Lajme
Dimitrievski: Kumanovën po e bëjmë qendër rajonale ekonomike të Ballkanit
Kumanovë, 29 shtator – Dimitrievski dha një raport të shkurtër për punën e deritanishme, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij, së bashku me qytetarët, kanë realizuar mbi 800 projekte.
Lideri i lëvizjes ZNAМ – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, në konferencën e sotme për media, në fillim të fushatës zgjedhore, tha se kjo lëvizje do të jetë fitues i madh në këto zgjedhje lokale – në Kumanovë, në Çair, në Qendër, në të gjitha 53 komunat dhe në qytetin e Shkupit ku kanë kandiduar lista këshilltarësh. Ai kërkoi besimin e qytetarëve për të vazhduar ta ndryshojë Kumanovën për të mirë.
“ZNAМ vepron me agjendë, me plan dhe me koncept. Në krye të agjendës sonë janë komunat e zhvilluara, moderne dhe të qëndrueshme. Në krye të agjendës sonë është një Maqedoni më e mirë, më e fuqishme dhe më prosperuese. Jam i bindur se ZNAМ do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve sepse kemi kandidatët më të mirë për kryetarë komunash dhe këshilltarë – njerëz të respektuar e të çmuar në mjediset e tyre, që me zgjedhjen e tyre do të sjellin cilësi të re në punën e komunave dhe këshillave komunalë”, tha Dimitrievski.
Si kryetar aktual i Kumanovës dhe kandidat për një mandat të ri katërvjeçar, ai theksoi se gjatë tetë viteve të fundit së bashku me qytetarët kanë treguar se çfarë do të thotë të rrokësh punën dhe si duhet të udhëhiqet komuna më e madhe në Maqedoni.
“E kemi rikonstruktuar nga themeli sallën sportive, po e ndryshojmë pamjen e Sokolanas, po e rregullojmë Parkun e Qytetit dhe Sheshin ‘Marshal Tito’. Dhe, ajo për të cilën jam veçanërisht krenar – nuk e premtuam, por e realizuam – futuam transport publik falas për të gjithë”, tha ai.
Dimitrievski shtoi se Kumanova duhet të bëhet qendër e re rajonale ekonomike në Ballkan, ku përveç zhvillimit lokal, do të zhvillohet edhe ekonomia rajonale, do të rritet numri i vendeve të punës, do të ketë investime vendore dhe të huaja. Ai përmendi investimet e “Lidl”-it mbi 108 milionë euro, si dhe të kompanive “Armos Plus”, “Drexlermaier” dhe bizneseve vendore që po riinvestojnë në qytet.
Sipas tij, kjo do të rrisë fuqinë ekonomike të qytetarëve dhe njëkohësisht do të jetë motivim për të rinjtë që të qëndrojnë, të krijojnë dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kumanovë.
Ai paraqiti edhe disa nga projektet prioritare për mandatin e ardhshëm katërvjeçar: zgjidhje të reja të komunikacionit për shoferët, këmbësorët dhe çiklistët, tre çerdhe të reja, rikonstruksion shkollash dhe ndërtim të parqeve.
Lideri i ZNAМ njoftoi se do të zhvillojnë një fushatë pozitive e të ndershme, pa akuza e fyerje, duke e bazuar garën te programet.
Në fund, Dimitrievski paralajmëroi se të mërkurën, në orën 19:00, në Sheshin e Qytetit në Kumanovë, do të mbahet Konventa për promovimin e kandidaturës së tij për kryetar komune dhe prezantimin e listës së këshilltarëve, ku ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të njihen nga afër me të gjitha zgjidhjet dhe projektet për të ardhmen e qytetit.
Lajme
VLEN: Mbi 6 milionë euro investim- Saraji fiton siguri, zhvillim dhe dinjitet
Fillimi i punimeve për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit është një ogur i mirë për mijëra banorë të kësaj ane. Ky investim strategjik i cili kap vlerën mbi 6 milionë euro i jep fund një problemi shumëvjeçar që përbënte rrezik për jetën e qytetarëve, pronën dhe tokat bujqësore.
I nisur nga koha e Izet Mexhitit si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër, tani nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi dhe përkushtimit të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ky projekt po merr formë si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë vendbanim.
Saraji për 22 vjet u la në harresë. Çdo cikël zgjedhor shoqërohej me premtime të njëjta, ndërsa pas zgjedhjeve qytetarët ngelnin me përmbytjet, dëmet materiale dhe zhgënjimin.
Prandaj sot kësaj politike të mashtrimit i ka ardhur fundi dhe qytetarët me të drejtë pyesin;
Pse Saraji u la për dekada pa mbrojtje?
Pse mijëra familje u detyruan të jetojnë nën frikën e çdo reshjeje dhe përmbytjeje?
Me VLEN investimet janë një tjetër provë se premtimet po shndërrohen në vepra, ato prekin te qytetarët dhe problemet e trashëguara po marrin zgjidhje konkrete.
Prandaj mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe të garantojmë zhvillim të qëndrueshëm për çdo qytetar.
Lajme
Drejtori i NPK Samet Bislimi bashkë me ekip ndihmon banorët e Çajlës me furnizim me ujë të pijshëm
Drejtori i NPK-së, Samet Bislimi, së bashku me ekipin e ndërmarrjes, ka dalë në terren në fshatin Çajlë për t’u qëndruar pranë banorëve dhe për t’u siguruar furnizim me ujë të pijshëm në këtë situatë të krijuar.
I shoqëruar nga kryetari i Këshillit Komunal, Jusuf Abduli, dhe këshilltarët komunalë, Bislimi ka koordinuar angazhimin e ekipeve të NPK-së për shpërndarjen e ujit dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për qytetarët.
“Jemi pranë banorëve në çdo moment kur kanë nevojë për mbështetje. Ekipet tona janë të angazhuara në terren për të siguruar furnizimin me ujë dhe për t’iu dalë në ndihmë familjeve të Çajlës”, është mesazhi i përcjellë gjatë këtij aksioni.
Angazhimi i NPK-së vazhdon me qëllim që qytetarët të kenë përkrahjen e nevojshme dhe shërbimet bazë të garantuara deri në tejkalimin e situatës.
https://www.facebook.com/share/p/1EEX3utUHC/?mibextid=wwXIfr
Lajme
Konflikt për paratë e punës: Pronari rrah punëtorin në Negotinë të Gostivarit
Më 18.07.2026 në ora 19:00 në Departamentin Policor të Gallatës, Z.B. (50) nga fshati Toplicë ka raportuar se rreth orës 16:25, derisa po punonte në shtëpinë e R.N. nga fshati Negotinë, pas një debati lidhur me pagesën për punët e kryera, është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit. Po punohet për zbardhjen e rastit.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
