Lajme
Trump merr zyrtarisht nominimin e Republikanëve: Mund t’i ndal të gjitha luftërat me një telefonatë
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të enjten vonë – sipas orës lokale – nominimin e republikanëve për president në garën e nëntorit, teksa ka mbajtur një fjalim në Konventën Kombëtare të Republikanëve.
Në fjalim, ai e ka përshkruar si e ka përjetuar atentatin ndaj tij ditë më parë.
“Nuk ishte supozuar të isha sonte këtu”, ka thënë Trump para mijëra pjesëmarrësve, të cilët e kanë dëgjuar në qetësi. “Pati gjak duke rrjedhur gjithandej, por në një mënyrë kam pasur besim, sepse e kam pasur Zotin në anën time”. Trump ka pësuar një lëndim në veshin e djathtë, kur sulmuesi i identifikuar nga autoritetet amerikane si Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçar, e ka goditur atë dhe turmën e mbledhur në kuadër të fushatës, para se të vritej prej Shërbimit Sekret, më 13 korrik. Një anëtar i audiencës ka vdekur nga plagët e marra.
Trump është zotuar për t’iu dhënë fund konflikteve në botë, përfshirë atë në Ukrainë. Në adresimin e tij 92-minutësh – më gjatin ndonjëherë në historinë e Konventës – Trump i ka kritikuar ashpër politikat e jashtme të presidentit aktual, Joe Biden, përfshirë largimin kaotik të ushtarëve amerikanë nga Afganistani, në gusht të vitit 2021. Teksa ka përsëritur shumë pretendime të rreme, të cilat i ka bërë edhe në të kaluarën, për “vjedhjen” e zgjedhjeve më 2020, krimin në Shtetet e Bashkuara, ekonominë dhe politikat e imigrimit, Trump ka thënë se mund t’i ndalë luftërat “me një thirrje telefonike”.
Këtë deklaratë, disa e kanë parë si referencë për luftën në Ukrainë, të nisur nga Rusia më 2022. Ai është zotuar edhe për kthim të “pengjeve amerikane” në shtëpi, të cilat po mbahen në shumë vende të botës, referencë që besohet se përfshin disa shtetas amerikanë që mbahen aktualisht në Rusi. Në disa raste përgjatë fjalimit, ai ka folur me tone më të buta dhe me mesazhe shumë personale, të lidhura nga përvoja e tij e atentatit dhe mundësitë për vdekje. “Ndasitë në shoqërinë tonë duhet të shërohen. Duhet t’i shërojmë shpejt. Si amerikanë, ne jemi të lidhur me fatin e njëjtë. Ne rritemi bashkë. Ose rrëzohemi bashkë”, ka thënë Trump, duke mbajtur një fashë në veshin e djathtë, pas goditjes që ka përjetuar gjatë atentatit të shtunën.
“Po garoj të jem president i gjithë Amerikës, jo gjysmës së Amerikës, sepse nuk ka fitore duke siguruar fitoren e gjysmës së Amerikës”. Adresimi i Trumpit shënon përmbylljen e Konventës katërditore të Republikanëve, në të cilën kanë marrë pjesë mijëra aktivistë teksa rritet presioni për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në të cilat Trump pritet të përballet me presidentin aktual, Joe Biden, i cili synon edhe një mandat të dytë.
Ndonëse kanë mbetur më pak se katër muaj deri te gara, ende ekziston mundësia e ndryshimeve të mëdha. Biden, 81-vjeçar, është përballur së fundmi me presion nga aleatët në Kongres, donatorë dhe madje nga vetë ish-presidenti amerikan, Barack Obama – mik i mirë i Bidenit – për të hequr dorë nga gara, pasi ka shqetësime se ai nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet, sidomos pas një debati të përballjes me Trumpin javë më parë, që nuk ka kaluar mirë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Aktualisht Biden është në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer, pas infektimit me koronavirus, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Biden, i cili është raportuar se po përjeton simptoma të lehta, është i vaksinuar kundër këtij virusi dhe ka dozë përforcuese. Ai është infektuar dy herë tjera me këtë virus në të kaluarën./BW
Lajme
Në Gjykatën Penale dëshmoi tezja e të vrarës Vanja Gjorçevska
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski sot dëshmoi tezja e Vanjës. Ajo foli për kërkimin e mbesës së saj.
Dëshmitarja Maja Spiroska në seancën e sotme gjyqësore, në pyetjet e prokurores Zhaklina Llazarevska, tha se ditën kur e kishin kuptuar se Vanja ishte zhdukur me miq me vetiniciativë kishin kërkuar nëpër kafene për informacione.
“Nga e marta tashmë çdo ditë ishte prezente, deri të dielën e më tutje. Të gjithë ishim në panik, të gjithë e kërkonim Vanjën. Kishte kolege nga puna e Zoricës, inspektorë, Sashko, nipi im, kur unë shkoja ai vinte në mbrëmje. E kërkuam, provonim të shihnim disa video xhirime”, tha ajo.
Sqaroi se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, bashkë me mikun e tij Goce, të cilin ajo nuk e njihte, i kishin parë xhirimet, me çka, siç tha, në një moment e kishin zbuluar Citroenin.
“Sashko i solli xhirimet, i shikoi në dhomë në kompjuter. Në fillim ishte vetëm, më vonë erdhi Goce, nuk e di kush është. Me të, ata dolën, gjetën regjistrime, shikonin. Goce zbuloi automjetin Citroen në një moment, të mërkurën ose të enjten. Ai tha se unë mendoj se ne kemi disa të dhëna, është e mundur. Ajo mendoi se vetë burri kishte ardhur e kishte marrë dhe e kishte dërguar”, sqaroi ajo.
Tezja e Vanjës sot tha se habiteshin pse fëmijën do ta merrte dikush në mënyrë të organizuar. Tha se Aleksandri e ngushëllonte nënën Zorica me fjalët “mos u shqetëso, do ta gjejmë”.
Në pyetjen nëse Aleksandri në atë periudhë ka kërkuar diçka nga ajo, u përgjigj se i kishte thënë që t’i dërgojë porosi Ilon Maskut.
“Një kohë më thoshte se duhet t’i dërgoj porosi Ilon Maskut që ta gjejë me satelit”, tha ajo.
Lidhur me pyetjen a e di se Aleksandri ka dërguar porosi për shpërblim, ajo u përgjigj se e di vetëm për një porosi të fshirë të cilën e kishte marrë vesh nga njëri prej prindërve.
“E di se ka dërguar në grupin e prindërve, nuk e kam parë porosinë, sapo më treguan, ka shkruar kthejeni fëmijën, do tu jap para”, tha ajo.
Në vazhdimin e seancës së sotme gjyqësore dëshmojnë anëtarë dhe simpatizues të partisë politike “E djathta”.
Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.
Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.
E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.
Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.
Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.
Lajme
Nesër mot me vranësira me reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme
Moti nesër do të jetë me vranësira me reshje shiu të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20l/m2), informojnë nga DPHM.
Të premten dhe të shtunën në mëngjes do të ketë reshje shiu të cilat në pjesët malore dhe në vendet më të larta veçanërisht në pjesët perëndimore do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë e dëborës.
Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, veçanërisht e shprehur të premten. Në ditët e fundjavës moti do të jetë stabil me temperatura më të ulëta të mëngjesit.
Lajme
Tetovari kapet me 3312 mjete piroteknike ne kufirin e Jazhincës
Më 12 nëntor 2024, rreth orës 16:40, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Mbikqyrje Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Jazhincës, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të materialeve piroteknike. Gjatë kontrollit të një automjeti “Tiguan” me tabela regjistrimi nga Tetova, i drejtuar nga Z.S. nga Tetova, në bagazhin e automjetit janë gjetur disa pako që përmbanin gjithsej 3312 mjete piroteknike, përfshirë fishekzjarre, petarda, raketa dhe produkte të ngjashme.
Përmbajtja e materialeve piroteknike u sekuestrua dhe rastin e dokumentuan autoritetet. Pas përfundimit të procedurave hetimore, do të ngrihet akuzë për kontrabandë ndaj shoferit Z.S.
Ky rast tregon përpjekjet e vazhdueshme të policisë për të parandaluar trafikimin ilegal të materialeve piroteknike, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë publike.
-
Lajme3 weeks ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme6 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle6 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme9 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme9 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme6 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme6 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme6 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare