Connect with us

Lajme

Incidenti me presidenten Osmani, Taravari: MPB dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook, lidhur me rastin e djeshëm të incidentit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Taravari i cili ka shpërndarë qendrimin e VLEN-it për këtë rast, shkruan se janë të shqetësuar nga rasti që ka ndodhur, mirëpo i njejti sipas tyre po keqpërdoret nga BDI për propagandë.

Si VLEN, shprehim shqetësimin tonë se si një parti politike në Maqedoninë e Veriut, konkretisht BDI, po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës. Ne i bëjmë thirrje opinionit që të ndjekë faktet dhe jo propagandën e BDI-së.

Faktet janë si më poshtë:

MPB dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, por kjo është në kompetencë të koncesionarit, në këtë rast TAV-it.
Sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, por detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit.
Një keqkuptim i ngjashëm ka ndodhur edhe kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, pse BDI-ja nuk flet për këtë? Dhe e ftojmë BDI-në të përgjigjet nëse gjatë udhëtimeve të tyre kanë shmangur skanerat.
Edhe një herë i bëjmë thirrje BDI-së të ndalojë përhapjen e manipulimeve dhe të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa opinionin e ftojmë të mos bie pre e propagandës së BDI-së, shkruan Taravari. /tvklan.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Është djegur një makinë e policisë në Shkup!

Dje rreth orës 12:00 në Shkup, në zonën e Qendrës, shpërtheu zjarr në një automjet në pronësi të Ministrisë së Brendshme.
Nga MPB thonë se derisa policia po kryenin detyrat zyrtare, automjeti u përfshi nga flakët.
“Dy policët kërkuan menjëherë ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikës ‘Nënë Tereza’, në Klinikën e Toksikologjisë, ku u shtruan për shkak të thithjes së tymit. Është fat që ata nuk pësuan lëndime më serioze”, kanë deklaruar nga policia.
Zjarri u shua nga policia që ndodheshin në vendngjarje.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti në Romë merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, po merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025, e cila po mbahet në Romë, Itali.

Bëhet fjalë për konferencën e katërt me radhë me karakter ndërkombëtar, të dedikuar për rimëkëmbjen dhe rindërtimin afatgjatë të Ukrainës. Ngjarja është bashkëorganizuar nga qeveritë e Italisë dhe të Ukrainës, ndërsa qëllimi kryesor është mobilizimi i burimeve qeveritare, financiare dhe private për të mbështetur rindërtimin e vendit të goditur nga lufta.

Në Romë, zëvendëskryeministri Mexhiti e ka ripërsëritur qëndrimin e palëkundur të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në procesin e rindërtimit.

URC 2025 përfaqëson vazhdimin e serisë vjetore të forumeve të nivelit të lartë politik e cila që nga viti 2022 bashkojnë qeveri, institucione financiare ndërkombëtare dhe dhoma ekonomike rreth vizionit për një “rrugë të shpejtë, të qëndrueshme dhe evropiane të rimëkëmbjes së Ukrainës”.

Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në nivelin më të lartë edhe një herë dëshmon se vendi ynë mbetet përkrahës i qëndrueshëm i Ukrainës dhe pjesëmarrës aktiv në forcimin e solidaritetit evropian dhe partneritetit me NATO-n dhe BE-në.

Continue Reading

Lajme

Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke u përgjigjur në pyetjejen gazetareske lidhur me dyshimet se zjarret janë të qëllimshme dhe akuzat nga opozita për mosreagim të duhur në menaxhimin me to, deklaroi:

“Jo vetëm që dyshojmë, por kemi edhe dëshmi. Kemi edhe persona të arrestuar që kanë qenë të përfshirë në këto veprime, veçanërisht në territorin e Shkupit, në Qytetin e Shkupit. Sepse zjarri, të themi, i fundit që ndodhi mbrëmë pranë Liqenit të Smillkovës, ndodhi pas orës nëntë të mbrëmjes, dhe ajo që gjetëm atje, por dhe tre personat që më pas u ndaluan, tregojnë se ekziston dyshim i bazuar për një aksion të koordinuar dhe të planifikuar mirë, veçanërisht në Shkup.

Por, ajo që më bën të ndihem i kënaqur është se, për më pak se 24 orë dhe krahas kushteve jashtëzakonisht të vështira, temperatura mes 35 dhe 40 gradë, e shoqëruar me erë të fortë prej 80, ndërsa në disa momente edhe mbi 100 kilometra në orë, gjë që nënkupton përhapjen shumë të shpejtë të zjarrit, arritëm ta vëmë tërë situatën nën kontroll.

Sot, para orës 10, mora informacion se për momentin është aktiv vetëm zjarri në Dojran, në malin lart, që do të thotë se nuk ka rrezik për vendbanimet. Gjithçka tjetër është vënë nën kontroll. Do të shohim si do të zhvillohet situata gjatë ditës dhe përgjatë verës.

Ajo që mund të them është se mjetet speciale që janë modifikuar, gjatë ditës së djeshme, vepruam në terren me nëntë automjete Pinzgauer, një Hermelin dhe dy BTR dhe ata hodhën rreth 300 tonë ujë. Kjo është sikur helikopterët policorë dhe ushtarakë të kryenin 75 fluturime atë ditë, gjë që është e pamundur.

Pres që pas pranimit teknik, këto ditë të përfshihen të gjitha, kështu që konsideroj se kjo do të përmirësojë ndjeshëm mekanizimin e disponueshëm, do të thoja, edhe automjetet speciale, për të përballuar fatkeqësitë në periudhën që vjen. Ndërsa, më së pakti që ka kredibilitet për të folur për këtë çështje është”, theksoi Mickoski.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Është djegur një makinë e policisë në Shkup!

Dje rreth orës 12:00 në Shkup, në zonën e Qendrës, shpërtheu zjarr në një automjet në pronësi të Ministrisë së...

Lajme4 hours ago

Izet Mexhiti në Romë merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, po...

Lajme8 hours ago

Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke u përgjigjur në pyetjejen gazetareske lidhur me dyshimet se zjarret janë të qëllimshme dhe akuzat...

Lajme8 hours ago

Kryeministri Rama sërish e përshëndet Melonin duke u ulur në gjunjë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish e ka përshëndetur kryeministrin e Italisë, Giorgia Meloni, duke u ulur në gjunjë, raporton...

Lajme12 hours ago

Pezullohet vendimi për grevën e kontrollorëve të fluturimeve

Sindikata e Kontrollorëve të Fluturimeve SKFM e pezulloi vendimin për grevë i cili duhej të realizohej sot, konfirmoi për MIA-n...

Lajme13 hours ago

Normalizohet komunikacioni drejt Bllacës

Komunikacioni nga qarkorja Orman deri në qarkoren Mirkovc është lëshuar për komunikacion të rregullt, gjithashtu edhe prej Shkupi për në...

Lajme13 hours ago

Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, humb jetën një person

Një person e ka humbur jetën, ndërsa ka edhe të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që mbrëmë ka...

Lajme13 hours ago

ASH: VLEN dështon të përmirësojë gjendjen e shqiptarëve, situata po përkeqësohet

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, ka dalë me një reagim të ashpër ndaj koalicionit qeverisës VLEN, duke...

Lajme13 hours ago

Kontroll në klubet e natës në Tetovës dhe Gostivarit, ndalohen 7 persona

Më 09/10.07.2025 nga ora 22:00 deri në orën 02:00 të mëngjesit, bazuar në një plan të përgatitur paraprakisht nga SPB...

Lajme1 day ago

Taravari paralajmëron platformë gjithëpërfshirëse për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një deklaratë për media, ka njoftuar se ditëve në vijim do të...

Trending