Lajme
Aksidenti i çuditshëm, makina përfundon mbi çati
Një aksident i pazakontë dhe i rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin Bohmte në Gjermaninë veriperëndimore, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi çatinë e një hambari rreth 3 metra lartësi.
Sipas njoftimit të policisë lokale, gjithçka nisi kur mjeti, i drejtuar nga një burrë 42-vjeçar, u përplas fillimisht me një automjet të parkuar. Më pas theu një gardh dhe hyri në një kopsht ku goditi një djalë shtatëvjeçar që ndodhej në një trampolinë. Fëmija u plagos rëndë dhe është në gjendje kritike, shkruan A2 CNN.
Më pas makina është ngritur në ajër dhe ka përfunduar në çatinë e një hambari fqinj. Ajo mbeti e bllokuar aty dhe u desh ndërhyrja e një vinçi për ta larguar nga vendi i ngjarjes.
Shoferi dhe bashkëshortja e tij u plagosën rëndë. Në makinë ndodheshin gjithashtu dy djemtë e tyre, të moshës 11 dhe 12 vjeç, si dhe një pasagjer 13-vjeçar, të cilët pësuan lëndime të lehta.
Në vendngjarje ndërhynë dhjetëra zjarrfikës, autoambulanca dhe dy helikopterë shpëtimi. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë për shkatërrimin e plotë të një pjesë të oborrit dhe të lodrave të fëmijëve. Policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Lajme
Mexhiti uron Kurtin për fitoren: Kosova sot votoj për vazhdimësi dhe besim në rrugën e nisur
Bashkëkryetari i partisë VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se fitorja e VV-së, është një konfirmim i qartë i besimit të qytetarëve të Kosovës në drejtimin politik të vendit.
“Urime për këtë rezultat dhe për vazhdimin e mandatit të ri, miku im, kryeministër Albin Kurti. Kjo fitore është shenjë e qëndrueshmërisë së vullnetit demokratik dhe e vazhdimësisë së një agjende qeverisëse që ka marrë mbështetje të gjerë.
Kosova sot e ka dhënë mesazhin e saj qartë. Ka votuar për vazhdimësi dhe besim në rrugën e nisur.
Urime Kosovë!”, ka shkruar Mexhiti.
Lajme
Abdixhiku: Shënojmë rritjen më të madhe! Kemi fituar 20 deputetë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në konferencën për media u shpreh se Kosova edhe njëherë dëshmoi prekuri demokratike.
Për këtë gjë bëri një falënderim për të gjithë qytetarët dhe siç u shpreh, në veçanti votuesit e LDK-së.
“Kosova dëshmoi edhe njëherë pjekuri demokratike. Për këtë meritoni një falënderim qytetarë. Falënderim të veçantë dua t’u bëj edhe institucioneve përgjegjëse. Dua t’i falënderojë mbështetësit dhe votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.
Abdixhiku, për rezultatet e këtyre zgjedhjeve tha se LDK-ja sonte shënon rritjen më të madhe që ndonjë subjekt politik ka siguruar në këto zgjedhje.
“Lidhja Demokratike e Kosovës sonte shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto palë zgjedhje. Në vetëm një muaj fushatë, me kaq pak kohë, LDK-ja ka kaluar nga 13 për qind, në 18 për qind, përkatësisht në 20 mandate”, tha ai.
Lajme
Osmani: VV-ja s’e ka asnjë arsye ta refuzojë emrin tim për presidente
Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fare arsye që ta refuzojë atë që ta rimarrë këtë post.
Këto fjalë i tha në adresimin e parë për media pas daljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim për presidente të shtatë të Republikës së Kosovës. Kaq është përgjigja ime”, tha Osmani në konferencë për media.
Lidhja Demokratike të Kosovës numëron 17 për qind bazuar në rezultatet në fjalë.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
