.
-
Lajme2 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme10 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme10 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare