Lajme
Për herë të tretë anulohet rigjykimi për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë
Gjykimi i përsëritur për zjarrin në spitalin modular të Tetovës është shtyrë sërish, për herë të tretë.
Ndryshe, Gjykata e Apelit në Gostivar e ktheu procesin në rigjykim pas seancës publike në prill të vitit 2024, dhe pas aktgjykimit fillestar të 5 qershorit 2023.
Seanca sot është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtarit Jordan Velkovski dhe gjyqtari zëvendësues e ka caktuar për 15 janar 2025 në ora 10:00.
Përpjekja e parë për rigjykim ishte më 26 qershor të këtij viti, por u shty për 25 shtator, por edhe ajo seancë nuk u mbajt.
Gjykata e Apelit në prill të këtij viti ka marrë aktvendim me të cilin urdhërohet rigjykim për ish-drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe Spitalin Klinik të Tetovës si person juridik.
Për mjekun Boban Vuçevskin, Gjykata e Apelit në prill të vitit 2024 e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë dhe e ka konfirmuar lirimin për të.
Lajme
Tragjedi në Shkup: Një grua ka ndërruar jetë, pas rënies nga ballkoni ndërsa një fëmijë po lufton për jetën
Një fëmijë 9-vjeçar po lufton për jetën në Qendrën e Urgjencës në Shkup, ndërsa një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje pas rënies nga një ballkon në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
MPB-ja për Kanal 5 e konfirmon ngjarjen, por nuk jep detaje për shkak të interesit të hetimit.
Nuk dihet në çfarë rrethana gruaja ka kërcyer nga ballkoni dhe nëse fëmija ka qenë me të në atë moment apo ka rënë më herët.
Sipas dëshmitarëve okularë, trupi i gruas ka përfunduar në gardh, ndërsa ndihma e shpejtë e ka transportuar fëmijën në Qendrën Klinike.
Në vendin e tragjedisë janë të pranishme një numër i madh automjetesh të ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve dhe policisë.
Lajme
19-vjeçares nga një fshat i Tetovës i gjendet plumba në Aeroportin e Ohrit
Më 02.12.2024, në ora 07:20, në Pikën Kufitare – Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër, gjatë daljes nga shteti, zyrtarët policorë arrestuan M.M. (19) nga fshati Zhilçe i Tetovës.
Në vendngjarje u krye ekspertizë nga ekipet policore dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse.
Lajme
Ndërron jetë Debbie Nelson, nëna e Eminem
Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.
Eminem, i cili tani është 52 vjeç, dhe Nelson kishin një marrëdhënie të vështirë gjatë gjithë jetës së saj. Kur ai mori yllin në Hall of Fame, ajo e uroi publikisht.
“Marshall, nuk mund ta lija këtë ditë të kalonte pa të uruar për marrjen e yllit në Hall of Fame”, tha ajo.
“Të dua shumë. E dija se do të arrije atje. Ka qenë një udhëtim i gjatë,” shtoi Nelson në atë kohë. “Jam shumë, shumë krenare për ty.”
Kujtojmë se babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, vdiq në vitin 2019 në moshën 67-vjeçare.
-
Lajme1 month ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme9 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme9 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare