Connect with us

Lajme

Së shpejti ambasadorë të rinj dhe personel nëpër konsullata, paralajmëroi Mucunski

Së shpejti do të fillojë procesi i konsultimeve për emërim të ambasadorëve dhe plotësim të ambasadave dhe konsullatave me personel, paralajmëroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, njofton Portalb.mk.

Në intervistë për MIA-n, Mucunski tha se ka pajtueshmëri parimore me presidenten dhe me kryeministrin.

“Po bëjmë plan për sistemim të diplomatëve brenda nga Ministria e Punëve të Jashtme të cilët në periudhën e ardhshme duhet të dërgohen në përfaqësitë diplomatike-konsullore, ndërsa kam pajtueshmëri parimore edhe me presidenten dhe me kryetarin e Qeverisë se pas kthimit tim nga ky udhëtim do ta fillojmë procesin e konsultimeve për emërim të ambasadorëve dhe plotësim të një pjese të ambasadave dhe konsullatat e përgjithshme ku janë të zbrazëta ose së shpejti do të zbrazen nga funksionet më të larta”, deklaroi Mucunski.

Sipas Mucunskit, paraardhësi i tij Bujar Osmani ka bërë shpërndarje joadekuate të kapaciteteve.

“Si shembull më klasim e jap faktin që kemi vetëm për diplomatë në Ambasadën tonë në Uashington, ambasador plus edhe një diplomat më i ri, në vendin i cili është partneri ynë strategjik dhe me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme jo vetëm në politikë, por edhe në pjesën e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes, në sferën e ekonomisë dhe të gjithë çështjet e tjera. Përkatësisht ky është edhe shteti në të cilin kemi diasporë të madhe”, thotë shefi i diplomacisë.

Për atë se cilat ambasada janë më prioritare, ministri thotë se nuk kemi ambasadë ose konsullatë të cilën nuk e kemi prioritet. Përmendi ambasadën në Paris, Misionin e përhershëm të KB-së…
“Kemi rrjet të mesëm diplomatik të PDK-ve, por nuk guxojmë të lëmë asnjë PDK të zbrazët për shkak se statusi i PDK-ve kur ka ambasador ose konsull të përgjithshëm është më e fuqishme sesa nëse ka vetëm ushtrues detyre. Gjithsesi do të përmendja se ne ende nuk kemi ambasador në Pris, Franca është vend i rëndësishëm. Siç e dini të zbrazët e kemi Misionin e përhershëm me kthimin e ambadaorit Fërçoski, na është zbazur edhe pozicioni në KB, por do të përsëris nuk ka vend i cili për ne nuk është i rëndësishëm”, thotë Mucunski në intervistë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Qeveria e mëparshme ka lënë buxhet vetëm për gjysmën e vitit 2024

Realiteti tregon se SDS-ja dhe BDI-ja na kanë lënë institucione që po mbyten në korrupsion dhe krim, buxhet të projektuar jorealisht, rritje të projektuar jorealisht, po reagon sot VMRO-DPMNE.

 

SDS dhe BDI kanë planifikuar buxhet për gjysmë viti, e jo për të gjithë vitin 2024, që do të thotë se nuk i kanë lënë hapësirë ​​për manovrim Qeverisë së re.

83 milionë euro nga Buxheti do të shpenzohen për shlyerjen e huave jashtë vendit që qeveria e kaluar e SDS-së dhe BDI-së, së bashku me drejtorët, i ka bërë përmes ndërmarrjeve publike si Rrugët Shtetërore, Hekurudhat, JSP, ESM që nuk janë në gjendje t’i paguajnë dhe për të njëjtat garanci shtetërore janë lëshuar.

 

Dhe jo vetëm kjo, por qeveria e kaluar, SDS dhe BDI, kur e krijuan Buxhetin, i injoruan plotësisht vlerësimet për rritjen e ekonomisë. Pra, rritja që pritet tani nuk është 3.4 për qind, por 2.1 për qind.

 

Këtë lloj Maqedonie e kemi trashëguar. Ne do ta ndryshojmë këtë. Paaftësia përfundon me ta, ne punojmë 100 për qind me përgjegjësi për të ardhmen tuaj!”, thuhet në njoftimin e partisë.

Continue Reading

Lajme

Ramiz Merko planifikoi 73 punësime të reja në Komunën e Strugës për vitin 2025

Shtatëdhjetë e tre persona të rinj planifikohet të punësojë Ramiz Merko në vitin 2025, ndërsa nga të punësuarit ekzistues në administratën komunale, vetëm 8 duhet të dalin në pension. Me këtë, numri i të punësuarve do të arrijë në 280.

Shtrohet pyetja se a ka kaq shumë karrige dhe kaq shumë tavolina në Komunën e Strugës ku do të punonin të gjithë ata punëtorë. Me punësimet e reja mendojmë se do të rritet borxhi publik i Komunës së Strugës, madje edhe megalloman, dhe qytetarët do t’i marrin shërbimet si më parë me shumë vështirësi, ose për shkak të “punës së madhe” komuna nuk mundet përkthejeni materialin zyrtar në gjuhën shqipe”, tha Lulzim Nasufi nga Aleanca për Shqiptarët.

Nasufi dyshon se punësimet e planifikuara kanë prapavijë politike, dhe janë në funksion të zgjedhjeve lokale, të cilat duhet të mbahen pikërisht vitin e ardhshëm.

 

OBRM-PDUKM thotë se Komuna e Strugës është e mbingarkuar edhe pa një plan kaq të madh punësimi. Ata shtojnë se administrata komunale nuk guxon të lejohet që në vend të profesionistëve të drejtohet nga grupe partiake.

Administrata e Strugës është dy herë më e madhe se komuna e Manastirit.Komuna e Strugës ka 280 të punësuar, ndërsa Komuna e Manastirit 140. Parashikime të tilla joreale janë sepse kryetari i komunës së Strugës pozitën e tij e kupton vetëm si mënyrë për të punësuar sa më shumë ushtarë partiakë dhe në funksion të zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm të ketë pozicionin më të mirë të mundshëm fillestar, në vend që të kujdeset për nevojat e të gjithë qytetarët që janë në vështirësi kanë vështirësi me ujësjellësin, pastërtinë, infrastrukturën rrugore, deponinë”, thonë nga OBRM-PDUKM-Strugë.

 

Planit të punësimit të Merkos iu dha drita jeshile nga shumica BDI-LSDM në këshillin komunal.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet 47 vjeçari nga Gradeci, ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg

Me datë 11.10.2024 në ora 15:40 në fshatin Gradec të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Gallatë kanë arrestuar personinbM.A.(47) nga fshati Gradec, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dorëzuar në INKP-Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.TS

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle5 hours ago

Fuqishëm dhe me super projekt vijnë Gash dhe Sado

“Rruga”, titullohet projekti më i ri nga dy artistët e ri Gash dhe Sado. Ky projekt është punuar me tekst...

Sport8 hours ago

“Ai e pranoi Shqipërinë për shkakun tim, askush nuk e njihte në federatën shqiptare”, Panucci tregon se si e bindi Ardian Ismajlin ta lë Kosovën

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka marrë meritat për afrimin e mbrojtësit Ardian Ismajli te kuqezinjtë, pasi ka...

Lajme8 hours ago

Qeveria e mëparshme ka lënë buxhet vetëm për gjysmën e vitit 2024

Realiteti tregon se SDS-ja dhe BDI-ja na kanë lënë institucione që po mbyten në korrupsion dhe krim, buxhet të projektuar...

Lajme8 hours ago

Ramiz Merko planifikoi 73 punësime të reja në Komunën e Strugës për vitin 2025

Shtatëdhjetë e tre persona të rinj planifikohet të punësojë Ramiz Merko në vitin 2025, ndërsa nga të punësuarit ekzistues në...

Lajme8 hours ago

Arrestohet 47 vjeçari nga Gradeci, ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg

Me datë 11.10.2024 në ora 15:40 në fshatin Gradec të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Gallatë kanë arrestuar...

Lajme8 hours ago

“Tigrat” në askion në Nikushtak të Likovës, kapen armë dhe drogë

MPB ka njoftuar se më 11.10.2024, Departamenti për Policinë Kriminale – Sektori për Tregtinë e Paligjshme me Drogë, Armë dhe...

Lajme8 hours ago

Hetim ndaj 52 vjeçarit nga Shkupi për shpërndarje të substancave narkotike

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për dy vepra...

Lajme8 hours ago

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Lituania

Sot (e shtunë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Lituanisë, në kuadër...

Lajme1 day ago

Dimitrievski: Përkatësia etnike nuk duhet të jetë privilegj për punësim

Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, sot nga Kumanova tha se të gjithë duhet...

Lajme1 day ago

Sánchez bën thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë shitjen e armëve në Izrael

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë menjëherë shitjet e armëve në Izrael, duke...

Trending