Lajme
Mickoski: Na vjen keq për ngjarjen me presidenten Vjosa, herën tjetër personalisht do ta mirëpres në aeroport
Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kanë patur një takim konstruktiv në ambient miqësor. Ai tha se kanë hapur gjitha temat që janë me rëndësi për të dyja vendet, ndërsa kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Si qeveri e re, Mickoski, tha se qëllimi i tyre është që të ndërtojnë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.
“Njëkohësisht kemi hapur temat që në rrafshin politik janë të rëndësishëm për të dyja vendet, posaçërisht ngjarja e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e Kovës. Po ashtu nga të pranishmit ishte theksuar se sipas informacioneve që kemi marrë nga personat zyrtar të aeroportit TAV është se po ndjeken standardet e qarta ndërkombëtare kur ka fluturime komerciale dhe se në procedura të tilla jam i nënshtruar edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë dhe gjithë personat që e kalojnë pjesën VIP. Por kjo për ne shkaktoi një ndjenjë për të cilën ndjehemi keq dhe nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet dhe unë personalisht kam theksuar se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si gjithë qytetarët e Kosovës, dhe personalisht nëse do e marr me kohë informacionin do të kisha nderin ta pres në aeroport dhe së bashku ta shoqërojë në kohën që do të qëndrojë në aeroport që të shmangim lloj të tillë të incidentit”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Lajme
Rama për “La7”: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë për “Piazza Pulita” në kanalin italian “La7”. Gjatë intervistës, kryeministri Rama ka thënë me bindje se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia.
“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri nuk ka kursyer vlerësimet për homologen e tij italiane, Giorgia Melonin, për të cilën ka thënë se ka një marrëdhënie të mirë. Më tej, Rama ka shtuar se Meloni është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.
“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë”, tha Rama në “La7”.
Lajme
Kishte grabitur një barnatore, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi
MPB ka njoftuar se me datë19.09.2024, në orën 21:55, në territorin e komunës Aerodrom, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup e arrestuan B.P. (30) nga Ilinden, Shkup. Ai dyshohet se rreth orës 21:30, në një farmaci në lagjen “Lisoçe e Re”, nën kërcënimin e një pistolete ndaj punonjësve, kishte marrë para nga qarkullimi ditor. Pistoleta u gjet dhe u konfiskua, ndërsa paratë u rikthyen pronarit.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse.
Lajme
Cila kompani në Maqedoni vitin e kaluar ka dhënë 56.6 milionë euro vetëm për rroga?
ESM është prodhues shtetëror i energjisë elektrike dhe një nga kompanitë me numrin më të madh të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut.
Vitin e kaluar kjo kompani ka paguar 56.56 milionë euro për paga të gati 4500 punëtorëve, ndërsa nga shitja e energjisë elektrike ka fituar 288 milionë euro, përcjell portali Faktor.
Kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike ESM (e njohur më parë si ELEM) ka paguar gjithsej 56.56 milionë euro vitin e kaluar për paga, sipas të dhënave zyrtare nga raporti i tyre financiar vjetor i përgatitur nga një auditim i pavarur.
Vitin e kaluar, ESM punësoi pothuajse 4,500 njerëz, shumica e tyre nga rajoni i Pellagonisë, përkatësisht komuna Manastir dhe Novaci, ku është vendosur kapaciteti më i madh prodhues i kompanisë – termocentrali REK Manastir dhe minierat e tij Suvodol dhe Brod-Gneotino. Përveç REK Manastir, kjo kompani ka edhe dy termocentrale të tjera. Njëra është në Osllomej të Kërçovës, ndërsa tjetra në Negotinë. ESM gjithashtu ka gjashtë hidrocentrale, një park me erë, një central të gazit dhe një drejtori në qendër të Shkupit.
Në të njëjtën kohë, grupi ESM operon një fabrikë për pjesë rezervë për nevojat e termocentraleve në Novaci, një prodhues i nxehtësisë në Shkup dhe Manastir dhe tre kompani turistike që menaxhojnë hotelet dhe objektet akomoduese të ESM.
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori