Connect with us

Lajme

Në Gjykatën Penale dëshmoi tezja e të vrarës Vanja Gjorçevska

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski sot dëshmoi tezja e Vanjës. Ajo foli për kërkimin e mbesës së saj.

Dëshmitarja Maja Spiroska në seancën e sotme gjyqësore, në pyetjet e prokurores Zhaklina Llazarevska, tha se ditën kur e kishin kuptuar se Vanja ishte zhdukur me miq me vetiniciativë kishin kërkuar nëpër kafene për informacione.

“Nga e marta tashmë çdo ditë ishte prezente, deri të dielën e më tutje. Të gjithë ishim në panik, të gjithë e kërkonim Vanjën. Kishte kolege nga puna e Zoricës, inspektorë, Sashko, nipi im, kur unë shkoja ai vinte në mbrëmje. E kërkuam, provonim të shihnim disa video xhirime”, tha ajo.

Sqaroi se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, bashkë me mikun e tij Goce, të cilin ajo nuk e njihte, i kishin parë xhirimet, me çka, siç tha, në një moment e kishin zbuluar Citroenin.

“Sashko i solli xhirimet, i shikoi në dhomë në kompjuter. Në fillim ishte vetëm, më vonë erdhi Goce, nuk e di kush është. Me të, ata dolën, gjetën regjistrime, shikonin. Goce zbuloi automjetin Citroen në një moment, të mërkurën ose të enjten. Ai tha se unë mendoj se ne kemi disa të dhëna, është e mundur. Ajo mendoi se vetë burri kishte ardhur e kishte marrë dhe e kishte dërguar”, sqaroi ajo.

Tezja e Vanjës sot tha se habiteshin pse fëmijën do ta merrte dikush në mënyrë të organizuar. Tha se Aleksandri e ngushëllonte nënën Zorica me fjalët “mos u shqetëso, do ta gjejmë”.

Në pyetjen nëse Aleksandri në atë periudhë ka kërkuar diçka nga ajo, u përgjigj se i kishte thënë që t’i dërgojë porosi Ilon Maskut.

“Një kohë më thoshte se duhet t’i dërgoj porosi Ilon Maskut që ta gjejë me satelit”, tha ajo.

Lidhur me pyetjen a e di se Aleksandri ka dërguar porosi për shpërblim, ajo u përgjigj se e di vetëm për një porosi të fshirë të cilën e kishte marrë vesh nga njëri prej prindërve.

“E di se ka dërguar në grupin e prindërve, nuk e kam parë porosinë, sapo më treguan, ka shkruar kthejeni fëmijën, do tu jap para”, tha ajo.

Në vazhdimin e seancës së sotme gjyqësore dëshmojnë anëtarë dhe simpatizues të partisë politike “E djathta”.

Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

CNN: Shpërthime dëgjohen mbi Tel Aviv

Shpërthime janë dëgjuar mbi Tel Aviv. Kjo pasi Izraeli paralajmëroi se kishte zbuluar raketa që po vinin nga Irani.

Pamjet në Reuters treguan mbrojtjen ajrore të Izraelit duke u përpjekur të kapte predha në qiell.

Është pak pas orës 1 të mëngjesit sipas orës lokale në Izrael.

Continue Reading

Lajme

Incident me thikë në Çair, ka të plagosur

Në orët e para të mbrëmjes së sotme, një incident ka ndodhur në lagjen Çair të Shkupit, në afërsi të marketit VERO.

Sipas informacioneve jozyrtare, një person është plagosur me thikë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital me autoambulancë për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë njësi të shumta të policisë dhe ekipe të ndihmës së shpejtë. Rrethanat dhe motivet e incidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë ngjarjen.

Continue Reading

Lajme

CNN: Izraeli po pret të shohë nëse ShBA do ta ndihmojë në sulmin ndaj Iranit

Disa ditë pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit dhe programit të tij bërthamor, zyrtarë të lartë izraelitë po presin për të mësuar nëse Presidenti i SHBA, Donald Trump, do t’i ndihmojë për ta përfunduar punën.

Kështu raporton “CNN” duke cituar një zyrtar të lartë izraelit:

“Ne po presim vendimin e presidentit”.

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm rreth ecurisë së operacioneve ushtarake izraelite në Iran dhe mundësisë së përfshirjes së SHBA-së.

Por dy zyrtarë izraelitë thanë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk po e nxit në mënyrë të drejtpërdrejtë Trump-in që të miratojë sulme amerikane ndaj objektit bërthamor të Fordow, i cili ndodhet nën një mal.

“I gjithë operacioni bazohet në supozimin se SHBA do të bashkohet në një moment,” – tha një zyrtar i tretë izraelit.

Zyrtarët izraelitë këmbëngulin se Izraeli ka edhe opsione të tjera për të shkatërruar ose të paktën për të paaftësuar përkohësisht objektin bërthamor të Iranit në Fordow, por asnjë prej tyre nuk ka gjasa të jetë aq efektiv sa një sulm nga bombarduesit strategjikë amerikanë me bomba depërtuese prej 30,000 paundësh.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 hours ago

CNN: Shpërthime dëgjohen mbi Tel Aviv

Shpërthime janë dëgjuar mbi Tel Aviv. Kjo pasi Izraeli paralajmëroi se kishte zbuluar raketa që po vinin nga Irani. Pamjet...

Lajme4 hours ago

Incident me thikë në Çair, ka të plagosur

Në orët e para të mbrëmjes së sotme, një incident ka ndodhur në lagjen Çair të Shkupit, në afërsi të...

Lajme4 hours ago

CNN: Izraeli po pret të shohë nëse ShBA do ta ndihmojë në sulmin ndaj Iranit

Disa ditë pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit dhe programit të tij bërthamor, zyrtarë të lartë izraelitë po presin për...

Lajme7 hours ago

Saranda Imeri pyet Arbër Ademin: Pse BDI e uli pragun zgjedhor nga 50% në 40%?

Deputetja e VLEN-it, Saranda Ymeri, ka reaguar ndaj nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili kritikoi mënyrën e propozimit të...

Lajme8 hours ago

Fetai: 2,500 punësime dhe 800 avancime shqiptare po realizohen për disa muaj, apo më shumë së BDI për një mandat

Zv.kryeministri Arben Ferai, në një status në rrjetet sociale ka shkruar se Qeveria po realizon 2,500 punësime dhe 800 avancime...

Lajme8 hours ago

Trump: Nuk do ta eliminojmë liderin iranian Khamenei, të paktën për momentin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se “Nuk do ta eliminojnë liderin iranian Khamenei, të paktën për momentin”, transmeton Anadolu....

Lajme10 hours ago

Taravari: Dështimi i VLEN-it është i dhimbshëm për mua!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një status në rrjetin social facebook, ka shkruar se shqiptarët asnjëherë nuk...

Lifestyle10 hours ago

Besame/ Hiti më i ri nga Tina Selimi

Një projekt i dytë i punuar nga producenti i famshëm Nurteel vjen nga këngëtarja Tina Selimi e cila e sjellë...

Lajme10 hours ago

Deputetja Imërlije Saliu shumë decide: Ligji për branitellat mund të kalojë vetëm bashkë me veteranët e UÇK-së

Deputetja Imërlije Saliu përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet shumë decide: Ligji për branitellat mund të kalojë vetëm bashkë...

Lajme11 hours ago

Ministri Aliu premtoi zgjidhjen e problemit me honorarët në spitalin e Tetovës

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot në Tetovë bisedoi me drejtorin e Spitalit Klinik rreth nevojave të institucionit, si dhe...

Trending