Sport
Carlo Ancelotti jep lajmin e madh: Neymar rikthehet ndaj Skocisë
Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës kundër Skocisë, pasi ka lënë pas problemet me lëndimin.
Pas fitores së Brazilit ndaj Haitit, trajneri italian dha lajmin që tifozët brazilianë prisnin me padurim, duke konfirmuar rikthimin e yllit të skuadrës.
“Po, Neymar do të jetë gati për ndeshjen kundër Skocisë”, deklaroi Ancelotti.
Sulmuesi brazilian kishte munguar në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike, por tani duket se është rikuperuar plotësisht dhe është në dispozicion të ekipit.
Rikthimi i Neymarit vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Brazilin, i cili synon të sigurojë sa më shpejt kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës.
Përvoja dhe cilësia e 34-vjeçarit pritet t’i japin një shtysë të madhe skuadrës së Ancelottit, e cila po fiton gjithnjë e më shumë ritëm në këtë edicion të Botërorit.
Me Brazilin që po afrohet drejt sigurimit të kalimit tutje, rikthimi i Neymarit shton edhe një armë të fuqishme në repartin ofensiv para përballjes së shumëpritur me Skocinë.
Sport
Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte
Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë.
Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit janë dëgjuar duke bërë thirrje në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska.
Mlladiqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Para nisjes së takimit, u mbajt edhe një minutë heshtjeje në nderim të tij.
Ngjarja ka ndodhur në prag të përballjes mes dy rivalëve të përbetuar të futbollit serb, Crvena Zvezdës dhe Partizanit.
Lajme
E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes
Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër.
Klubi e ka konfirmuar lajmin me dhimbje, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e Fenerbahçes.
Në të njëjtën ndeshje, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Beşiktaşi me rezultat 2-1.
Sport
Shkëndijën ska kush e ndal, fiton edhe në Kratovë ndaj Sileksit
Shkëndija e Tetovës vazhdon me rezultate pozitive në kampionat, raporton SHENJA. Kuqezinjtë tetovarë regjistruan fitoren e pestë radhazi, pasi në kuadër të xhiros së 5-të të elitës mposhtën Sileksin me rezultat 2:0. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa Shkëndija e zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të. Meliqi realizoi për epërsinë 1:0 të miqve. Kuqezinjtë vazhduan të kërkonin golin e dytë dhe e gjetën atë në minutën e 87-të, kur Xengue shënoi për 2:0, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore, Shkëndija shkon në kuotën e 15 pikëve pas pesë xhirove, ndërsa Sileksi mbetet me 7 pikë. /SHENJA/
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
