Connect with us

Lifestyle

Anila Nuzamala: Një yll i ri në botën e modës

Ajo është vetëm 24 vjeç, Anila Nuzamala po bën emrin e saj në industrinë e modës me paraqitje unike dhe sharm të veçantë. E lindur në Belgjikë, me prindër shqiptarë nga Kosova, Anila mishëron një përzierje kulturash që nxjerrin në pah punën e saj.

Rrugëtimi i Anilës në modeling nisi në Belgjikë, ku tiparet e saj të spikatura dhe përkushtimi tërhoqën shumë shpejt vëmendjen. Puna e saj e palodhur dha rezultat kur u kurorëzua fituese e çmimit prestigjioz “Top Model Miss World, Kosovo”, titull që e ka katapultuar atë në qendër të vëmendjes. Ky vlerësim jo vetëm që pasqyron talentin e saj, por edhe aftësinë e saj për t’u lidhur me audiencën që e ndjek.

Krahas titullit “Miss”, Anila u nderua me çmimin “Glamourface Best Influencer” në po të njejtin event së fundmi në Berlin. Kjo njohje nxjerr në pah ndikimin dhe ndikimin e saj në mediat sociale, ku ajo frymëzon ndjekësit e saj me njohuritë e saj në modë.
Ajo gjithashtu spikat edhe në aktrim duke u bërë pjesë e dy projekteve të mëdha në Zvicër, seriali “Kthetra” si dhe filmit zviceriano-shqiptar “Birth of the Prince” për të cilat ajo do flasë më tepër në vijim.

Anila Nuzamala ilustron frymën e modelingut modern – të larmishëm, fuqizues dhe të gjallë. Ndërsa ajo vazhdon të lulëzojë, nuk ka dyshim se ky yll në rritje do të lërë një gjurmë të pashlyeshme në industri.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Njihuni me vajzën nga Shkodra që sapo u bë Alumne e Harvard Business School

Armanda Prendushi-Hadribeaj lindi në Shkodër, Shqipëri, dhe u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në moshën 12-vjeçare—por kurrë nuk i harroi rrënjët e saj. Arsimi ka qenë gjithmonë një vlerë thelbësore për familjen e saj dhe me këmbëngulje e vendosmëri ajo arriti të diplomohej në Universitetin e Miçiganit. Së fundmi, ajo iu bashkua me krenari radhëve të alumneve të Harvard Business School, ndërkohë që balanconte një karrierë me kohë të plotë, sipërmarrjen, martesën dhe jetën si nënë e dy fëmijëve.

Armanda e shikon motrën e saj, Adelën, si dritën udhëzuese—ëndrra e saj për Harvardin u bë frymëzim për të ndjekur edhe ajo këtë rrugë. Që në fëmijëri, prindërit dhe motrat e saj (Adela dhe Romina) kanë qenë gjithmonë një ndikim pozitiv, duke mbjellë tek ajo vlera të punës së ndershme, besimit dhe mirësisë. Sot, ajo ndjehet e bekuar jo vetëm nga arritjet akademike e profesionale, por edhe nga dhurata e të pasurit një partner që beson tek ajo dhe fëmijë që i japin gëzimin më të madh. Për këtë, ajo falënderon çdo ditë Zotin.

Aktualisht, Armanda është Drejtore Menaxhuese në një kompani konsulence dhe një sipërmarrëse e suksesshme. Së bashku me bashkëshortin e saj, Adrian Hadribeaj—një luftëtar profesionist i MMA dhe Kampion Bote – ata zotërojnë dhe drejtojnë Birmingham Martial Arts (BMA), ku Armanda menaxhon çdo aspekt të biznesit, nga stafi e financat deri tek zhvillimi strategjik.

Përtej biznesit, ajo është edhe bashkëthemeluese e Mission You, një organizatë e përkushtuar për të ulur varfërinë dhe për të mbështetur komunitetet vulnerabël brenda dhe jashtë vendit. Puna e saj ka përfshirë nga ndërtimi i një shtëpie për një familje me aftësi të kufizuara në Shkodër, deri tek ndihma për banorët e Miçiganit me qira etj.

Mesazhi i Armandës për shqiptarët, për fëmijët e saj dhe për të rinjtë kudo është i qartë: gjej një pasion pozitiv, puno fort dhe mos u dorëzo—puna e vështirë mund të marrë kohë, por gjithmonë shpërblehet.

“Unë dhe motra ime Adela dikur ëndërronim Harvardin. Sot mund të themi me krenari se jemi alumne të Harvardit. Besoni, punoni fort dhe qëndroni të fokusuar—nuk ka kufi për atë që mund të arrini, dhe kurrë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat tuaja.”

Me një bashkëshort kampion bote dhe një alumne të Harvardit, ky çift është i pandalshëm—dëshmi e gjallë se përkushtimi, disiplina dhe besimi mund të kthejnë ëndrrat në realitet.

Continue Reading

Lifestyle

“Iku nga Shqipëria se i thashë, s’më interesonte”, Hysenbelliu i përgjigjet Angela Martinit: Mbahesh mend për meshkujt që ke pas…

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar për herë të parë pas deklaratave që modelja Angela Martini bëri ku përmendi një marrëdhënie të shkurtër me të dhe aludoi për presion mediatik ndaj saj.

Në një reagim për “Live from Tirana”, Hysenbelliu e mohoi versionin e modeles, duke e konsideruar gjithë situatën si “për të qeshur, por edhe për të ardhur keq”.

“Një grua e martuar, me fëmijë, që jeton përtej oqeanit, flet për një ‘lidhje’ që unë as nuk e konsideroj të tillë. Ajo u largua nga Shqipëria pasi unë nuk kisha interes më,” – u shpreh ai.

Ai gjithashtu mohoi kategorikisht që të ketë ushtruar ndikim mbi gazetarët apo mediat që zotëron, për të censuruar emrin e saj.

“Asnjë gazetari nuk i kam thënë të mos publikojë lajme për të. Përkundrazi, ka dalë dje në mediat tona, ndoshta nuk i ka pëlqyer mënyra si është trajtuar,”– tha Hysenbelliu.

Sa i përket përdorimit të imazhit të saj në reklama, ai shpjegoi se ishte një vendim i stafit pas blerjes së një marke, duke sqaruar se reklamat ishin të vjetra dhe të përdorura më herët. Më tej ai thotë:

“Tani mora vesh që ka hapur gjyq. Ndoshta për më shumë para. Por ne e kemi fituar. Angela Martini duhet të kërkojë falje. Ajo mbahet mend vetëm për meshkujt që ka patur dhe për asgjë tjetër.”

Deklarata e plotë e Fatmir Hysenbelliut:

Mirëmëngjes, Ronaldo!

Kjo situatë është për të qeshur dhe për të ardhur keq — si një grua e martuar dhe nënë fëmije, që besoj jeton përtej oqeanit, e që nuk kam pasur kontakt me të që nga viti 2015, dhe që unë nuk e konsideroj lidhje. Kanë qenë shumë miq rreth nesh në atë periudhë që mund ta vërtetojnë se ajo u largua nga Shqipëria, sepse unë i thashë që nuk kam më interes tek ajo.

Dhe në vitin 2025 ta kthesh situatën sipas dëshirës është vërtet WOW — ku mund të arrijnë njerëzit për çfarëdolloj përfitimi që duan ta arrijnë dhe nuk e kuptoj nëse është për të hedhur baltë mbi imazhin tënd ose të familjes tënde për përfitime nga të tjerët!

Sa i përket reklamës për një nga bizneset tona, kur ne e blemë si kompani, stafi i ri që kemi vendosur përdori reklamat ekzistuese, dhe njëra nga to paska qenë edhe kjo. Tani mora vesh që ajo ka hedhur në gjyq kompaninë që të mos përdorej më imazhi i saj, sepse donte më shumë lekë, por gjyqi ka përfunduar në favorin tonë, dhe ajo reklamë nuk është përdorur më.

Sa i përket lajmeve, asnjë gazetari nuk i kam thënë që të dalë ose të mos dalë ajo në mediat tona — as unë, as familja ime — sepse nuk përbën asnjë lloj interesi për ne. Jo më t’u themi mediave të tjera (ku secila është e pavarur). Përkundrazi, ajo ka dalë gjithmonë kur ka qenë lajm tek ne — jo më afër se dje.

Mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi i gazetarit — për këtë nuk di ç’të them, gazetarët janë të pavarur!

Nuk është faji im nëse ajo vajzë nuk di emrin e vet dhe e kërkon me “G” dhe jo me “XH” dhe nuk i dalin lajmet. Nëse futesh, ke 100 lajme të saj në mediat tona. Pashë që vetëm 2-3 lajme të para shumë viteve nuk hapen, dhe po e investigojmë këtë gjë.

Por të arrijë një person deri këtu, të “hapë zorrët e barkut” për klikime apo lajme… turp t’i vijë!

Nuk do të prononcohesha për askënd, sepse nuk dua t’i jap rëndësi një personi që nuk ekziston për mua, kur unë kam jetën time. Por thjesht të bëra një përmbledhje për respekt.

Dhe besoj se ajo vajzë duhet të na kërkojë një FALJE të madhe, sepse ne jemi një familje që gjithçka e kemi arritur me forcat tona, në mënyrë të ndershme — jo si ajo, që mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur dhe nga asgjë e arritur në jetë!

Continue Reading

Lifestyle

Bianca Junzell feston ditëlindjen: një zë i veçantë shqiptaro–suedez në muzikë

Sot, më 9 shtator 2025, këngëtarja dhe autorja e njohur e këngëve, Bianca Junzell, feston ditëlindjen e saj. Artisja me origjinë shqiptaro–suedeze është bërë një emër i njohur në skenën muzikore duke sjellë këngë që ndërthurin ritme moderne me frymë popullore.

Bianca, e cila paralelisht është edhe psikoterapeute, ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë mes muzikës dhe emocioneve njerëzore. Me projekte të njohura si “Dil Te Kroni Cuco” dhe “Oj Zemer”, ajo ka fituar përkrahje të gjerë në mesin e publikut shqiptar dhe më gjerë.

Përveç karrierës muzikore, Junzell shquhet edhe për stilin unik dhe mesazhet pozitive që përcjell në rrjete sociale, duke e bërë atë një figurë inspiruese për të rinjtë.

Me rastin e ditëlindjes, fansa dhe bashkëpunëtorë nga e gjithë bota i kanë dërguar urime këngëtares, duke e cilësuar atë si një artiste që di të ndajë dritë dhe energji pozitive kudo ku shfaqet.

Gëzuar ditëlindjen, Bianca Junzell!

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 day ago

Fetai: Nesër takohemi me Mickoskin! Sali do të propozohet për zv/kryeministër, Ministria e Ambientit i mbetet LD-së së Mexhiti

Arben Fetai nga VLEN thotë se koalicioni ka dakordim që Bekim Sali të emërohet zëvendëskryeministër i parë, si zëvendësim i...

Lajme1 day ago

Feti Abazi zyrtarisht merr detyrën e Kryetarit të komunës së Bogovinës

Sot, në një atmosferë solemne dhe plot emocion, Feti Abazi ka pranuar zyrtarisht detyrën si Kryetar i Komunës së Bogovinës....

Lajme1 day ago

Grabitje me armë në Prishtinë, Kolumbianes i merren 10 mijë euro

Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur dje, në...

Lajme1 day ago

Feti Abazi e merr mandatin: Si kryetar i të gjithëve, do vazhdojmë me realizimin e projekteve dhe premtimeve

Kryetari në ardhje i komunës së Bogovinës, Feti Abazi së bashku me këshilltarët e VLEN, kanë marrur sot mandatin nga...

Lajme1 day ago

VLEN: Kush mbajti fjalën fitoi, kush u shit mori ZERO!

Komunikata e plotë e VLEN Elektorati i Aleancës për Shqiptarët ka qenë gjithmonë opozitar, por opozitë e BDI-së, jo patericë...

Lajme1 day ago

AKI bën thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal të Kërçovës

Pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mërgatës kërçovare, Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje...

Lajme1 day ago

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë, transportonte emigrantë me një veturë me targa të Luksemburgut

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një shtetas i Maqedonisë është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë nga Kina,...

Lajme1 day ago

Mickoski tregon se kur do të caktohen ushtrues detyre në Gostivar e Vrapçishtë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se Qeveri do të caktojë ushtrues detyrë në katër komunat në të...

Lajme2 days ago

Polici nga Shkupi pezullohet pasi dyshohet për vjedhje kabllosh bakri

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar Prokurorisë Publike...

Lajme2 days ago

Vetëm një pagë minimale prej 850 eurosh do të na shpëtojë – vendi do të mbetet pa punëtorë

Tregu i punës, thonë ata, ka kohë që ka dërguar sinjalin se diçka nuk shkon. Gjithnjë e më shumë kompani...

Trending