Lajme
Largimi i intelektualëve dhe doktorëve të shkencës nga Maqedonia e Veriut është shqetësues
Një studim krahasues mbi diasporat shkencore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zbuloi një ikje në shkallë të madhe e shqetësuese të trurit nga këto vende. Autorët e studimit pohuan për Zërin e Amerikës se shkaqet e moskthimit për shumicën e të anketuarve janë karriera dhe jetesa më e mirë jashtë vendit, ndërsa si parakushte për t’u kthyer ata renditin uljen e korrupsionit, qëndrueshmërinë ekonomike e politike, si dhe investimet dhe reformat në arsim.
Largimin e të arsimuarve në nivele të larta akademike ose ikjen e trurit autorët në këtë studim e quajnë diaspora shkencore. Ata anketuan online dhe intervistuan drejtpërdrejt afro 1 mijë e 100 doktorë dhe studentë doktorature nga Shqipëria, 427 nga Kosova dhe 72 nga Maqedonia e Veriut. Kosovës i përkasin moshat më të reja të shkencëtarëve të intervistuar, në raport me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bashkautori i studimit, Russell King, nga Universiteti i Sussex-it në Mbretërinë e Bashkuar, tha për Zërin e Amerikës se ikja e studiuesve është më e madhe nga Shqipëria e Kosova e më pak Maqedonia, ndërsa kthimi pas studimeve jashtë është i dobët në Shqipëri, por disi më i fortë në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.
“Gjetëm një ikje të konsiderueshme të trurit veçanërisht nga Shqipëria dhe nga Kosova, e ndoshta më pak nga Maqedonia e Veriut. Kjo duket te numri i madh i njerëzve që punojnë dhe studiojnë jashtë si dhe niveli i ulët i njerëzve që kanë synimin që të kthehen. Shumica e diasporës shkencore të Shqipërisë sidomos nuk dëshirojnë që të kthehen, janë akademikë, shkencëtarë, që punojnë jashtë në institucione akademike dhe kompani private në nivele të larta, janë të integruar mirë atje dhe synimi për t’u kthyer është mjaft i ulët”, thotë bashkautori i studimit Russell King.
Shumica e të anketurave shprehen të pavendosur për t’u kthehen në atdhe, ndërsa ata që kanë vendosur të mos kthehen i përkasin më së shumti Shqipërisë. Studimi vëren se studiuesit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut shprehin më shumë dëshirë për t’u kthyer në atdhe dhe kanë besim më të madh te qeveria dhe tek kthimi i tyre i ardhshëm.
“Ajo që bie në sy nga studimi i diasporës shkencore shqiptare, dëshira për t’u kthyer është më e madhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, rreth 36 për qind, por shumë pak në Shqipëri rreth 17 për qind. Megjithatë diaspora shkencore shqiptare dëshiron të bashkëpunojë në masën mbi 90 për qind me institucionet kudo që janë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut”, thotë për Zërin e Amerikës, Ilir Gëdeshi, bashkautor i studimit, drejtues i Qendrës për Studime Ekonomike e Sociale.
Të dhënat e studimit u publikuan të martën më 17 shtator 2024 gjatë një konference në Tiranë, e mbështetur nga CEI Central European Inititive.
Ndër arsyet për t’u kthyer të anketuarit renditin këmbënguljen e prindërve dhe familjes që ata të kthehen, mundësitë e kufizuara për karrierë shkencore dhe treg i vështirë pune në vendin pritës. Nga ana tjetër, në studim të anketuarit e doktoraturës renditin edhe parakushtet që, sipas tyre, duhet të ekzistojnë në vendin e tyre që ta mendojnë kthimin.
Në krye të këtyre parakushteve për t’u kthyer në atdhe të anketuarit renditin reduktimin e nivelit të korrupsionit, qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike, paga më të mira, investimet në arsim dhe kërkime shkencore, reformimin e universiteteve dhe instituteve kërkimore, një siguri më të lartë sociale, forcimin e rendit publik, dhe përmirësimin mjedisor dhe infrastrukturor.
Studiues me origjinë nga Shqipëria u intervistuan mes të tjerëve 873 doktorë dhe 102 studentë doktorature, nga të cilët afro 2 të tretat janë gra dhe një e treta burra.
Mes të anketuarve me origjinë nga Kosova janë 290 doktorë dhe 120 studentë doktorature, të ndarë thuajse barazim nga ana gjinore. Ndërsa mes të intervistuarve me origjinë nga Maqedonia e Veriut janë 63 doktorë dhe 9 studentë doktorature, gati të barabartë nga numrat gjinorë. Pjesa më e madhe e të anketuarve nga të tre vendet studiojnë në shkenca natyrore, ekonomi, sociologji, mjekësi, inxhineri dhe informatikë.
Si arsye kryesore për emigrimin ata renditin studimet doktorale, të nxitura prej bursave nga institucionet pritëse në SHBA dhe Evropën Perëndimore. Po ashtu shkak janë arsyet ekonomike, mundësitë e pakta për kërkime shkencore në vendet e tyre.
Pjesa më e madhe e të anketuarve janë të punësuar në universitete dhe institucione shkencore, në firma private, institucione publike dhe vetëpunësim.
“Ata shohin një seri pengesash në Shqipëri, ndaj niveli i atyre që dëshirojnë që të kthehen është më i vogël, por ato dëshirojnë që të bashkëpunojnë me institucionet, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndaj duhen bërë përpjekje si të ulen pengesat nga ana e institucioneve, sepse diaspora shkencore dëshiron që të bashkëpunojë. Duhet të kemi parasysh që mbi 60 për qind e diasporës shqiptare punojnë në universitete dhe institucione shkencore të vendeve më të zhvilluara të Perëndimit. Është krijuar një pasuri njerëzore nga këto 3 vende e gatshme të kontribuojë për vendin e origjinës”, tha Gëdeshi.
Studiuesit nga Maqedonia e Veriut lëvizin prej Italisë, Turqisë dhe SHBA-ve si destinacion i parë, më vonë drejt Zvicrës dhe Gjermanisë.
Megjithatë pjesa dërrmuese shprehën gatishmërinë që ta bashkëpunojnë me institucionet shkencore të vendeve të tyre me projekte të përbashkëta kërkimore, leksione, konsultime konsultime për qeverinë dhe sektorin privat, pjesëmarrje në konferenca, mbështetje për studentët e rinj.
Ashtu si pjesa më e madhe e Ballkanit perëndimor, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dekadat e fundit disa nga normat më të larta të emigrimit në Evropë.
Rinia ia mbyll derën Maqedonisë së Veriut: “Në këtë vend nuk jetojmë por mbijetojmë”
Portalb.mk në gusht 2024, kreu një anketë për largimin e të rinjve nga Maqedonia e Veriut. Nga 134 që u përgjigjën, 22 të rinj thanë se tashmë ishin larguar nga vendi, nga 112 të tjerët të cilët ishin ende në RMV 67 mendojnë të largohen nga këtu. Arsyet e largimit janë të ndryshme, por si kryesore përmendin korrupsionin, politizimin, nepotizmin, shëndetësinë, rrogat dhe standardin e ulët dhe të tjera. Të rinjtë për Portalb.mk rrëfyen në dorë të parë eksperiencat e tyre. Shifrat e largimit të rinisë janë shqetësuese në nivel shtetëror. Prindërit me lot në sy çdo vit presin dhe përcjellin fëmijët e tyre. Organizatat rinore dhe sociologët alarmojnë: Nëse autoritetet nuk gjejnë zgjidhje, do ngelim pa rini. Ndërsa Ministria e Rinisë premtoi plan për kthimin e të rinjve në vendlindjen e tyre dhe duke u ofruar kushte të favorshme.
Lajme
Qeveria e mëparshme ka lënë buxhet vetëm për gjysmën e vitit 2024
Realiteti tregon se SDS-ja dhe BDI-ja na kanë lënë institucione që po mbyten në korrupsion dhe krim, buxhet të projektuar jorealisht, rritje të projektuar jorealisht, po reagon sot VMRO-DPMNE.
SDS dhe BDI kanë planifikuar buxhet për gjysmë viti, e jo për të gjithë vitin 2024, që do të thotë se nuk i kanë lënë hapësirë për manovrim Qeverisë së re.
83 milionë euro nga Buxheti do të shpenzohen për shlyerjen e huave jashtë vendit që qeveria e kaluar e SDS-së dhe BDI-së, së bashku me drejtorët, i ka bërë përmes ndërmarrjeve publike si Rrugët Shtetërore, Hekurudhat, JSP, ESM që nuk janë në gjendje t’i paguajnë dhe për të njëjtat garanci shtetërore janë lëshuar.
Dhe jo vetëm kjo, por qeveria e kaluar, SDS dhe BDI, kur e krijuan Buxhetin, i injoruan plotësisht vlerësimet për rritjen e ekonomisë. Pra, rritja që pritet tani nuk është 3.4 për qind, por 2.1 për qind.
Këtë lloj Maqedonie e kemi trashëguar. Ne do ta ndryshojmë këtë. Paaftësia përfundon me ta, ne punojmë 100 për qind me përgjegjësi për të ardhmen tuaj!”, thuhet në njoftimin e partisë.
Lajme
Ramiz Merko planifikoi 73 punësime të reja në Komunën e Strugës për vitin 2025
Shtatëdhjetë e tre persona të rinj planifikohet të punësojë Ramiz Merko në vitin 2025, ndërsa nga të punësuarit ekzistues në administratën komunale, vetëm 8 duhet të dalin në pension. Me këtë, numri i të punësuarve do të arrijë në 280.
Shtrohet pyetja se a ka kaq shumë karrige dhe kaq shumë tavolina në Komunën e Strugës ku do të punonin të gjithë ata punëtorë. Me punësimet e reja mendojmë se do të rritet borxhi publik i Komunës së Strugës, madje edhe megalloman, dhe qytetarët do t’i marrin shërbimet si më parë me shumë vështirësi, ose për shkak të “punës së madhe” komuna nuk mundet përkthejeni materialin zyrtar në gjuhën shqipe”, tha Lulzim Nasufi nga Aleanca për Shqiptarët.
Nasufi dyshon se punësimet e planifikuara kanë prapavijë politike, dhe janë në funksion të zgjedhjeve lokale, të cilat duhet të mbahen pikërisht vitin e ardhshëm.
OBRM-PDUKM thotë se Komuna e Strugës është e mbingarkuar edhe pa një plan kaq të madh punësimi. Ata shtojnë se administrata komunale nuk guxon të lejohet që në vend të profesionistëve të drejtohet nga grupe partiake.
Administrata e Strugës është dy herë më e madhe se komuna e Manastirit.Komuna e Strugës ka 280 të punësuar, ndërsa Komuna e Manastirit 140. Parashikime të tilla joreale janë sepse kryetari i komunës së Strugës pozitën e tij e kupton vetëm si mënyrë për të punësuar sa më shumë ushtarë partiakë dhe në funksion të zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm të ketë pozicionin më të mirë të mundshëm fillestar, në vend që të kujdeset për nevojat e të gjithë qytetarët që janë në vështirësi kanë vështirësi me ujësjellësin, pastërtinë, infrastrukturën rrugore, deponinë”, thonë nga OBRM-PDUKM-Strugë.
Planit të punësimit të Merkos iu dha drita jeshile nga shumica BDI-LSDM në këshillin komunal.
Lajme
Arrestohet 47 vjeçari nga Gradeci, ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg
Me datë 11.10.2024 në ora 15:40 në fshatin Gradec të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Gallatë kanë arrestuar personinbM.A.(47) nga fshati Gradec, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dorëzuar në INKP-Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.TS
-
Lajme5 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle5 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme8 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme8 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme5 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme3 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori