Connect with us

Lajme

Gruevskit sot i skadoi dënimi me burg për Mercedesin luksoz

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski sot shpëtoi plotësisht nga vuajtja e dënimit me burg dy vite për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove, i njohur ndryshe si rasti “Tanku”, raporton Portalb.mk.

Më 4 tetor 2018 Gruevski u dënua ndërsa deri sot (4 tetor) kanë kaluar gjashtë vite, ku sipas Kodit Penal të RMV-së skadon vuajtja e dënimit.

Ndërkaq për të njëjtin rast, Gordana Jankulloska është dënuar me 4 vjet burgim, ndërsa Gjoko Popovski me 4.6 vjet. Ata e vuajtën dënimin.

Shqiptimi i burgut për rastin e Mercedesit ishte arsyeja e Gruevski të u arratis nga vendi më 8 nëntor 2018. Shumë shpejt atij iu dha azil nga autoritetet hungareze, miq ende aktualë të partisë së tij VMRO-DPMNE, ai ndodhet ende në Hungari.

Herën e fundit Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e Gruevskit në vitin 2019, për të gjitha rastet për të cilat është lëshuar fletarrest ndërkombëtar ndaj tij.

Nga Ministria e Drejtësisë për SDK theksuan se Hungaria e ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 05.08.2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil dhe sipas ligjit të tyre personi nuk mund të dorëzohet në shtetin nga i cili ka ikur.

“Nuk kemi paraqitur kërkesë tjetër për ekstradim sepse do të ishte e pakuptimtë. Për sa kohë që një person gëzon azil, autoritetet hungareze refuzojnë ekstradimin. Situata po monitorohet me kujdes dhe kur të krijohen kushtet, sigurisht që do të paraqesim kërkesë të re, e cila është e njëjtë si për çdo rast ekstradimi”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.

Pas ndryshimeve në Kodin Penal, u vjetërsuan lëndët TNT, për prishjen e kompleksit “Kosmos” dhe “Trajektorja”, për komisionet për ndërtimin e autostradave. Ndryshimet e shpëtuan edhe Gruevskin nga akuza për rastin “Shkupi 2014”, “Feniks”.

Gruevski mbetet i akuzuar për çështjet “Talir 1” dhe “Talir 2”, mbi të cilat varet edhe paqartësia se si do të përfundojnë, si dhe në rastin “Titanik”, ku akuzohet për shpërdorim fondesh për financimin e fushatës zgjedhore dhe cenimin e të drejtës së votës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, një person ka ndërruar jetë

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, nga informatat nga tereni Alsat mëson se një person ka ndërruar jetë, ndërsa një vajzë ka mbetur e plagosur dhe është në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vend të ngjarjes për të bërë ekpsertizën.

Rrethanat dhe arsyet se pse ka ardhur deri te përleshja me armë nuk dihet akoma. Policia në kërkim të dorasit.

Continue Reading

Lajme

Kapen femra nga Rusia, Serbia, Shqipëria… Disa të arrestuar në objekte hotelerike në rajonin e Tetovës!

Policia e Maqedonisë ka kryer një sërë kontrollesh në disa objekte hotelerike në rajonin e Tetovës dhe në Shkup, përcjell TV21.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Tetovë janë arrestuar 30 shtetase të huaja për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik.

“Më 09/10.08.2025 në periudhën prej 23:30 deri në ora 02:30, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Njësitin nacional për shkatërrim të kontrabandimit me emigrantë dhe tregti me njerëz në Shkup, kanë realizuar aksion kontrolli në objektin hotelerik në fshatin Zhelinë të Tetovës, në pronësi të J.F.(48) nga Zhelina dhe në objektin hotelerik në Tetovë, në të cilin si pronar është paraqitur I.A.(22) nga Tetova. Gjatë kontrollit janë takuar 30 femra nga Rusia, Brazili, Serbia, Shqipëria, Argjentina dhe Kolumbia për shkak se është konstatuar se e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin”, thuhet në njoftim.

Kontrolle janë bërë edhe në Shkup, ndërkaq janë shqiptuar edhe gjoba ndaj disa objekteve hotelerike kryesisht për shkak të zërimit të lartë.

Continue Reading

Lajme

Turqia: Vendet myslimane të bashkohen kundër planit të Izraelit për ta marrë nën kontroll Gazën

Vendet myslimane duhet patjetër të veprojnë të bashkuara dhe ta kundërshtojnë planin e Izraelit për ta marrë nën kontroll Qytetin e Gazës, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, pas bisedimeve në Egjipt.

Fuqitë rajonale, Egjipti dhe Turqia, e dënuan planin e Izraelit të premten.

Ankaraja tha se kjo shënon një fazë e re në atë që e quajti politikë “gjenocidale dhe ekspansioniste” të Izraelit, duke bërë thirrje për masa globale për të ndaluar zbatimin e tij.

Izraeli e mohon këtë përshkrim të veprimeve të tij në Gazë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në El Alamein me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty, pas një takimi edhe me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, Fidan tha se Organizata për Bashkëpunim Islamik (OIC) ishte thirrur në një mbledhje urgjente.

Fidan tha se politika e Izraelit synon t’i detyrojë palestinezët të largohen nga tokat e tyre përmes urisë dhe ta pushtojë përgjithmonë Gazën, duke shtuar vendet nuk e kanë më asnjë arsye për ta vazhduar mbështetjen e Izraelit.

Izraeli e mohon se synon shkaktimin e krizës së urisë në Gazë dhe thotë se grupi militant palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – mund t’i japë fund luftës duke u dorëzuar.

“Ajo që po ndodh sot është një zhvillim shumë i rrezikshëm… jo vetëm për popullin palestinez apo vendet fqinje”, tha Abdelatty, duke shtuar se planet e Izraelit janë “të papranueshme”.

Abdelatty tha se ka pajtueshmëri të plotë me Turqinë për çështjen e Gazës dhe iu referua një deklarate të publikuar të shtunën nga Komiteti Ministror i OIC, i cili dënoi planin e Izraelit.

Komiteti i OIC-it tha se plani i Izraelit përbën “një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të papranueshëm, një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe një përpjekje për të forcuar pushtimin e paligjshëm”, duke paralajmëruar se ai do të “shkatërrojë çdo mundësi për paqe”.

Ekipet ndërmjetësuese nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar prej muajsh për të arritur një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

OIC u bëri thirrje fuqive botërore dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që “të marrin përgjegjësitë e tyre ligjore dhe humanitare dhe të ndërmarrin veprime urgjente për të ndaluar” planin e Izraelit për Qytetin e Gazës, duke siguruar njëkohësisht përgjegjësinë e menjëhershme për atë që e quajti shkelje të ligjit ndërkombëtar nga Izraeli./REL

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, një person ka ndërruar jetë

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, nga informatat nga tereni Alsat mëson se një person ka ndërruar jetë, ndërsa një...

Lajme3 hours ago

Kapen femra nga Rusia, Serbia, Shqipëria… Disa të arrestuar në objekte hotelerike në rajonin e Tetovës!

Policia e Maqedonisë ka kryer një sërë kontrollesh në disa objekte hotelerike në rajonin e Tetovës dhe në Shkup, përcjell...

Lajme3 hours ago

Turqia: Vendet myslimane të bashkohen kundër planit të Izraelit për ta marrë nën kontroll Gazën

Vendet myslimane duhet patjetër të veprojnë të bashkuara dhe ta kundërshtojnë planin e Izraelit për ta marrë nën kontroll Qytetin...

Lajme3 hours ago

Rikthehen zjarret në Maqedoni, vetëm sot janë regjistruar 22 vatra

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se se vetëm sot, deri në 9 të mëngjesit ka pasur 22 zjarre...

Lajme3 hours ago

Për një javë dy aeroplanë përplasen me tufën e shpendëve

Në vetëm një javë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë regjistruar dy incidente të ndara ku avionë pasagjerësh janë përplasur...

Lajme4 hours ago

Kontrolle të shtuara në Shkup: 99 shkelje në komunikacion, arrestime dhe gjoba për zhurmë të lartë

Më 09/10.08.2025, në periudhën nga ora 18:00 deri në 02:00, nëpunës policorë nga SPB Shkup realizuan një aksion kontrollues të...

Lifestyle6 hours ago

Albana Gojçaj debuton me këngën “Jam e vogël” – një perlë e vogël që ndriçon muzikën shqiptare për fëmijë

Në një botë ku ritmet moderne shpesh i largojnë të rinjtë nga rrënjët dhe identiteti kulturor, një zë i ri...

Lajme16 hours ago

Suat Shaqiri nga takimi me mërgatën: Ju jeni shpirti i këtij vendi – faleminderit nga zemra

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Çashkës, Suat Shaqiri, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe domethënës me...

Lifestyle20 hours ago

Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital- Ja pse ndodhi përleshja në aheng

Një dasmë në një restorant në Shkabaj është shndërruar në skenë kaosi dhe dhune, ku protagonist është këngëtari i njohur...

Lajme20 hours ago

Emir Sulejmani: 19 Tetori – Dita e popullit, e bashkimit dhe e shpresës për Zhelinën

Në një deklaratë të fuqishme që rezonon thellë me zemrat e qytetarëve, kandidati për kryetar komune, Emir Sulejmani, ka shpallur...

Trending