Lajme
Sot fillon viti i ri shkollor, në disa shkolla do të ketë mësim me një ndërrim
Sot fillon viti i ri akademik 2024/25 për 245 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Viti akademik do të zgjasë deri më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të nxënësve të viteve të fundit të arsimit të mesëm, të cilët do të kenë mësim deri më 16 maj.
Mësimi fillon me prezencë fizike dhe mësimi online do të jetë i disponueshëm vetëm për nxënësit e disa shkollave ku rikonstruksioni ose prokurimi i pajisjeve, si tavolina dhe karrige për nxënësit, nuk ka përfunduar në kohë. Mësimi me një ndërrim do të zhvillohet në 140 shkolla, ndërsa autoritetet po kërkojnë që kjo të bëhet në të gjitha shkollat e vendit.
Për herë të parë pas shtatë vitesh, viti shkollor nis me dorëzimin në kohë të teksteve shkollore në të gjitha shkollat fillore në vend. Në ditën e parë të shkollës nxënësit do të marrin tekstet e tyre. Sipas ministrisë përkatëse, janë siguruar rreth 10 tituj të rinj në arsimin fillor dhe mbi 100 në arsimin e mesëm, të cilët nuk janë shtypur më parë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) bën me dije se tashmë ka dorëzuar në shkolla 360 mijë kopje të të gjitha teksteve dhe materialeve mësimore të miratuara dhe të shtypura. E vetmja gjë është që për të pestin vit radhazi në arsimin fillor do të mungojnë tekstet e gjuhëve të huaja nga klasa e parë deri në të nëntën sepse udhëheqja e mëparshme në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës anuloi procedurën për prokurim publik dhe ai vendim është në fazën e ankesës, e cila është ende në vazhdim.
Këtë vit nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kenë pushim pranveror. Ky vendim është marrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të një sondazhi të bërë mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve, të cilët në shumicë kanë deklaruar se një pushim i tillë nuk është i nevojshëm.
Pushimet dimërore do të nisin më 31 dhjetor 2024 dhe do të përfundojnë më 19 janar 2025. Pushimet verore nga ana tjetër do të nisin më 11 qershor dhe do të përfundojnë më 31 gusht.
Sipas të dhënave të MASH, numri i nxënësve është ulur me 17 mijë në shtatë vitet e fundit. Në të njëjtën periudhë numri i nxënësve të klasës së parë është ulur me rreth 3500 mijë.
Lajme
‘Befason” Von der Leyen, zgjerimi i BE-së në duar të Sllovenisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar përbërjen e re të Kolegjit të Komisionerëve, që i bie qeveria e re e Bashkimit Evropian, që për momentin ka 27 vende anëtare.
Një ndër emërimet më të befasishme është personi që do të jetë në krye të zgjerimit të BE-së, e nominuara për këtë post është diplomatja nga Sllovenia, Marta Kos, njofton Klankosova.tv.
“Duhet të theksohet se Marta Kos, është propozuar nga qeveria sllovene, si anëtare e Kolegjit të Komisionerëve. Procedura e nominimit që përfshin konsultim të parlamentit të Sllovenisë, për një opinion jo obligativ është duke vazhduar. Ajo (Kos), do të jetë komisionere e zgjerimit po ashtu përgjegjëse për fqinjësinë lindore, dhe ajo do punojë për të mbështetur Ukrainën, dhe vazhdimin e punës në rindërtim dhe të mbështes vendet kandidate që të bëhen gati për hyrjen e tyre (në Bashkim Evropian)”, tha kryetarja e KE-së, Von Der Leyen.
Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, është vetëm Republika e Kosovës, që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Aplikimi për këtë ishte bërë në dhjetor të 2022-ës, por Brukseli nuk ka bërë deri tani asnjë hap drejt dhëniës së këtij statusi.
Ndryshe, shefe e re e diplomacisë evropiane do të jetë Kaja Kallas, ish-kryeministre e Estonisë. Kallas, do ta zëvendësojë spanjollin, Josep Borrell, që mbajti këtë post nga viti 2019, njofton Klankosova.tv.
Lajme
Turk apo gjerman? Doneri nxit debatin në Gjermani
Raportimi i së martës nga “Deutsche Welle” për “Aldo Morning Show” në Tv Klan preku këtë herë një temë social-kulturore. Prej vitesh miliona turq jetojnë në Gjermani duke konsoliduar një miqësi mes vendeve, por ajo që i ka lidhur më shumë është një ushqim kult: dëneri që njihet edhe si dyner apo doner.
Sipas Lindita Arapit, Gjermania është përfshirë nga një debat për përgatitjen e dënerit. Turqit mendojnë se duhet të quhet i tillë vetëm si e përgatisin ata, ndërsa gjermanët s’bien dakord.
Lindita Arapi: Lobi turk i dënerit mendon se duhet të quhet dëner vetëm çfarë bëhet 100% si dëner në Turqi. Federata turke ka paraqitur jë kërkesë zyrtar në BE për ta ndalur dënerin gjerman nëse nuk bëhet ashtu si në Turqi dhe me përbërës tradiionalë. Yusuf Efiloglu nga Federata Ndërkombëtare e Dënerit, ka folur për “Deutsche Welle” dhe thotë dëneri është turk, është ushqim tradicional, vendlindja e tij është Turqi dhe në Gjermani dëneri bëhet i ndryshuar, bëhet me mish viçi apo edhe me mish pule, ndërkohë që turqit duan që ai të bëhet me mishin e gjedhit 16-muajsh dhe qengjit 6-muajsh, domethënë janë ato kërkesat që kanë secila federatë dhe në të vërtetë ata e duan si vlerë kulturore të tyre që të mbrojnë traditën e tyre, por gjermanët nuk janë dakord për këtë, prodhuesit gjermanë të dënerit.
Tradita nuk është i vetmi shqetësim, por edhe kostoja e dënerit. Ushqimi konsiderohet një kult dhe ka një xhiro prej miliarda eurosh në vit.
Lindita Arapi: Tregtarët në Gjermani janë të shqetësuar sepse thonë do të rriten çmimet dhe mund të humbasin konkurrencë. Ka edhe një faktor ekonomik, mos të harrojmë që sektori i dënerit në Gjermani, është vërtet një ushqim kult në Gjermani, ka një xhiro prej 2.4 miliardë eurosh në vit dhe punëson 60 mijë punëtorë. Është një faktor ekonomik prandaj edhe tregtarët turq në Gjermani janë të shqetësuar./tvklan.al
Lajme
Arrestohet Leonora Gashi, i bëri foto në shtrat të moshuarit dhe ia mori 50 mijë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar Leonora Gashin, gruan të cilën e shpalli në kërkim të premten që lamë pas me dyshimet për shantazh.
Leonora arriti që brenda pak ditësh ta bëjë për vete një të moshuar (71 vjeçar) të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm.
Ajo e bindi 71 vjeçarin që të kenë raporte intime me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat me të.
Duke e shantazhuar më pas se fotot do të ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të kapë nga i moshuari plot 50 mijë euro.
Në një aksion të organizuar të policisë, dje është kapur në një banesë e dyshuara Leonora Gashi.
Me vendim të prokurorit, 41 vjeçarja është dërguar në mbajtje.
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori