Lajme
Shqipëri, tubim në mbështetje të Palestinës

Në Shqipëri është mbajtur një tubim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, duke u dënuar sulmet dhe masakrat e Izraelit ndaj palestinezëve, gjithashtu duke u kundërshtuar dhe dënuar edhe takimi në Tiranë i përfaqësuesve të Komunitetit Musliman të Shqipërisë (KMSH) me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, raporton Anadolu.
Tubimi është organizuar para selisë së KMSH-së në Tiranë, me thirrjen e disa organizatave të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e dhjetëra qytetarëve.
Gjatë tubimi janë dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve dhe është bërë thirrje për ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez dhe për lirinë e Palestinës.
Të pranishmit në tubim me flamuj të Shqipërisë dhe Palestinës mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Ndalo bombardimin në Gaza”, “Të ndalohet rrethimi i Gazës”, “Ndal krimet e luftës së Izraelit në Gaza”, dhe “Stop vrasjen e fëmijëve”, “Fethullah Gylen, pengmarrës i KMSH-së, “Jo në emrin tim”, “Demokraci për KMSH-në” dhe të tjera.
Një nga protestuesit, Ardian Çausholli, për Anadolu theksoi se arsyeja e ardhjes në protestë është mbështetja e kauzës palestineze dhe shtoi se do të vazhdojnë ta mbështesin këtë kauzë.
“Kauza palestineze është një kauzë që duhet mbështetur shumë fuqimisht për arsye se ajo çfarë po i ndodh sot Palestinës dhe sidomos Gazës, mund t’i ndodhë çdo kombi tjetër të vogël. Kjo kauzë na rrëqeth mishin, kur shohim fëmijë të vrarë dhe të plagosur”, tha ai.
Një tjetër protestuese, Denisa Spahillari, u shpreh për Anadolu se do të vazhdojnë ta mbështesin kauzën palestineze.
“Jemi këtu për të mbështetur kauzën palestineze. Jemi kundër gjenocidit. Në radhë të parë jemi humanë dhe si humanë ne duhet të mos mbështesim krimin, të mos mbështesim vrasjen e foshnjave, fëmijëve dhe grave”, tha ajo.
Në tubim është bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave nga Izraeli, gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj popullit palestinez në Gaza, si dhe për paqe dhe lirinë e popullit palestinez.
Protestuesit kanë kundërshtuar edhe takimet e presidentit izraelit, Herzog, në Shqipëri me zyrtarët shqiptarë dhe me përfaqësues të KMSH-së, takime që u realizuan gjatë vizitës së tij më 12 shtator.
Për mbarëvajtjen e tubimit u angazhuan dhjetëra forca policore pranë selisë së KMSH-së.
Kujtojmë se edhe më parë në Shqipëri janë organizuar disa tubime në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez dhe për dënimin e sulmeve dhe masakrave të Izraelit ndaj palestinezëve.
Lajme
Është djegur një makinë e policisë në Shkup!

Dje rreth orës 12:00 në Shkup, në zonën e Qendrës, shpërtheu zjarr në një automjet në pronësi të Ministrisë së Brendshme.
Nga MPB thonë se derisa policia po kryenin detyrat zyrtare, automjeti u përfshi nga flakët.
“Dy policët kërkuan menjëherë ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikës ‘Nënë Tereza’, në Klinikën e Toksikologjisë, ku u shtruan për shkak të thithjes së tymit. Është fat që ata nuk pësuan lëndime më serioze”, kanë deklaruar nga policia.
Zjarri u shua nga policia që ndodheshin në vendngjarje.
Lajme
Izet Mexhiti në Romë merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, po merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025, e cila po mbahet në Romë, Itali.
Bëhet fjalë për konferencën e katërt me radhë me karakter ndërkombëtar, të dedikuar për rimëkëmbjen dhe rindërtimin afatgjatë të Ukrainës. Ngjarja është bashkëorganizuar nga qeveritë e Italisë dhe të Ukrainës, ndërsa qëllimi kryesor është mobilizimi i burimeve qeveritare, financiare dhe private për të mbështetur rindërtimin e vendit të goditur nga lufta.
Në Romë, zëvendëskryeministri Mexhiti e ka ripërsëritur qëndrimin e palëkundur të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në procesin e rindërtimit.
URC 2025 përfaqëson vazhdimin e serisë vjetore të forumeve të nivelit të lartë politik e cila që nga viti 2022 bashkojnë qeveri, institucione financiare ndërkombëtare dhe dhoma ekonomike rreth vizionit për një “rrugë të shpejtë, të qëndrueshme dhe evropiane të rimëkëmbjes së Ukrainës”.
Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në nivelin më të lartë edhe një herë dëshmon se vendi ynë mbetet përkrahës i qëndrueshëm i Ukrainës dhe pjesëmarrës aktiv në forcimin e solidaritetit evropian dhe partneritetit me NATO-n dhe BE-në.
Lajme
Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke u përgjigjur në pyetjejen gazetareske lidhur me dyshimet se zjarret janë të qëllimshme dhe akuzat nga opozita për mosreagim të duhur në menaxhimin me to, deklaroi:
“Jo vetëm që dyshojmë, por kemi edhe dëshmi. Kemi edhe persona të arrestuar që kanë qenë të përfshirë në këto veprime, veçanërisht në territorin e Shkupit, në Qytetin e Shkupit. Sepse zjarri, të themi, i fundit që ndodhi mbrëmë pranë Liqenit të Smillkovës, ndodhi pas orës nëntë të mbrëmjes, dhe ajo që gjetëm atje, por dhe tre personat që më pas u ndaluan, tregojnë se ekziston dyshim i bazuar për një aksion të koordinuar dhe të planifikuar mirë, veçanërisht në Shkup.
Por, ajo që më bën të ndihem i kënaqur është se, për më pak se 24 orë dhe krahas kushteve jashtëzakonisht të vështira, temperatura mes 35 dhe 40 gradë, e shoqëruar me erë të fortë prej 80, ndërsa në disa momente edhe mbi 100 kilometra në orë, gjë që nënkupton përhapjen shumë të shpejtë të zjarrit, arritëm ta vëmë tërë situatën nën kontroll.
Sot, para orës 10, mora informacion se për momentin është aktiv vetëm zjarri në Dojran, në malin lart, që do të thotë se nuk ka rrezik për vendbanimet. Gjithçka tjetër është vënë nën kontroll. Do të shohim si do të zhvillohet situata gjatë ditës dhe përgjatë verës.
Ajo që mund të them është se mjetet speciale që janë modifikuar, gjatë ditës së djeshme, vepruam në terren me nëntë automjete Pinzgauer, një Hermelin dhe dy BTR dhe ata hodhën rreth 300 tonë ujë. Kjo është sikur helikopterët policorë dhe ushtarakë të kryenin 75 fluturime atë ditë, gjë që është e pamundur.
Pres që pas pranimit teknik, këto ditë të përfshihen të gjitha, kështu që konsideroj se kjo do të përmirësojë ndjeshëm mekanizimin e disponueshëm, do të thoja, edhe automjetet speciale, për të përballuar fatkeqësitë në periudhën që vjen. Ndërsa, më së pakti që ka kredibilitet për të folur për këtë çështje është”, theksoi Mickoski.
-
Lajme9 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme1 year ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle1 year ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme1 year ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme1 year ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare