Lajme
Banorët e Zhelinës kundërshtojnë punimet në bulevard: Nuk i plotësojnë standardet
Një pjesë e banorëve të fshatit Zhelinë kanë shprehur sot revoltën e tyre ndaj ndërtimit të bulevardit të këtij fshati. Ismailali Çelebiu që thotë se është kryetar i Bashkësisë lokale të fshatit, ngre dyshimet se bulevardi i fshatit nuk ndërtohet sipas standardeve si dhe kanalizimi që ndërtohet nuk plotëson kërkesat e banorëve. Kërkuan nga kreu i komunës që të tregojë nëse projekti ka apo nuk ka mbikëqyrës. Banorët shprehen se ndërtimi i bulevardit nuk është problemi i vetëm infrastrukturor që ka ky fshat.
“Banorët e Zhelinës kanë kërkuar nga bashkësia lokale me afër 300 nënshkrime që projekti këtu të realizohet siç është i paraparë në letër. Në bazë të kësaj kërkese unë kam dalë para mediave për të kërkuar që kjo të realizohet sipas projektit sepse është për të mirën tonë. Më herët edhe nga kanalizimi kemi pasur pasoja”, deklaroi Ismailaki Çelebiu Bashkësia lokale Zhelinë.
“Ne mbështesim kreun e bashkësisë lokale dhe nëse nuk realizohet puna si në projekt ne do protestojmë dhe do e ndërpresim punën. Kur ka shi ujërat na hyn nëpër bodrume. Kreu i komunës duhet ta analizoj projektin që e ka bë sepse daton nga viti 2014. Tani duan të bëjnë realizim tjetër dhe jo sipas projektit”, tha një banor i Zhelinës.
“Kryetari duhet ta shpalos këtu projektin që të mund ta shohim si banor a bëhet siç është planifikuar apo bëhet ndryshe”, u shpreh një tjetër banor i Zhelinës.
Kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu mohoi se në Zhelinë ka bashkësi lokale, duke shtuar se projekti po realizohet sipas planit duke përfshi edhe mbikëqyrës. Sejdiu shton se bashkësia lokale si subjektivitet nuk ekziston në Ligjin e Vetëqeverisjes lokale.
“Fillimisht dua të njoftoj opinionin se Zhelina nuk ka Bashkësi Lokale dhe personi në fjalë është i vetëshpallur kryetar i Bashkësisë Lokale. Është projekti më i rëndësishëm që ka komuna e Zhelinës, ju e dini që ka organe kompetente që mbikëqyrin gjithçka. Nuk ka pasur asnjëherë skandal komuna e Zhelinës dhe nuk do të ketë për ndonjë projekt që është në gjysmë apo me mangësi”, deklaroi Blerim Sejdiu. Kryetar i komunës së Zhelinës.
Ndryshe projekti i bulevardit të Komunës së Zhelinës realizohet me mjete të Qeverisë dhe një pjesë e ndërtimit të këtij bulevardi do mbulohet nga mjetet vetanake nga buxheti i Komunës së Zhelinës. /Alsat.mk
Lajme
Qeveria e mëparshme ka lënë buxhet vetëm për gjysmën e vitit 2024
Realiteti tregon se SDS-ja dhe BDI-ja na kanë lënë institucione që po mbyten në korrupsion dhe krim, buxhet të projektuar jorealisht, rritje të projektuar jorealisht, po reagon sot VMRO-DPMNE.
SDS dhe BDI kanë planifikuar buxhet për gjysmë viti, e jo për të gjithë vitin 2024, që do të thotë se nuk i kanë lënë hapësirë për manovrim Qeverisë së re.
83 milionë euro nga Buxheti do të shpenzohen për shlyerjen e huave jashtë vendit që qeveria e kaluar e SDS-së dhe BDI-së, së bashku me drejtorët, i ka bërë përmes ndërmarrjeve publike si Rrugët Shtetërore, Hekurudhat, JSP, ESM që nuk janë në gjendje t’i paguajnë dhe për të njëjtat garanci shtetërore janë lëshuar.
Dhe jo vetëm kjo, por qeveria e kaluar, SDS dhe BDI, kur e krijuan Buxhetin, i injoruan plotësisht vlerësimet për rritjen e ekonomisë. Pra, rritja që pritet tani nuk është 3.4 për qind, por 2.1 për qind.
Këtë lloj Maqedonie e kemi trashëguar. Ne do ta ndryshojmë këtë. Paaftësia përfundon me ta, ne punojmë 100 për qind me përgjegjësi për të ardhmen tuaj!”, thuhet në njoftimin e partisë.
Lajme
Ramiz Merko planifikoi 73 punësime të reja në Komunën e Strugës për vitin 2025
Shtatëdhjetë e tre persona të rinj planifikohet të punësojë Ramiz Merko në vitin 2025, ndërsa nga të punësuarit ekzistues në administratën komunale, vetëm 8 duhet të dalin në pension. Me këtë, numri i të punësuarve do të arrijë në 280.
Shtrohet pyetja se a ka kaq shumë karrige dhe kaq shumë tavolina në Komunën e Strugës ku do të punonin të gjithë ata punëtorë. Me punësimet e reja mendojmë se do të rritet borxhi publik i Komunës së Strugës, madje edhe megalloman, dhe qytetarët do t’i marrin shërbimet si më parë me shumë vështirësi, ose për shkak të “punës së madhe” komuna nuk mundet përkthejeni materialin zyrtar në gjuhën shqipe”, tha Lulzim Nasufi nga Aleanca për Shqiptarët.
Nasufi dyshon se punësimet e planifikuara kanë prapavijë politike, dhe janë në funksion të zgjedhjeve lokale, të cilat duhet të mbahen pikërisht vitin e ardhshëm.
OBRM-PDUKM thotë se Komuna e Strugës është e mbingarkuar edhe pa një plan kaq të madh punësimi. Ata shtojnë se administrata komunale nuk guxon të lejohet që në vend të profesionistëve të drejtohet nga grupe partiake.
Administrata e Strugës është dy herë më e madhe se komuna e Manastirit.Komuna e Strugës ka 280 të punësuar, ndërsa Komuna e Manastirit 140. Parashikime të tilla joreale janë sepse kryetari i komunës së Strugës pozitën e tij e kupton vetëm si mënyrë për të punësuar sa më shumë ushtarë partiakë dhe në funksion të zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm të ketë pozicionin më të mirë të mundshëm fillestar, në vend që të kujdeset për nevojat e të gjithë qytetarët që janë në vështirësi kanë vështirësi me ujësjellësin, pastërtinë, infrastrukturën rrugore, deponinë”, thonë nga OBRM-PDUKM-Strugë.
Planit të punësimit të Merkos iu dha drita jeshile nga shumica BDI-LSDM në këshillin komunal.
Lajme
Arrestohet 47 vjeçari nga Gradeci, ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg
Me datë 11.10.2024 në ora 15:40 në fshatin Gradec të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Gallatë kanë arrestuar personinbM.A.(47) nga fshati Gradec, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dorëzuar në INKP-Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.TS
-
Lajme5 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle5 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme8 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme8 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme5 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme3 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori