Lajme
Covid-19 shfaqet sërish, 78 raste të reja, një i vdekur, qindra persona as nuk e dinë që janë të sëmurë
Në javën e fundit, nga 22 deri më 28 korrik, Instituti për Shëndet Publik (ISHP) ka regjistruar 78 raste të reja të COVID-19 nga gjithsej 263 teste të kryera. Sipas informacionit për Meta.mk, gjatë sekvencimit të mostrave pozitive për SARS-CoV-2, kryer në departamentin e virologjisë të ISHP-së, janë zbuluar variancat e Omikron JN.1 (në 23 mostra) dhe XBB (në 9 mostra).
“Gjatë javës raportuese nga 22 deri më 28 korrik 2024, në shtet janë kryer 263 teste për COVID-19, nga të cilat 78 kanë rezultuar pozitive. Është regjistruar gjithashtu një rast i vdekjes. Përqindja e rasteve pozitive nga numri total i testeve është 29.7%. Numri total i testeve të kryera në RMV që nga fillimi i pandemisë deri më 28.07.2024 është 2.260.797, nga të cilat 350.808 teste kanë rezultuar pozitive,” thonë në ISHP për Meta.mk.
Simptomat që shfaqen me variancën JN.1 janë kongjestion nazal ose sekrecion i hundës, fyt i irrituar, lodhje, dhimbje koke, kollë, dhimbje muskujsh ose trupi, ethe, si dhe nauze ose të vjella.
Ndërsa simptomat që shfaqen me variancën XBB të Omikron duket se janë të ngjashme me ato të variancave të mëparshme të Omikron – ato mund të varirojnë nga simptomat tipike të ftohjes, si kollë dhe sekrecion i hundës, deri në vështirësi në frymëmarrje dhe nivele të ulëta të oksigjenit që kërkojnë ndihmë mjekësore.
A duhet të na shqetësojnë këto numra dhe a duhet të merren masa? Epidemiologu Dr. Aleksandar Stojanov thotë se nëse njerëzit do të testoheshin në mënyrë më masive, numri i rasteve të COVID-19 do të ishte shumë më i madh se tani.
“Harrojeni që do ta zhdukni COVID-in. E kemi gjatë gjithë verës. Ka shumë varianca, dhe simptomat janë të ngjashme. Ata që kanë komorbiditete janë të rrezikshëm, ata që nuk kanë imunitet janë edhe më të rrezikshëm. Nëse flasim për masa, në këto temperatura është e vështirë t’i aplikosh ato. Është verë, është e vështirë të reduktohen kontaktet, ka të rinj në disko, në kafene. Mbyllja e botes është ngopur. Kjo është realiteti dhe me të do të jetojmë. Në të njëjtën kohë, keni qindra njerëz që nuk e dinë që kanë COVID. Ata sëmuren, e transmetojnë tek të tjerët, e kalojnë,” thotë Stojanov.
Nga fillimi i pandemisë së COVID-19, deri më 28 korrik, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 350.808 raste të sëmurë dhe 9.992 raste të vdekjes si rezultat i sëmundjes.
Lajme
Në Gjykatën Penale dëshmoi tezja e të vrarës Vanja Gjorçevska
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski sot dëshmoi tezja e Vanjës. Ajo foli për kërkimin e mbesës së saj.
Dëshmitarja Maja Spiroska në seancën e sotme gjyqësore, në pyetjet e prokurores Zhaklina Llazarevska, tha se ditën kur e kishin kuptuar se Vanja ishte zhdukur me miq me vetiniciativë kishin kërkuar nëpër kafene për informacione.
“Nga e marta tashmë çdo ditë ishte prezente, deri të dielën e më tutje. Të gjithë ishim në panik, të gjithë e kërkonim Vanjën. Kishte kolege nga puna e Zoricës, inspektorë, Sashko, nipi im, kur unë shkoja ai vinte në mbrëmje. E kërkuam, provonim të shihnim disa video xhirime”, tha ajo.
Sqaroi se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, bashkë me mikun e tij Goce, të cilin ajo nuk e njihte, i kishin parë xhirimet, me çka, siç tha, në një moment e kishin zbuluar Citroenin.
“Sashko i solli xhirimet, i shikoi në dhomë në kompjuter. Në fillim ishte vetëm, më vonë erdhi Goce, nuk e di kush është. Me të, ata dolën, gjetën regjistrime, shikonin. Goce zbuloi automjetin Citroen në një moment, të mërkurën ose të enjten. Ai tha se unë mendoj se ne kemi disa të dhëna, është e mundur. Ajo mendoi se vetë burri kishte ardhur e kishte marrë dhe e kishte dërguar”, sqaroi ajo.
Tezja e Vanjës sot tha se habiteshin pse fëmijën do ta merrte dikush në mënyrë të organizuar. Tha se Aleksandri e ngushëllonte nënën Zorica me fjalët “mos u shqetëso, do ta gjejmë”.
Në pyetjen nëse Aleksandri në atë periudhë ka kërkuar diçka nga ajo, u përgjigj se i kishte thënë që t’i dërgojë porosi Ilon Maskut.
“Një kohë më thoshte se duhet t’i dërgoj porosi Ilon Maskut që ta gjejë me satelit”, tha ajo.
Lidhur me pyetjen a e di se Aleksandri ka dërguar porosi për shpërblim, ajo u përgjigj se e di vetëm për një porosi të fshirë të cilën e kishte marrë vesh nga njëri prej prindërve.
“E di se ka dërguar në grupin e prindërve, nuk e kam parë porosinë, sapo më treguan, ka shkruar kthejeni fëmijën, do tu jap para”, tha ajo.
Në vazhdimin e seancës së sotme gjyqësore dëshmojnë anëtarë dhe simpatizues të partisë politike “E djathta”.
Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.
Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.
E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.
Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.
Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.
Lajme
Nesër mot me vranësira me reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme
Moti nesër do të jetë me vranësira me reshje shiu të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20l/m2), informojnë nga DPHM.
Të premten dhe të shtunën në mëngjes do të ketë reshje shiu të cilat në pjesët malore dhe në vendet më të larta veçanërisht në pjesët perëndimore do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë e dëborës.
Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, veçanërisht e shprehur të premten. Në ditët e fundjavës moti do të jetë stabil me temperatura më të ulëta të mëngjesit.
Lajme
Tetovari kapet me 3312 mjete piroteknike ne kufirin e Jazhincës
Më 12 nëntor 2024, rreth orës 16:40, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Mbikqyrje Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Jazhincës, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të materialeve piroteknike. Gjatë kontrollit të një automjeti “Tiguan” me tabela regjistrimi nga Tetova, i drejtuar nga Z.S. nga Tetova, në bagazhin e automjetit janë gjetur disa pako që përmbanin gjithsej 3312 mjete piroteknike, përfshirë fishekzjarre, petarda, raketa dhe produkte të ngjashme.
Përmbajtja e materialeve piroteknike u sekuestrua dhe rastin e dokumentuan autoritetet. Pas përfundimit të procedurave hetimore, do të ngrihet akuzë për kontrabandë ndaj shoferit Z.S.
Ky rast tregon përpjekjet e vazhdueshme të policisë për të parandaluar trafikimin ilegal të materialeve piroteknike, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë publike.
-
Lajme3 weeks ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme6 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle6 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme9 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme9 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme6 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme6 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme6 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare