Lajme
Filantropi Lazim Destani nderohet nga Veshalla
Më 2 gusht 2024, biznesmeni dhe filantropi i madh Dr. h.c. Lazim Destani priti në ambientet e Firmës Ecolog kryetarin e shoqatës Veshalla Nail Sulejmani dhe kreun e komitetit organizativ të Festës “Veshalla – Votra jonë na bashkon” Adem Rushani. Arsyeja e takimit ishte dhurimi ceremonial i certifikatës së mirënjohjes Dr. h.c. Lazim Destani në njohë për shërbimet e tij mbarë popullatës shqiptare në përgjithësi dhe Veshallës në veçanti.
Atmosfera e bisedës ishte miqësore dhe e përzemërt. Lazim Destani u prek emocionalisht dhe shprehi falemenderimet e tij të sinqerta për certifikatën e marrë.
Ky nderim është një mirënjohje për angazhimin e tij të palodhur dhe kontributet filantropike, të cilat kanë pasur një ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv në komunitetin shqiptar.
Dr. h.c. Lazim Destani me familjen etij kan arritur suksese të jashtëzakonshme si në biznes ashtu edhe në filantropi. Vazhdon të shihet si një frymëzim dhe model për shumë njerëz. Falemenderimet e tij për përfaqësuesit e Veshallës pasqyruan përulësinë dhe mirënjohjen e tij, të cilat kanë mbetur gjithmonë pjesë e personalitetit të tij pavarësisht sukseseve të shumta.
Zoti i dhasht Lazim Destanit dhe Familjes së tij suksese edhe në të ardhmen, jetë të gjatë dhe shëndet të plot!
Lajme
Ahmeti: Nëse konfirmohet fajësia, Grubi vet do të tërhiqet nga funksionet partiake
Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit amerikan të shtetit, zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet zotit Grubi në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe zoti Grubi sigurisht që nuk do të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, Bashkimin Demokratik për Integrim deri në momentin që ky proces të ketë një epilog, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Unë mendoj që Grubi është i përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, sigurisht që do të tërhiqet vet”, tha Ahmeti.
Kujojmë që Grubi u vendos në “listën e zezë” amerikane së bashku me gjykatësin Enver Bexheti, pasi kanë qenë të përfshirë në korrupsion në një lëndë që lidhet me ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili para dy viteve, po ashtu u vendos në “listën e zezë”.
Lajme
Taravari: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj Blendi e ka marrë vesh këtë lajm
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
Lajme
Osmani: Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar as vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me gjuhën shqipe.
Osmani shkruan se një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon.
Ja reagimi i plotë i Osmanit:
Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon.
Gjykata Kushtetuese, në përbërje monoetnike, zhvilloi një seancë për një nga çështjet më delikate që lidhen me demokracinë tonë multietnike dhe vendosi të vazhdon me presionin ndaj gjuhës shqipe.
Ky akt rijujton të kaluarën dhe kërcënon të ardhmen tonë të përbashkët.
E ardhmja jonë duhet të ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe tolerancën.
Le të mos lejojmë që plagët e së kaluarës të na pengojnë të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë dhe më të bashkuar për të gjithë!
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë – maqedonas, shqiptarë dhe pjesëtarë të tjerë të komuniteteve – të ngremë zërin kundër këtij veprimi që rrezikon kohezionin tonë shoqëror dhe shtetëror.
-
Lajme2 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme10 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme10 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare