Connect with us

Lajme

Propozim ligji për lojërat e fatit, partitë shqiptare përplasen për bixhozin

Ligji i miratuar në Qeveri i cili parasheh 500 metra distancë të bastoreve dhe kazionve nga shkollat fillore, të mesme dhe çerdhet është goditje direkte për të prishur imperinë e atyre që promovojnë fat, kurse sjellin fatkeqësi, tha zëvendës kryeministri Izet Mexhiti. Bixhozin Mexhiti e krahasoi me kancerin dhe tha se të njëjtën e ka zhvilluar në masë të madhe, përbërja e kaluar qeveritare. Duke folur për këtë, Mexhiti tha se për dallim nga përbërja e kaluar, kjo përbërje qeveritare luftën kundër bixhozit e ka marrë me shumë seriozitet dhe se të njëjtën do ta çojë deri në fund.

IZET MEXHITI – ZV. KRYEMINISTËR I PARË

Me projekt ligjin e miratuar dje në Qeveri në start do ulet prezenca e kësaj katastrofe kolektive për të paktën 70%. Po e theksoj, ky është vetëm fillimi. Pra, nga mbi 7 mijë aparate VLT me goditjen e parë do të eleminohen 4 mijë sosh. Po ndalojmë reklamimin e bixhozit. Kazino më nuk do të ketë nëpër vendbanime, qytete e fshatra siç është gjendja aktualisht.

Por, sipas Bashkimi Demokratik për Integrim akuzuan se VLEN flet sikur po lufton bixhozin, por vepron sikur janë zëdhënësit e tij, duke shtuar VLEN-i premtoi mbylljen e kazinove e sot, falë tyre, kazinotë i kemi më afër se kurrë.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Kjo është ironia e zezë e një fushate të ndërtuar mbi gënjeshtra, ku premtimi ishte mbyllja, ndërsa rezultati është lulëzimi i industrisë së bixhozit. Kur industria e lojërave të fatit protestonte përballë Kuvendit, VLEN-i nuk ishte në anën e qytetarëve, ishte në anën e kazinove. Kur u propozua një ligj serioz, që do t’i mbyllte dhe dislokonte bastoret, ata ishin kundër. Kur VMRO hodhi “ashte” në formë postesh dhe privilegjesh, VLEN-i u përfshi i entuziazmuar”.

Edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka kritikuar këtë propozim ligj, duke thënë se me këtë ligj, nuk ndalohen as bastet pranë shkollave sepse sipas tyre, FLEN siç ata e quajnë koalicionin shqiptar flasin pa e lexuar ligjin. Nga ASH-ja kanë cituar edhe disa nene nga ligji në fjalë.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT – ARBEN TARAVARI

1. Lejon funksionimin e kazinove, klubeve të automatëve dhe lojërave elektronike të fatit në hapësira të posaçme, duke kërkuar vetëm kushte tekniko-teknologjike që i përcakton ministri i financave (paragrafi 1). 2. Vendos një distancë minimale prej 500 metrash nga shkollat fillore dhe të mesme, por kjo vlen vetëm për kazinot dhe automatet (paragrafi 2). 3. Bëhet përjashtim për bastoret: pikërisht në paragrafin 3, thuhet qartë se “kjo distancë nuk vlen për pikat e pagesës për bastore”. Pra, bastoret mund të qëndrojnë pranë shkollave!

Kur jemi tek ligji për mbyllje ose dislokim të bastoreve dhe kazinove 500 metra larg objekteve shkollore mund të përmendim se tentime të ngjashme ka pasur edhe nga subjektet e Qeverive të kaluara. Propozim aso kishte ASH-ja po edhe BDI-ja. Po të njëjtat u bllokuan në Komisionet amë të Kuvendit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shaqiri: Sistemin “Safe City” do ta kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri ka kundërshtuar zbatimin e sistemit “Safe City”, me ç’rast shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion do të evidentohen përmes kamerave të sigurisë dhe do të gjobiten.

Shaqiri deklaroi se këtë vendim do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse i njejti diskriminon qytetarët e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës.

“Ky ligj do të zbatohet vetëm për qytetarët në tre komunat si Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Po ju bëhet e padrejtë qytetarëve që janë në këto qytete. Do ta kontestojmë këtë ligj deri në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Shaqiri.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Kur thamë JO për “Safe City, Dafina trillon duke menduar se të gjithë janë VREDI

Shpifjet për “Safe City” janë përpjekje për të mbuluar boshtin VMRO-VREDI-Levica

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj, siç i cilëson ai, shpifjeve dhe trillimeve që u shfaqën në opinion publik pas qëndrimit të BDI-së kundër projektit “Safe City” në formën e propozuar nga pushteti.

Sipas Ademit, në momentin kur BDI tha “JO” për këtë projekt, u aktivizua “refleksi i njohur i pushtetit”, duke zëvendësuar argumentet me shpifje dhe përgjigjet me trillime. Ai akuzon përfaqësuesen e VMRO-DPMNE-së, Dafina, se doli publikisht duke fabrikuar pretendime për “takime” dhe “oferta”, duke e shndërruar, siç thotë ai, shtetin në teatër dhe Kuvendin në skenë improvizimesh politike.

“Kur mungojnë faktet, shpiken dialogë; kur s’ka përgjigje, prodhohet tym”, thekson Ademi, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë takim mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe përfaqësueses së VMRO-DPMNE-së, e aq më pak pazare për hyrje në Qeveri.

“Ta sqarojmë pa ekuivok: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk ka pasur asnjë takim me të dhe nuk ka pasur kurrë pazare për hyrje në Qeveri. Kaq. Ne nuk jemi VREDI dhe ajo e di mirë këtë”, thekson Ademi.

Sipas tij, e gjithë zhurma mediatike ka një qëllim të qartë politik: të mbulojë realitetin që po konsolidohet në skenën politike, atë që ai e quan boshti VMRO-VREDI-Levica. Ademi vlerëson se po ndërtohet një alibi për të justifikuar një pushtet pa legjitimitet, i mbështetur nga, siç shprehet ai, servilizmi i atyre që qëndrojnë në pushtet me çdo kusht, edhe kur nuk përfaqësojnë askënd përveç interesave personale.

“Kur një koalicion nuk ka legjitimitet, i rritet propaganda. Kur mungon drejtësia, shtohet shpifja”, përfundon reagimin e tij sekretari i përgjithshëm i BDI-së.

Continue Reading

Lajme

Flamuri Kuq e Zi/ Pas 20 shkurtit nis gjykimi ndaj Qyrës

Pas 20 shkurtit do të mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e denoncimit për shkelje, të cilën stacioni policor në Strugë e dorëzoi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar kundër kryetarit të Strugës, Mendi Qyra dhe Komunës së Strugës.

Arsyeja është se gjatë shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar më 28 nëntor në Strugë, nuk ishte vendosur flamuri shtetëror.

Gjyqi në Strugë konfirmoi këtë informacion për Alsat. Thanë se në seancë do të thirret Qyra, kundër të cilit është dorëzuar denoncimi dhe parashtruesi i denoncimit, MPB-ja, pas së cilës do të merret vendimi përfundimtar. Të dyja palët do të kenë mundësinë të prezantojnë provat e tyre. E gjithë kjo vjen pasi Gjykata e Strugës pranoi kërkesën e stacionit policor të Strugës për nisjen e procedurës.

Rasti udhëhiqet nga gjyqtarja Jasna Partalkoska. Nëse gjykata konstaton faj, kryetari dhe komuna përballen me gjoba sipas ligjit, për subjektin juridik, në këtë rast Komuna e Strugës nga 20.000 deri në 200.000 denarë, dhe për personin përgjegjës, në këtë rast Mendi Qyra, nga 10.000 deri në 30.000 denarë./ Alsat.mk

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme19 hours ago

Shaqiri: Sistemin “Safe City” do ta kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri ka kundërshtuar zbatimin e sistemit “Safe City”, me ç’rast shoferët që bëjnë shkelje...

Lajme19 hours ago

Ademi: Kur thamë JO për “Safe City, Dafina trillon duke menduar se të gjithë janë VREDI

Shpifjet për “Safe City” janë përpjekje për të mbuluar boshtin VMRO-VREDI-Levica Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër...

Sport22 hours ago

Ski klub Dita shkëlqen në Kupën Alpike të Kodrës së Diellit

Ski klub Dita ka marrë pjesë me sukses në turneun e skijimit Kupa Alpike e Kodrës së Diellit, në disiplinën...

Lajme1 day ago

Flamuri Kuq e Zi/ Pas 20 shkurtit nis gjykimi ndaj Qyrës

Pas 20 shkurtit do të mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e denoncimit për shkelje, të cilën stacioni policor...

Lajme1 day ago

Taravari kritikon ashpër projektin “Safe City”

Kreu i ASH-së, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj projektit “Safe City”, duke e cilësuar atë si diskriminues, me rreziqe...

Lajme1 day ago

Ilir Demiri ishte deputeti që siguroi votën e 81-të për të kaluar ligji për “Safe City”

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar...

Lajme1 day ago

Iseni: Nga 1 shkurti nis “Safe City”, siguria e qytetarëve po bëhet realitet

Zëvendësministri i Policisë, Astrit Iseni, ka njoftuar se sot është miratuar Ligji për kundërvajtje, duke hapur rrugën për fillimin e...

Lajme1 day ago

Votohet ligji për “Qytetin e Sigurt”, zbatimi nis më 1 shkurt

Deputetët e Maqedonisë së Veriut votuan për ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, me të cilin mundësohet që sistemi Qyteti i...

Lajme2 days ago

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion...

Lajme2 days ago

Së shpejti përmes telefonit do të kontrolloni se sa rrymë po harxhoni

Digjitalizimi i sektorit energjetik në Maqedoninë e Veriut pritet t’u japë fund dilemave të qytetarëve nëse faturat e rrymës janë...

Trending