Lajme
Azizi kritikon Ali Ahmetin për heshtjen ndaj situatës në Gostivar: “Fshati digjet, plaka krihet!”
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me situatën shëndetësore në Gostivar, ku qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të simptomave gastrointestinale.
Azizi ka thënë se kërkohet zbardhje e plotë e rastit dhe përgjegjësi vetëm pasi të identifikohen shkaqet dhe fajtorët, duke akuzuar opozitën se po nxiton me akuza politike ndaj VLEN-it pa pritur rezultatet e hetimeve.
“Ne mbetemi parimorë, të përmbajtur dhe korrektë. Nuk besojmë në akuza apriori dhe as në gjykime pa fakte”, ka shkruar Azizi.
Ai ka kritikuar mungesën e reagimit, sipas tij, nga ana e Ali Ahmetit, duke thënë se situata në Gostivar nuk duhet të përdoret për përfitime politike.
“Është e pakuptueshme dhe thellësisht jo njerëzore që, në një qytet ku rreth 70% e banorëve përballen me pasojat e një helmimi masiv dhe qytetarët kërkojnë ndihmë në spitale, dikush të organizojë kuvende partie, të mbajë fjalime për patriotizëm dhe në mbrëmje të festojë sikur asgjë të mos kishte ndodhur”, ka deklaruar Azizi.
Deputeti i VLEN-it ka shtuar se heshtja ndaj kësaj situate, sipas tij, tregon mungesë ndjeshmërie njerëzore.
“Kjo është ajo që qytetarët e shohin dhe e gjykojnë vetë: jo vetëm mungesën e përgjegjësisë politike, por mbi të gjitha mungesën e ndjeshmërisë njerëzore”, ka përfunduar Azizi.
Lajme
Tajfuni godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion banorë
Kina po përgatitej prej disa ditësh për mbërritjen e stuhisë në bregdetin lindor, ndërsa puna dhe shërbimet e transportit ishin pezulluar në disa zona përgjatë trajektores së parashikuar të saj.
Qendra e tajfunit kaloi mbi bregdetin afër qytetit Yuhuan, në provincën Zhejiang, rreth orës 17:30 (09:30 GMT), tha Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës në një postim online, shkruan Yahoo News.
Shpejtësia maksimale e erës afër qendrës së tajfunit ishte mbi 150 kilometra në orë në momentin kur ai preku tokën, njoftoi Qendra Meteorologjike. Në pjesët qendrore dhe lindore të Zhejiang-ut pritet të bien nga 250 deri në 500 mm reshje shiu.
Autoritetet zhvendosën më shumë se 900,000 banorë nga qyteti i Wenzhou-ut dhe hapën më shumë se 1,000 strehimore emergjente.
Rreth 1,400 fluturime nga dhe drejt dy aeroporteve kryesore të pasagjerëve në Shanghai u anuluan të dielën, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
Lajme
Vuçiq: Deklarata e Zelenskyt, goditja më e madhe kundër shqiptarëve në 14 vjet
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se në Prishtinë po bëhet “gjueti shtrigash” kundër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas deklaratës së tij kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd.
“Prishtina ka reaguar shumë ashpër kundër Zelenskyt. Atje po bëhet një gjueti shtrigash kundër tij. Vetëm imagjinojeni çfarë rezultati do të ishte sikur të vinte dhe të thoshte: ‘Po, Kosova është Serbi’. A kanë pasur shqiptarët goditje më të fortë se kjo në 14 vitet e fundit?”, ka thënë Vuçiç të dielën në Beograd.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse pret ndonjë pasojë për serbët e Kosovës pas kësaj. Ai ka thënë se “e di që është shumë e vështirë për ta, por ne nuk mund të luftojmë kundër NATO-s”.
Lajme
Superlajm për tifozët e Shkëndijës së Tetovës
Tifozët e KF Shkëndijës dhe dashamirësit e futbollit do të kenë mundësinë të ndjekin sërish nga afër paraqitjen e kuqezinjve në skenën evropiane.
Televizioni Publik TVM2 ka siguruar të drejtat e transmetimit direkt për ndeshjen e rëndësishme të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ekipi nga Tetova do të përballet në udhëtim me skuadrën skoceze Hibernian, në një duel që premton emocione të mëdha dhe rivalitet të lartë për kalimin në fazën tjetër.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
