Lajme
Osmani: Para 1 viti bota ishte këtu, sot shohim flamuj të djegur
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar ndodhitë e fundit me djegien e flamujve.
Osmani tha se 1 vit më parë një vit më parë, bota ishte në Shkup, ndërsa një vit më pas, shohim flamuj të djegur, flamuj të hequr nga policia, ndarje të thelluara dhe retorikë që i ngjason ditëve më të errëta të së kaluarës.
Më poshtë e keni reagimi e plotë të Osmanit:
Si degraduam deri këtu?
Sot, një vit më parë, bota ishte në Shkup. Kryeqyteti ynë priste ministrat e jashtëm të OSBE-së, në një ngjarje historike ku promovuam paqen, dialogun dhe bashkëpunimin si vlera që na definojnë si shoqëri. Ishim shembull për rajonin dhe më gjerë, duke treguar se Maqedonia e Veriut është një vend që di të ndërtojë ura dhe jo mure.
Sot, një vit më pas, shohim flamuj të djegur, flamuj të hequr nga policia, ndarje të thelluara dhe retorikë që i ngjason ditëve më të errëta të së kaluarës. Si degraduam deri këtu? Si arritëm që nga një shtet që promovon vlera demokratike dhe shumëetnike, të kthehemi në një vend ku provokimi dhe diskriminimi po bëhen normë?
Ky nuk është vetëm një reflektim i disa individëve. Ky është rezultat i një udhëheqjeje që nuk arrin të ruajë barazinë, drejtësinë dhe respektin për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Ky është një dështim i institucioneve për të ndjekur parimet e shtetit ligjor dhe për të ndërtuar besim mes qytetarëve.
Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shtyllë e stabilitetit dhe zhvillimit të këtij shteti. Por sot, përballë këtyre ngjarjeve, ndjejmë një fyerje ndaj dinjitetit tonë, një përpjekje për të na trajtuar si të huaj në tokën tonë. Dhe kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj shqiptarëve, por një goditje ndaj vizionit për një Maqedoni të Veriut të barabartë dhe evropiane.
Është koha të reflektojmë dhe të veprojmë. Shqiptarët nuk do të bien pre e retorikës së ndasive. Ne do të qëndrojmë të fortë dhe të vendosur, duke kërkuar një shoqëri ku çdo qytetar të ndihet i respektuar dhe i barabartë. Por kjo kërkon lidership, vizion dhe guxim për të qëndruar mbi provokimet dhe për të orientuar vendin drejt vlerave të vërteta evropiane.
Një vit më parë, bota na shikonte me admirim. Sot, është koha të tregojmë që nuk do të lejojmë që urrejtja dhe diskriminimi të përcaktojnë të ardhmen tonë. Ne mund dhe duhet të rikthejmë frymën e dialogut, të barazisë dhe të respektit, sepse kjo është rruga e vetme drejt një të ardhmeje të përbashkët dhe të qëndrueshme.
Sot, ne e kemi detyrim të mos ndalemi. Jo vetëm për veten tonë, por për brezat që vijnë. Për një Maqedoni të Veriut që u përket të gjithëve
Lajme
Tragjedi në Shkup: Një grua ka ndërruar jetë, pas rënies nga ballkoni ndërsa një fëmijë po lufton për jetën
Një fëmijë 9-vjeçar po lufton për jetën në Qendrën e Urgjencës në Shkup, ndërsa një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje pas rënies nga një ballkon në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
MPB-ja për Kanal 5 e konfirmon ngjarjen, por nuk jep detaje për shkak të interesit të hetimit.
Nuk dihet në çfarë rrethana gruaja ka kërcyer nga ballkoni dhe nëse fëmija ka qenë me të në atë moment apo ka rënë më herët.
Sipas dëshmitarëve okularë, trupi i gruas ka përfunduar në gardh, ndërsa ndihma e shpejtë e ka transportuar fëmijën në Qendrën Klinike.
Në vendin e tragjedisë janë të pranishme një numër i madh automjetesh të ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve dhe policisë.
Lajme
19-vjeçares nga një fshat i Tetovës i gjendet plumba në Aeroportin e Ohrit
Më 02.12.2024, në ora 07:20, në Pikën Kufitare – Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër, gjatë daljes nga shteti, zyrtarët policorë arrestuan M.M. (19) nga fshati Zhilçe i Tetovës.
Në vendngjarje u krye ekspertizë nga ekipet policore dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse.
Lajme
Ndërron jetë Debbie Nelson, nëna e Eminem
Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.
Eminem, i cili tani është 52 vjeç, dhe Nelson kishin një marrëdhënie të vështirë gjatë gjithë jetës së saj. Kur ai mori yllin në Hall of Fame, ajo e uroi publikisht.
“Marshall, nuk mund ta lija këtë ditë të kalonte pa të uruar për marrjen e yllit në Hall of Fame”, tha ajo.
“Të dua shumë. E dija se do të arrije atje. Ka qenë një udhëtim i gjatë,” shtoi Nelson në atë kohë. “Jam shumë, shumë krenare për ty.”
Kujtojmë se babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, vdiq në vitin 2019 në moshën 67-vjeçare.
-
Lajme1 month ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme9 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme9 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare