Lajme
Pse po zgjatet finalizimi i Korridorit 8 deri në dhjetor 2029, arsyet e inxhinerëve dhe qeverisja e kaluar?
Finalizimi i pjesës perëndimore të Korridorit 8 pritet të shtyhet të paktën deri në dhjetor të vitit 2029, pasi inxhinieri mbikëqyrës ka kërkuar zyrtarisht zgjatje të afatit për përfundimin e projektit.
Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës në punimet e autostradës Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçani, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe drejtorin e NP “Rrugë Shtetërore”, Koce Trajanovski.
Sipas Nikolloskit, kërkesa për shtyrje vjen si pasojë e dy viteve të humbura, për të cilat ai fajësoi qeverinë e kaluar, duke thënë se në atë periudhë nuk ishte bërë pothuajse asgjë për përgatitjen e terrenit dhe krijimin e kushteve për ndërtim. Ai theksoi se kjo nuk është vetëm vlerësim politik, por konstatim i përfshirë edhe në raportin zyrtar të inxhinierit mbikëqyrës, i cili ka kërkuar shtyrje minimale prej dy vitesh për të kompensuar vonesat.
“Pjesa e dytë, për fat të keq, duhet të them se qeveria e kaluar për dy vite nuk kishte bërë asgjë. Kjo nuk është vetëm deklaratë e imja apo e kryeministrit apo e drejtorit të NPRRSH-së. Për këtë në muajin nëntor kemi marrë njoftim zyrtar nga inxhinieri mbikëqyrës, i cili kërkoi zgjatje të afatit për përfundimin e projektit për të paktën dy vite, sepse duhej të kompensoheshin ato dy vite të humbura nga qeveria e mëparshme dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç ta bëjmë këtë, kështu që afati do të shkojë të paktën deri në dhjetor 2029, gjë që nuk do të thotë se projekti nuk do të përfundojë edhe më herët”, tha Nikolloski.
Sipaa tij, gjitha sfidat në trasenë po zgjidhen me koordinim të mirë mes institucioneve, ndërsa Qeveria i ka mundësuar operatorit një front të hapur pune në të gjithë trasenë.
“Ne shpesh flasim për këto projekte në paraqitjet tona publike, në konferenca për shtyp, në intervista, ja tani të shihen në terren. Tashmë e kemi kaluar një seksion, autostradën nga Tetova deri në Gostivar, në publik është krijuar perceptimi se është autostradë, por në fakt është rrugë ekspres dhe për herë të parë në këtë segment do të ndërtohet autostradë. Seksioni i dytë është ky ku jemi tani. Diçka që për shumëkënd ishte e paimagjinueshme, që ndonjëherë do të ketë autostradë që e anashkalon Strazhën dhe pjesën më të vështirë të lidhjes me Ohër dhe Strugë dhe gjithë Korridorin 8. Këtu para nesh shihet se po punohet intensivisht në ura, në hapjen e trasesë së autostradës, në skarpata, vërtet po kryhen punë të jashtëzakonshme inxhinierike. Si Qeveri po bëjmë gjithçka që t’u mundësojmë kompanive ndërtuese të përfundojnë sa më shpejt projektet dhe qytetarët t’i përdorin ato. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për PBB-në, jam krenar që në tremujorin e tretë të vitit të kaluar rritja në ndërtimtari ishte 21%, ndërsa në të katërtin 16.7%. Presim rezultate të mira edhe për tremujorin e parë të këtij viti dhe vazhdimësi në periudhën e ardhshme”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Ai potencoi tre sfida në ndërtimin e këtyre segmenteve. E para lidhet me dislokimin e rrjeteve telekomunikuese ndërkombëtare dhe vendore, instalimeve elektrike dhe furnizimit me ujë për Pollogun.
Lajme
Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit, nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun president
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do t’i japë 62 vota bashkë me komunitetet nëse PDK-ja zotohet se do t’i sigurojë gjysmën e votave të saj për emrin e Bekim Sejdiut për president.
“Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër.
“Ata mund të votojnë edhe kundër. Sa herë kanë kërkuar prej nesh, ne kemi qenë të gatshëm për votën për, e ne po e kërkojmë gjysmën e tyre kundër”, ka thënë Kurti në konferencë për shtyp.
“Nëse PDK-ja është kundër Sejdiut atëherë unë u them shpreheni me votë. Mos votoni për, veç votoni. Ndoshta është momenti i tillë që ndoshta 6 nga deputetët e LDK-së mund të na bashkëngjitet. Unë besoj që nëse do ta kishim një votë të tillë të përbashkët vështirë që edhe Sejdiu do të thoshte ‘jo nuk do ta shpëtojë Kosovën’”, ka thënë Kurti.
Lajme
Artan Grubi ofroi 335 mijë euro garanci për heqjen e masës së arrestit shtëpiak
Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi, i akuzuar në rastin “Lotaria Shtetërore”, ka ofruar rreth 335 mijë euro si garanci për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, njoftoi Gjykata Themelore Penale në Shkup, shkruan Portalb.mk.
“Mbrojtja ofroi pasuri të paluajtshme në vlerë prej 335.707 eurosh si garanci se i akuzuari do të jetë në dispozicion të organeve të ndjekjes gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.
Propozimi i mbrojtjes i është dërguar Prokurorisë Publike për mendim. Pas marrjes së mendimit, Këshilli Penal do të vendosë nëse do ta pranojë garancinë.
Nga Gjykata bëjnë të ditur se aktakuza për rastin e Lotarisë Shtetërore është dorëzuar më 13 gusht 2026. Sipas nenit 470 të Ligjit për Procedurë Penale, masa e arrestit shtëpiak për Grubin skadon më 13 tetor 2026, pas përfundimit të afatit ligjor prej 60 ditësh nga dorëzimi i aktakuzës.
“Masa e arrestit shtëpiak për këtë të akuzuar skadon më 13 tetor 2026”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Lajme
Mickoski kundër shkurtimit të festave: Të respektohen të drejtat e fituara të punëtorëve
Kryeministri Hristijan Mickoski është kundër iniciativës së Odës Ekonomike për uljen e numrit të festave dhe ditëve jo pune.
“Parimisht mendoj se të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen dhe këtu nuk kam asnjë dilemë”, deklaroi Mickoski.
Me këtë, kryeministri praktikisht nuk e mbështeti propozimin e Odës për ndryshimin e zgjidhjes aktuale, sipas së cilës, nëse një festë shtetërore bie të dielën, dita e ardhshme është ditë jo pune.
Oda Ekonomike propozon ndryshime me të cilat do të ulej numri i ditëve jo pune, me arsyetimin se festat e shpeshta ndikojnë në produktivitet dhe krijojnë kosto shtesë për kompanitë.
Kundër kësaj iniciative janë shprehur edhe sindikatat, të cilat vlerësojnë se shkurtimi i ditëve jo pune do të nënkuptonte cenimin e të drejtave të punëtorëve të fituara tashmë.
Sipas qëndrimit të Mickoskit, Qeveria nuk ka ndërmend të mbështesë një zgjidhje që do t’u hiqte punëtorëve të drejta që tashmë i gëzojnë.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
