Lajme
Autostrada Shkup-Bllacë, Zekolli-Shaqiri: Brenda dy muajve dy kilometrat e para do të hapen për qarkullim
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, nëpërmjet një statusi në Facebook ka shqaruar deklaratën e ministrit Nikollovski. Zekolli sqaron se segmenti i parë prej dy kilometrash ka përfunduar dhe pritet që për qarkullim të hapet brenda dy muajve të ardhshëm.
Tutje Zekolli thekson se për pjesën tjetër të autostradës po shqyrtojnë mundësinë e riprojektimit për të siguruar një zgjidhje më të përshtatshme dhe më të qëndrueshme.
“Në lidhje me dezinformatat e fundit që po qarkullojnë në media, dëshiroj të sqaroj se ministri Nikollovski nuk ka deklaruar se projekti i autostradës Shkup-Bllacë nuk do të përfundojë. E vërteta është se segmenti i parë prej 2 kilometrash tashmë ka përfunduar dhe pritet të hapet për qarkullim brenda dy muajve të ardhshëm.
Për pjesën tjetër të autostradës, ne po shqyrtojmë mundësinë e riprojektimit për të siguruar një zgjidhje më të përshtatshme dhe më të qëndrueshme. Ky riprojektim është i domosdoshëm për shkak të zgjedhjes së gabuar dhe të palogjikshme të traseve nga drejtuesit e mëparshëm të Ndërmarrjes së Rrugëve Shtetërore, të cilët kanë preferuar një terren malor të vështirë dhe të shtrenjtë për ndërtim, pa arsye të qarta. Nga 12 kilometrat e planifikuara, 6 kilometra janë parashikuar të jenë tunele, duke e bërë këtë projekt jashtëzakonisht të KUSHTUESHËM pa arësye të qarta, me një kosto të parashikuar prej afërsisht 240 MILION EURO për 12 kilometrat e mbetura, ose rreth 20 MILION EURO për kilometër gjë që e bënë këtë projekt një ndër projektet me koston më të lartë për një kilometër në rajon.
Aktualisht, ne si ministri po shqyrtojmë mundësitë për një trase alternative, më të favorshme, që do të kalojë përgjatë rrugës ekzistuese. Kjo zgjidhje do të sigurojë një qasje më të lehtë për qytetarët dhe një kosto ndërtimi më të arsyeshme, në përputhje me standardet normale të ndërtimit të rrugëve.
Qëllimi ynë është të përfundojmë këtë projekt në mënyrë efikase dhe me KOSTO EFEKTIVE, duke siguruar që autostrada Shkup-Bllacë të jetë një rrugë moderne dhe funksionale, që plotëson nevojat e qytetarëve dhe kontribuon në zhvillimin e rajonit.
Ftojmë qytetarët dhe mediat të bazohen në informacionet e sakta dhe të verifikuara nga Ministria e Transportit për çdo zhvillim të mëtejshëm të këtij projekti të rëndësishëm”, ka shkruar në Facebook, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
Lajme
Rama për “La7”: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë për “Piazza Pulita” në kanalin italian “La7”. Gjatë intervistës, kryeministri Rama ka thënë me bindje se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia.
“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri nuk ka kursyer vlerësimet për homologen e tij italiane, Giorgia Melonin, për të cilën ka thënë se ka një marrëdhënie të mirë. Më tej, Rama ka shtuar se Meloni është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.
“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë”, tha Rama në “La7”.
Lajme
Kishte grabitur një barnatore, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi
MPB ka njoftuar se me datë19.09.2024, në orën 21:55, në territorin e komunës Aerodrom, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup e arrestuan B.P. (30) nga Ilinden, Shkup. Ai dyshohet se rreth orës 21:30, në një farmaci në lagjen “Lisoçe e Re”, nën kërcënimin e një pistolete ndaj punonjësve, kishte marrë para nga qarkullimi ditor. Pistoleta u gjet dhe u konfiskua, ndërsa paratë u rikthyen pronarit.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse.
Lajme
Cila kompani në Maqedoni vitin e kaluar ka dhënë 56.6 milionë euro vetëm për rroga?
ESM është prodhues shtetëror i energjisë elektrike dhe një nga kompanitë me numrin më të madh të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut.
Vitin e kaluar kjo kompani ka paguar 56.56 milionë euro për paga të gati 4500 punëtorëve, ndërsa nga shitja e energjisë elektrike ka fituar 288 milionë euro, përcjell portali Faktor.
Kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike ESM (e njohur më parë si ELEM) ka paguar gjithsej 56.56 milionë euro vitin e kaluar për paga, sipas të dhënave zyrtare nga raporti i tyre financiar vjetor i përgatitur nga një auditim i pavarur.
Vitin e kaluar, ESM punësoi pothuajse 4,500 njerëz, shumica e tyre nga rajoni i Pellagonisë, përkatësisht komuna Manastir dhe Novaci, ku është vendosur kapaciteti më i madh prodhues i kompanisë – termocentrali REK Manastir dhe minierat e tij Suvodol dhe Brod-Gneotino. Përveç REK Manastir, kjo kompani ka edhe dy termocentrale të tjera. Njëra është në Osllomej të Kërçovës, ndërsa tjetra në Negotinë. ESM gjithashtu ka gjashtë hidrocentrale, një park me erë, një central të gazit dhe një drejtori në qendër të Shkupit.
Në të njëjtën kohë, grupi ESM operon një fabrikë për pjesë rezervë për nevojat e termocentraleve në Novaci, një prodhues i nxehtësisë në Shkup dhe Manastir dhe tre kompani turistike që menaxhojnë hotelet dhe objektet akomoduese të ESM.
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori