Connect with us

Lajme

Zjarr në një ndërtesë në Çair, 30 persona kërkuan ndihmë për shkak të tymit

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një depo poshtë një ndërtese banesore në Çair të Shkupit duke përfshirë edhe dyqane. Më shumë se 100 qiramarrës u evakuuan, ku disa banorë, një zjarrfikës dhe një punonjës policie kanë kërkuar ndihmë mjekësore mëngjesin e sotëm pasi kanë thithur tym.

Në vendngjarje ka qenë edhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit, Zvonko Tomevski, i cili tha se në zjarrin në lagjen Çair të Shkupit janë djegur rreth 1000 m2.

Zvonko Tomovski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit.

Diku rreth orës 02:00 kemi marrë njoftim për zjarr në një bodrum në rrugën Shkupi. Është një hapësirë ​​më e madhe, e mbushur me gjëra të ndryshme. Po punohet aktivisht për të ndalur djegien, por po përballemi me një temperaturë të lartë, sepse është një hapësirë ​​nëntokësore. Diku rreth 1000m2 është hapësira e djegur. Përveç një kolegu që u ankua për thithjen e tymit, nuk kemi kolegë dhe qytetarë të lënduar më rëndë që banojnë në ndërtesë. Nuk kam prova të plota, janë evakuuar diku më shumë se 60 persona me shkallë, ndërsa të tjerët janë evakuuar nëpër hyrje. Nuk mund t’ua them numrin e saktë”.

Nga Klinika e Toksikologjisë kanë konfirmuar se kanë kërkuar ndihmë 30 persona me simptomat tipike të helmimit nga tymi, ku katër që kanë pasur simptoma më të rënda dhe janë më të moshuar janë mbajtur për trajtim spitalor. Ndërsa nga Klinika e Fëmijëve kanë konfirmuar se janë sjellur 12 fëmijë ku më i vogli është 5 muajsh dhe më i madhi 11 vjeç.

E banorët e kësaj ndërtese ende me trishtim dhe me lotë në sy, treguan se si ka ndodhur kjo dhe sa e vështirë ka qenë për të dalur jashtë ndërtesës në ato moment.

Muadin Nesimi, qytetar

Kur zbrita në katin e tretë kishte më shumë. E vendosa kështu bluzën dhe zhdrypa në katin e dytë, kur zhdrypa në katin e dytë u ngulfata më shumë dhe në moment, mu kujtua të kthehen prapa dhe kur u ktheva prapa gruaja ime tha, nuk mundemi të dalim prej këtu, nuk ka dalje. U paraqitem te fqinjët të shohim se a janë zgjuar ato dhe rastësisht thanë se duhet të vendosim lecka të lagura në fytyrë. Unë e mora djalin tim 11 vjeçar i cili më tha, babi unë nuk do të marrë frymë deri poshtë, deri sa të zbresim dhe ashtu zbritëm, dolëm. Por, në panik nuk mund të të kujtohet se çfarë të bësh. Kur veç më zbritëm poshtë gjithçka ishte ndryshe por, nuk pash askënd që qëndroi, të gjithë zbritën.”

Osman Iseni, një banor tjetër i kësaj ndërtese ato që i ka përjetuar i shpjegoi me një fjal “trishtim”, mirëpo shqetësim më i madh në ato momente ishin fëmijët e tyre.

Osman Iseni, qytetar

Kjo ndodhi përnjëher, rast i papritur. U zgjuam nga ora 02:00 e mëngjesit dhe u habitëm, e pamë tymin nga koridori kryesor i zgjuam fëmijët dhe ia, shyqyr Zotit shpëtuam të gjithë. Nuk e di çfarë të them, me të vërtetë. Unë banoj në katin e gjashtë. Të gjitha katet ishin të vështira për të dalur, ishte një tym i zi, i paparë me të vërtetë. Ishte trishtuese, një trishtim i madh, u trishtuan fëmijët. Jo nuk ka t lënduar në familjen time, shyqyr Zotit jo.”

Në vendgjarje kishte edhe banorë të tjerë që thanë se edhe pse nuk munden të bëjnë diçka për ata, të paktën të qëndrojnë afër tyre.

Qytetar

Kjo tragjedi sot që ndodhi këtu në lagjen Serov, është mërzi për të gjithë ne, do të thotë kemi ardhur në emër të personave me nevoja të vecanta këtë mërzi ta ndajmë bashkarisht me pronarët që i njoh i kam shok, dashamirë dhe së paku me bë lutje për ata sepse nuk po mundem me ndihmu.”

Banorët e kësaj ndërtese thanë se ndërtesa ashtu si ndërtesat e tjera nuk ka shkallë ndihmëse për evakuim mirëpo përsëri falë zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë që kanë ardhur në kohë kanë shpëtuar.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Drejtori i Kullosave shtetërore, Hasani vizitoi njësinë rajonale në Prilep

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhim me Kullotat Shtetërore, z. Bashkim Hasani, zhvilloi një vizitë pune në njësinë rajonale të Prilepit.

Njësia rajonale e Prilepit është një nga njësitë më të mëdha të kësaj ndërmarrjeje, e cila me shumë sukses menaxhon kullotat shtetërore në këtë rajon. Kjo vizitë shënon angazhimin e vazhdueshëm të ndërmarrjes për përmirësimin e menaxhimit dhe mbështetjen e punës së njësive rajonale.

Continue Reading

Lajme

Ahmeti: Nëse konfirmohet fajësia, Grubi vet do të tërhiqet nga funksionet partiake

Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit amerikan të shtetit, zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet zotit Grubi në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe zoti Grubi sigurisht që nuk do të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, Bashkimin Demokratik për Integrim deri në momentin që ky proces të ketë një epilog, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Unë mendoj që Grubi është i përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, sigurisht që do të tërhiqet vet”, tha Ahmeti.

Kujojmë që Grubi u vendos në “listën e zezë” amerikane së bashku me gjykatësin Enver Bexheti, pasi kanë qenë të përfshirë në korrupsion në një lëndë që lidhet me ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili para dy viteve, po ashtu u vendos në “listën e zezë”.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj Blendi e ka marrë vesh këtë lajm

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e pezulluan gjuhën Shqipe, duke treguar se ky shtet po ecën përpara!
Ju të tendës shfrytëzoni kohën për reformim, reflektim dhe lini tendat për cirk.
P.s
Besoj se Blendi Fevziu e ka marrë vesh këtë lajm (presim video).
Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme25 minutes ago

Drejtori i Kullosave shtetërore, Hasani vizitoi njësinë rajonale në Prilep

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhim me Kullotat Shtetërore, z. Bashkim Hasani, zhvilloi një vizitë pune në njësinë rajonale të...

Lajme9 hours ago

Ahmeti: Nëse konfirmohet fajësia, Grubi vet do të tërhiqet nga funksionet partiake

Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit amerikan të shtetit, zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do bëjë...

Lajme9 hours ago

Taravari: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj Blendi e ka marrë vesh këtë lajm

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Përshëndes...

Lajme9 hours ago

Osmani: Një betejë u fitua sot, por agonia vazhdon

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar as vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me gjuhën shqipe. Osmani...

Lajme9 hours ago

Ndërpritet seanca për Ligjin e Gjuhëve

Gjykatësit kushtetues e ndërprenë seancën pas kërkesës së gjykatësit raportues të kësaj lënde që të përgatitet seancë përgatitore në të...

Sport24 hours ago

Themelimi i Akademisë së Futbollit të Beshiktash BJK në Gostivar, moment historik për futbollin në rajon

Gostivari dhe rajoni i Pollogut sot shënojnë një ditë të rëndësishme për futbollin dhe të ardhmen e talenteve të reja....

Lajme1 day ago

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi ndryshimet e mundëshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundëshme ligjore nga ana e Gjykatës Kushtetuese...

Lajme1 day ago

E dhimbshme: Vdes policja 22-vjeçare, pasi rrëshqiti nga Piramida në Tiranë

Një police e Shqipërisë, ka vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë. 22-vjeçarja u rrëzua ditë më parë nga Piramida...

Lajme1 day ago

Hyri “live” në Tik-tok nga Gjinekologjia, gjykata në Tetovë kërkon që që të kthehet në punë anesteziologu Valton Dervishi

Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi,...

Lajme1 day ago

Mickoski: Në periudhën që pason do të ketë edhe shumë konfirmime për krimet e qeverisë së kaluar

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me vendosjen e Artan Grubit në listën e zezë të SHBA-së, në konferencë për...

Trending