Lifestyle
Miss Maqedonia bie nga lartësia duke bërë ‘selfie’ dhe thyen 11 brinjë
Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilija Rozman është rrëzuar në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.
Në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se 32-vjeçarja nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda. Emilia ka postuar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi.
Lifestyle
Ndryshimi drastik i Vivienit (FOTO)
Blogerja Vivien Thano ka kohë që është larguar nga ekrani mirëpo jo edhe nga rrjetet sociale.
Se fundmi në llogarinë e saj në ‘Tiktok’ ka publikuar video ku shihet se ka ndryshuar tërësisht në pamje.
Përveç ndërhyrjeve në fytyrë tek ajo shohim se ka bërë edhe një investim ‘rregullimin e dhëmbëve’, ku megjithatë duket mjaftë simpatike./Indeksonline/
Lifestyle
Lil Vlora e jashtëzakonshme në bukuri dhe profesionalizëm, shqiptarja numër një në Zvicër për estetikë
Vlora Kuçi, për publikun e gjerë e njohur si Lil Vlora, është emër i konfirmuar në fushën e bukurisë dhe estetikes…
Lil Vlora është estetistja shqiptare më e njohura në Zvicër, e cila në studion e saj “Beauty Lil” arrin transformime të jashtëzakonshme, rezultate që lënë pa fjalë. “Beauty Lil” është bindshëm vendi numër një ku arrihet perfeksioni. Kjo studio estetike vizitohet nga femra e meshkuj të të gjitha nacionaliteteve dhe, gjithashtu, nga një numër i madh fytyrash publike. Imazhi i këtij numri të “Kosovares”, Lil Vlora, vjen ndryshe, duke komentuar disa foto që flasin mjaft për qëndrimet dhe pikëpamjet e saj…
BESIMI NË ZOT?
– Ata që më njohin, por edhe ndjekësit në rrjete sociale, e dinë që unë besimin në Zot e kam të plotë. Për çdo gjë i drejtohem dhe falënderoj Zotin. Nuk ka forcë më të madhe dhe më absolute se forca e Allahut!
TAYNA VS MELINDA?
– Meqë më keni vendosur para një zgjedhje të tillë, e që më duhet ta zgjedh një emër, atëherë më duhet të them Tayna. Ajo është një nga rep-artistet më origjinale në trojet shqiptare.
“BIG BROTHER VIP KOSOVA”?
– Nuk më ka pëlqyer asnjëherë si format dhe kjo është arsyeja që nuk e ndjek. Kam parë aty-këtu video të shpërndara në rrjete dhe më habisin disa sjellje e veprime. Nuk do ta provoja asnjëherë si përvojë!
MESHKUJT QË BËJNË NDËRHYRJE?
– Thjesht, janë të kujdesshëm për pamjen e jashtme dhe duan që në çdo kohë e moshë të shkëlqejnë. Sot nuk është më tabu të bësh dhe
t’i pranosh ndërhyrjet. Është krejt normale dhe, kështu, duhet të jetë gjithmonë…
P. DIDDY DHE GJITHË SKANDALI QË E RRETHON?
– Është tmerr. Pas daljes në dritë të gjithë historisë dhe sages që vazhdon, unë nuk mundem më as të dëgjoj rep, zhanrin muzikor që e kam dashur shumë
CAPITAL T NË SYTË TU?
– Një reper dhe djalosh i mrekullueshëm, ndër më të mirët në estradë. Është tamam siç duhet të jetë një djalë dhe një artist…
TË MBULUARAT?
– Të lumët ato për veten! Uroj që edhe unë një ditë të ndërmarr një hap të tillë…
VITI 2025?
– Uroj shëndet për veten, familjen, miqtë dhe mbarësi për të gjithë! Në “Beauty Lil” viti 2025 do të sjellë edhe shumë risi…
Lifestyle
“Studio Divaa” vulë suksesi në Francë e shqiptares Violeta Vjollca-Gashi
Studio Divaa” është salloni i njohur për punën profesionale, kreativitetin dhe mikëpritjen e rrallë me pronare Violeta Vjollca Gashi e cila këtë profesion e ofron tash e 20 vite.
Salloni i famshëm i Violeta Vjollca-Gashi, që gjendet në Annemasse të Francës, që është në afërsi 2km me Gjenevën, është një nga më të frekuentuarit nga femrat që duan të duken bukur e të shkëlqejnë.
“Studio Divaa” është hapur në vitin 2016 dhe ofron një mori shërbimesh nga fusha parukerisë si prerje, fenirim, extensions, balayage, ngjyrosje, etj.
Por duke parë interesimin dhe suksesin e studios pronarja Violeta ka vendosur që “Studio Divaa”, të zgjerohet me lokalin e ri, i cili do të hapet në fillim të muajit Prill, ku do të ketë shumë risi në shërbime të reja nga estetika medicinale, si botox, acide hydrauliques, por edhe shërbime si mbjellje e çerpikëve, vetullave, grim dhe l depilim shërbime të cilat do ofrohen nga një staf i trajnuar profesionalisht.
Gjithashtu të gjitha produktet që do punohen tek klientët janë tejet cilësore e kualitative.
Violeta Vjollca-Gashi, është specialiste e balayage, e cila është trajnuar tek maestro me famë botërore “Mounir”. Ajo është gjithashtu e specializuar dhe e veqantë në zgjatjen e flokëve (extensions).
“Kemi një klientel të madhe që na beson dhe ndahen të kënaqur , e që shtohet dita e ditës “ thonë për “Kosovaren”
“Studio Divaa “ – Violeta Vjolla Gashi.
-
Lajme1 month ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme9 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme9 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare