Lajme
Haradinaj: “Ma jepni votën mua, s’do të ketë pagë nën një mijë euro, këto që i them janë serioze”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do t’i fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2024, duke theksuar se prioriteti i tij është anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për izolimin që ka pësuar Kosova dhe vënien nën sanksione nga Bashkimi Evropian.
Haradinaj ka premtuar se nëse fiton besimin, do të ofrojë një plan të drejtpërdrejtë për anëtarësim, jo një partneritet të stërzgjatur për paqe.
“Besoj që do të kthehemi në fitues jo në njerëz të izoluar të dënuar në sanksione, jo në njerëz që bëhen përgjegjës për ato që si kemi bërë, Serbia na sulmon me sulme terroriste e nuk dënohet Serbia, por Kosova. Pra e para është anëtarësimi në NATO. Kam punuar me kujdes tash e gjashtë vite dhe besoj që jemi afër anëtarësimit nëse marrë besimin që të udhëheq Qeverinë e Kosovës, kam deklaruar që do ta kemi planin e anëtarësimit që është kontrata për anëtarësim direkt, e jo parteriteti për paqe që është i stërzgjatur në 100 ditshin e parë”, ka deklaruar Haradinaj.
Kryetari i AAK-së, ka garantuar se nëse vjen në pushtet nuk do të ketë pensione nën 500 euro dhe paga nën 1000 euro.
“Njëkohësisht do t’i rikthehemi zhvillimit ekonomik sektorëve të tjera arsimit, shëndetësisë. Jam i bindur që në Kosovë do të ketë paga të dinjitetshme e pensione, po ashtu nuk do të ketë pension nën 500 euro, i qëndroj kësaj, dhe njëkohësisht nuk do të ketë pagë nën 1000 euro sepse është jashtë logjikës të tregut paga nën 1000 euro, kjo po shkakton ikjen e të rinjve tanë. Të gjitha këto janë serioze dhe besoj që edhe besojnë në këto që i them, por edhe që po na përkrahin”, ka theksuar ai.
Haradinaj ka premtuar se, nëse fiton besimin, do të ofrojë një plan të drejtpërdrejtë për anëtarësim, jo një partneritet të stërzgjatur për paqe.
“Për shumë qytetarë ka qenë pak jo aq e qartë se a mund të hyjmë në NATO direkt, por gradualisht po kuptohet për çka e kam fjalën, jo plani përmes partneritetit për paqe që mund t’i humb 10 vite, por plani aksional që ta mundëson anëtarësimin brenda një viti besoj që kam këtë përparësi. Besoj që është kështu edhe Kosova do të jetë në Kosovë, si në jug si në veri, në të gjitha zonat e Kosovës do të vlej ligji”, ka potencuar kryetari i AAK-së.
Lajme
Zeqiri: Uji në Tetovë është i pijshëm, qytetarët mund ta konsumojnë lirisht
Pas rastit me ndotjen e ujit në Gostivar, në Tetovë po bëhen çdo ditë analizat e ujit, përcjell TV21. Drejtor i NPK “Sharri”, Valon Zeqiri siguroi se në Tetovë uji është i pijshëm.
“Analizat na tregojnë se uji në Tetovë është i pijshëm dhe nuk ka asnjë problem, prandaj qytetarët mund ta konsumojnë lirisht”, tha mes tjerash Zeqiri.
Lajme
Një grua e moshuar është lënduar nga rënia e një peme në Karposh
Më 20.7.2026 në orën 20:25, SPB Shkup ka marrë njoftim se në zonën e Karposhit ka rënë një pemë dhe K.M. (86) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas së cilës është transferuar në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, një qytetar ka raportuar se, gjatë kërkimit të çantës së gruas së lënduar, ka gjetur një mjet shpërthyes, i cili më vonë është marrë nga vendi i ngjarjes për veprime të mëtejshme.
Prokurori publik është njoftuar dhe po merren masa për sqarim të ngjarjes./Telegrafi/
Lajme
Prokuroria nuk konfirmon nëse nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit në Gostivar
A po kryheshin rregullish analizat e ujit në Gostivar nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar dhe Instituti për Shëndet Publik, dhe pse nga këto analiza nuk u konstatua me kohë ndotja e ujit, është një pistë tjeter që po e heton prokuroria.
Në brifingun me gazetarë, prokurorët thanë se për momentin nuk mund të konfirmojnë nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit, pasi hetimet janë ende në zhvillim.
Për këtë arsye do të kryhen ekspertiza shtesë për mënyrën e marrjes dhe analizimit të mostrave, ndërsa do të shqyrtohen edhe të gjitha analizat e ujit të realizuara gjatë këtij dhe vitit të kaluar. Nëse konstatohen parregullsi ose përgjegjësi të personave apo institucioneve të tjera, hetimi do të zgjerohet edhe ndaj tyre.
Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar më 29 qershor dhe 13 korrik e vlerësonin ujin si të sigurt për pije, edhe pse pikërisht më 13 korrik filloi rritja e numrit të pacientëve me probleme gastrointestinale.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
