Connect with us

Lajme

Maqedonia po mbetet pa punëtorë, ikin edhe të huajt që e kanë Maqedoninë urë kaluese

Pas emigrimit masiv të punëtorëve nga Maqedonia e Veriut drejt Evropës, bizneset në vend iu drejtuan agjencive të huaja për punësimin e aziatikëve si forcë e re punëtore. Mirëpo edhe plotësimi i mungesës së forcës punëtore me të huaj po fillon të tregojë shenjat e para të mos suksesit me ikjen e një pjese të tyre jashtë vendit. Janë shpeshtuar javët e kaluara lajmet për ikjen e punëtorëve të ardhur nga Nepali për punë të përkohshme në Maqedoni. Disa dirë më parë në Policinë e Berovës, D.V (44) nga Berova, menaxher i Firmës nga Pehçeva, ka raportuar se punonjësi i tyre 38 vjeçar nga Nepali, me qëndrim të përkohshëm në Pehçevë, është larguar nga vendi ku ka qëndruar. Edhe në Shën Nikoll, përfaqësues i firmës private nga ky qytet ka raportuar se pesë punonjës të kësaj firme të moshës 27 deri 38 vjeç janë larguar nga vendi ku kanë qëndruar. Një javë më parë edhe në Shkup në polici është raportuar se gjashtë persona nga Nepali me qëndrim të përkohshëm janë larguar pa nam e nishan, nga kompania ku kanë punuar. Nga MPB thonë se po merren masa për gjetjen e personave. Raste të tilla më parë janë raportuar edhe Prilep, Ohër…

Megjithatë, nuk ka informacione se ndonjë nga nepalezët e arratisur është gjetur dhe është kthyer në punë në kompanitë vendase. Vetëm në katër muajt e fundit është regjistruar “zhdukja” e mbi tridhjetë punëtorëve nga Nepali.

Agjencia e punësimit lëshoi ​​746 leje për punëtorët nepalezë në gjashtë muajt e parë të vitit. Ministria e Brendshme thotë se në gjashtë muajt e parë, 259 nepalezë kanë hyrë në vend dhe 159 janë larguar.

Supozohet se Maqedonia për punëtorët nga ky shtet i Azisë Jugore është vetëm një ndalesë në rrugën drejt vendeve të BE-së. Përfaqësues të bizneseve vlerësojnë se shkak për këto ikje janë pagat. Krsto Bllazhevski nga shoqata e hoteleve thotë se përkundër faktit se nepalezët, pakistanezët, apo punëtorët nga Bangladeshi do të vijnë në Maqedoninë e Veriut dhe do të pranojnë të punojnë, ata në të njëjtën kohë po mendojnë se si të arratisen në Gjermani. “Pagat e fuqisë punëtore të importuar në industrinë e hotelerisë variojnë nga 350 deri në 500 euro, ose pak më shumë se paga minimale në vend, kështu që edhe ata nuk janë të kënaqur me këto të ardhura në terma afatgjatë. Andaj Maqedonia është vetëm një nga ndalesat e qëllimit të tyre”, thotë Blazhevski. Përskaj rrezikut të ikjes, shpesh punëdhënësit nuk kanë rrugëdalje përveç se importit të fuqisë punëtore.

Marrja e vizës, lejes së punës dhe qëndrimit në Maqedoni nuk është një proces shumë i thjeshtë dhe i lirë. Për të sjellë një punëtor, për shembull nga Nepali, përveç kostove të akomodimit dhe pagave, punëdhënësi duhet të paguajë të gjitha certifikatat mjekësore që personi që vjen është i aftë për të punuar dhe duhet t’i paguajë një komision agjencisë ndërmjetëse.

Të gjitha këto shpenzime mund të paraqesin një humbje të madhe, por Blazhevski thotë se punëdhënësit pësojnë humbje të ngjashme kur humbasin punëtorë vendas çdo sezon. “Nuk mund të themi nëse humbja e një punëtori që ikën nga Nepali është pak a shumë. Kjo për arsye se punëtori vendas kur nuk ka punë, ia keni paguar rrogën dhe e keni mbajtur të regjistruar gjatë gjithë dimrit, e më pas kur vjen sezoni i verës dhe keni nevojë për të, ai papritmas niset për në Kroaci pa paralajmërim”, thotë Blazhevski. Edhe në Shqipëri janë shënuar raste të tilla që në vitin e kaluar. Sipas Zyrës Rajonale të Punësimit, 227 punëtorë të huaj u punësuan në Vlorë në vitin 2022, por në fund të vitit, 96 prej tyre kanë bërë shkëputje të marrëdhënies së punës dhe një pjesë tjetër janë larguar pa lënë asnjë gjurmë. “Punonjësit e huaj nuk kanë si destinacion final Shqipërinë. Ata e përdorin atë si trampolinë për të emigruar në vende të tjera”, thotë Alketa Llamani, drejtuese e Qendrës Rinore të Vlorës, e cila po studion shfrytëzimin e të rinjve në punë dhe situatën në tregun e punës kryesisht në fushën e shërbimeve.

Në vitet e kaluara edhe në Kroaci janë raportuar raste që punëtorët e huaj ju “ikin” punëdhënësve dhe shkojnë tek ata që paguajnë më shumë ose ofrojnë kushte më të mira pune. Pesë gra nepaleze nuk u paraqitën për punë në një kompani në Dubrava në Megjimurje dhe policia, e thirrur nga punëdhënësi, vetëm konfirmoi se ato “vullnetarisht” u larguan nga kompania dhe u larguan me celularët dhe rrobat e punës. Pas “kontrollit” në Kroaci dhe lëshimit të letrave, objektivi i ri është Gjermania po ndonjë vend tjetër i Evropës Perëndimore. Po, kjo po ndodh. Punëdhënësi pret një punëtor për disa muaj, dhe pastaj ai i ik. Ka disa njohuri që disa agjenci që sjellin punëtorë nga Nepali në Kroaci kanë organizuar rrugë për t’i vendosur më tej ata në një treg tjetër pune. (koha.mk)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Fetai: Nesër takohemi me Mickoskin! Sali do të propozohet për zv/kryeministër, Ministria e Ambientit i mbetet LD-së së Mexhiti

Arben Fetai nga VLEN thotë se koalicioni ka dakordim që Bekim Sali të emërohet zëvendëskryeministër i parë, si zëvendësim i Izet Mexhitit, i cili tashmë ka marrë funksionin e kryetarit të komunës së Çairit, përcjell TV21. Fetai tha se Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i mbetet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.

“Tani Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike do të propozojnë sigurisht edh enjë emër për ministër të Mjedisit. Dhe besoj brenda kësaj jave, nesër më së largu, do të ulemi me kryeministrin si mandatar dhe do i shtrojmë këto çështje, të gjejmë një zgjidhje në bazë të asaj që është dakorduar si partnerë të koalicionit”, shtoi mes tjerash Fetai. /tv21.tv

Continue Reading

Lajme

Feti Abazi zyrtarisht merr detyrën e Kryetarit të komunës së Bogovinës

Sot, në një atmosferë solemne dhe plot emocion, Feti Abazi ka pranuar zyrtarisht detyrën si Kryetar i Komunës së Bogovinës. Në fjalën e tij të parë pas marrjes së mandatit, Abazi theksoi se ky moment është një rikthim mes njerëzve dhe mjedisit nga i cili vjen, për të vazhduar misionin e shërbimit publik me përulësi dhe nder.

“Komuna e Bogovinës ka qenë vendi ku kam mësuar se shërbimi publik nuk është vetëm një punë e zakonshme, por një mision dhe obligim i përditshëm për të përmirësuar jetën e njerëzve,” deklaroi ai.

Kryetari i ri i Bogovinës theksoi se do të punojë çdo ditë me përkushtim, dashuri dhe vizion për qytetarët, duke u zotuar se do ta çojë përpara komunën me energji të re dhe entuziazëm.

“Ky është premtimi ynë ndaj jush – ta kthejmë komunën në punë. Ju më keni dhënë një besim të madh, dhe askush nuk guxon ta nëpërkëmbë këtë besim, duke filluar nga unë i pari,” shtoi Abazi.

Ai u shpreh i bindur se përpara komunës qëndron një periudhë e re zhvillimi dhe përparimi, e cila do të përballet me shumë sfida, por edhe me mundësi të mëdha për ndryshim.

“Nga sot fillon koha jonë – koha e gjeneratës së re,” përfundoi Feti Abazi, duke u bërë thirrje qytetarëve që bashkërisht t’i kthehen punës për të mirën e komunës së Bogovinës.

https://www.facebook.com/share/p/1Cd3eeVR8q/

Continue Reading

Lajme

Grabitje me armë në Prishtinë, Kolumbianes i merren 10 mijë euro

Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur dje, në intervalin kohor 20:00–20:40, në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë.

Viktima, shtetasja kolumbiane A. J. Z.O., rreth 26-vjeçare, ka raportuar se është grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit nga tre persona të panjohur, të cilët, sipas saj, kanë vepruar pa maska. Ajo ka deklaruar se autorët i kanë marrë shumën prej 10 mijë eurosh.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet patrulluese, hetuesit e rajonit të Prishtinës, Njësia e Hetimeve të Krimeve të Rënda (NJHP) si dhe forenzika rajonale, për sigurimin e provave materiale dhe gjurmëve të mundshme.

Rasti është konfirmuar për Prokurorin Kujdestar të Krimeve të Rënda dhe është iniciuar hetimi për veprën penale “Grabitje”. Hetimet janë në zhvillim dhe policia po punon në identifikimin e autorëve.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme23 hours ago

Fetai: Nesër takohemi me Mickoskin! Sali do të propozohet për zv/kryeministër, Ministria e Ambientit i mbetet LD-së së Mexhiti

Arben Fetai nga VLEN thotë se koalicioni ka dakordim që Bekim Sali të emërohet zëvendëskryeministër i parë, si zëvendësim i...

Lajme23 hours ago

Feti Abazi zyrtarisht merr detyrën e Kryetarit të komunës së Bogovinës

Sot, në një atmosferë solemne dhe plot emocion, Feti Abazi ka pranuar zyrtarisht detyrën si Kryetar i Komunës së Bogovinës....

Lajme24 hours ago

Grabitje me armë në Prishtinë, Kolumbianes i merren 10 mijë euro

Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur dje, në...

Lajme24 hours ago

Feti Abazi e merr mandatin: Si kryetar i të gjithëve, do vazhdojmë me realizimin e projekteve dhe premtimeve

Kryetari në ardhje i komunës së Bogovinës, Feti Abazi së bashku me këshilltarët e VLEN, kanë marrur sot mandatin nga...

Lajme24 hours ago

VLEN: Kush mbajti fjalën fitoi, kush u shit mori ZERO!

Komunikata e plotë e VLEN Elektorati i Aleancës për Shqiptarët ka qenë gjithmonë opozitar, por opozitë e BDI-së, jo patericë...

Lajme24 hours ago

AKI bën thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal të Kërçovës

Pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mërgatës kërçovare, Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje...

Lajme24 hours ago

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë, transportonte emigrantë me një veturë me targa të Luksemburgut

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një shtetas i Maqedonisë është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë nga Kina,...

Lajme24 hours ago

Mickoski tregon se kur do të caktohen ushtrues detyre në Gostivar e Vrapçishtë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se Qeveri do të caktojë ushtrues detyrë në katër komunat në të...

Lajme1 day ago

Polici nga Shkupi pezullohet pasi dyshohet për vjedhje kabllosh bakri

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar Prokurorisë Publike...

Lajme1 day ago

Vetëm një pagë minimale prej 850 eurosh do të na shpëtojë – vendi do të mbetet pa punëtorë

Tregu i punës, thonë ata, ka kohë që ka dërguar sinjalin se diçka nuk shkon. Gjithnjë e më shumë kompani...

Trending