Sport
Sot luhet ndeshja Shqipëri-Ukrainë
Kombëtarja shqiptare e mbyll sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me ndeshjen e dytë të nëntorit dhe të fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës në stadiumin “Air Albania”.
FSHF bëri dje me dije se grupi u stërvit i plotë, ndërsa Jasir Asani zhvilloi fillimisht një seancë individuale dhe më pas iu bashkua grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Atmosfera në ekip është pozitive dhe kuqezinjtë ndihen shumë të motivuar për të përmbushur objektivin dhe për të dhënë maksimumin para tifozëve që do të jenë në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja Shqipëri – Ukrainë e vlefshme për grupit B1 të UEFA Nations League, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Lajme
Shkëndija sot ndaj Europa FC, do të luajë ndeshjen e 70-të europiane!
Shkëndija e Tetovës sot e nis fushatën e re europiane, kur në transfertë do të përballet me Europa FC në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencës.
Tetovarët e nisin këtë rrugëtim të rri europian me synim për të kaluar këtë raund të parë dhe për të përsëritur sukseset e viteve të kaluara. Ndeshja e sotme do të jetë e para zyrtare për trajnerin e ri Artim Pollozhani, i cili do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët përveç Sebastian Spahiut i cili mbetet në dyshim për lojë për shkak të disa shqetësimeve me lëndim.
Sa i përket kundërshtarit të kuqezinjëve, Europa FC është 8 herë kampion i Gjibraltarit, por karakterizohet nga një përbërje ku 85% e lojtarëve janë spanjollë, të udhëhequr nga një trajner italian.
Takimi ndërmjet Europa FC dhe Shkëndijës do të zhvillohet sot, duke nisur nga ora 19:30 dhe do të jetë ndeshja e 70-të e kuqezinjëve në Kupat e Europës./Sportmania/
Sport
Argjentina përmbys Egjiptin dhe kalon në çerekfinale
Kombëtarja e Argjentinës në mënyrë të jashtëzakonshme ka kaluar në çerekfinalen e Botërorit 2026.
Argjentina e mposhti Egjiptin 3-2, edhe pse ishte duke humbur 2-0 deri në minutën e 79-të të ndeshjes.
Egjipti shënoi fillimisht në minutën e 15-të të ndeshjes, përmes Yasser Ibrahim, derisa epërsinë e dyfishoi në minutën e 67-të me anë të Mostafa Zikos.
Argjentina e nisi rikthimin e madh në minutën e 79-të, kur Christian Romero shënoi pas asistimit nga Lionel Messi.
Messi u përkujdes për të shënuar golin e barazimit, në minutën e 83-të të ndeshjes.
Kur dukej se gjithçka po shkonte në vazhdime, në skenë doli Enzo Fernandezi, i cili shënoi për 3-2.
Enzo shënoi në minutën e 92-të.
Me këtë fitore, Argjentina kalon në çerekfinale të Botërorit 2026, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Zvicër – Kolumbi.
Kjo ndeshje do të luhet sonte, me fillim nga ora 22:00.
Sport
E “zyrtarizon” vetë ai, trajneri i ri nis punën te Partizani
Florin Bratu është trajneri i ri i Partizanit, kjo është mës e e konfirmuar dhe pritet vetëm prezantimi para gazetarëve. Klubi i kuq ia ka besuar pankinën trajnerit rumun pas shkarkimit të Oltijon Kërnajës vetëm pak ndeshje nga mbyllja e sezonit të shkuar.
Prej javësh qarkullonin lajmet për marrëveshjen me Bratu, teksa së fundmi ai ka zgjedhur ta “zyrtarizojë” vetë trajneri, duke publikuar një foto të uniformës së tij te Partizani, bashkë me inicialet.
Kroati nis në këtë mënyrë një projekt të ri te Partizani, pas dështimit në sezonin e shkuar, kur nuk arritën të kualifikoheshin në Kupat e Europës. Organika e skuadrës pritet të pësojë ndryshime të shumta, nisur edhe nga largimet e deritanishme.
Karriera si trajner: Florin Bratu është një trajner rumun, i lindur më 2 janar 1980 në Bukuresht. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai nisi rrugëtimin si trajner në vitin 2014 te Dinamo Bukuresht, fillimisht si drejtor i skautizmit.
Më pas drejtoi ekipin e dytë të Dinamos, ndërsa në vitin 2015 mori drejtimin e CS Tunari. Në sezonin 2016/17 u rikthye te Dinamo, ku udhëhoqi skuadrën U19, përpara se të emërohej trajner i kombëtares rumune U18.
Në shkurt të vitit 2018 mori drejtimin e ekipit të parë të Dinamo Bukureshtit, ku regjistroi mesatarisht 1.83 pikë për ndeshje në 24 takime, periudha më e suksesshme statistikisht në karrierën e tij si trajner.
Pas largimit nga Dinamo, Bratu drejtoi Aerostar Bacău, AFC Turris dhe Concordia Chiajna, ndërsa në vitin 2021 u emërua trajner i Rumanisë U21, post që e mbajti për një sezon.
Në mars të vitit 2023 mori drejtimin e skuadrës qipriote Karmiotissa, duke regjistruar një mesatare prej 1.19 pikësh për ndeshje. Në gusht 2024 u rikthye në futbollin rumun si trajner i CS Dinamo București, ku qëndroi deri në mars 2026.
Që prej 3 marsit 2026, Florin Bratu është trajner i Metaloglobus București, klub me të cilin vazhdon karrierën. Ai preferon skemën taktike 4-2-3-1 dhe, gjatë karrierës si trajner, ka pasur një mesatare prej rreth 0.71 vitesh në çdo klub që ka drejtuar.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
