Lajme
600 mijë euro për morgun ortodoks në Kumanovë, ndërsa varrezat muslimane mbeten në mëshirë të fatit
Përgatiti: Anila Pajaziti
Kumanova është përfshirë nga një debat i nxehtë pas vendimit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për të ndarë 36 milionë denarë, ose rreth 600.000 euro, për rekonstruksionin e Kapelës së Qytetit në varrezat ortodokse. Projekti i miratuar si formë kredie nga kredia hungareze, implementohet përmes Ndërmarrjes Publike “Pastrim dhe Gjelberim”, dhe parasheh një rikonstruksion të plotë të objektit, duke përfshirë çatinë, fasadën, instalimet dhe rregullimin e një parkingu përreth, përcjell INA.
Derisa autoritetet komunale dhe kryetari Maksim Dimitrievski e mbrojnë këtë si një investim të nevojshëm publik për të gjithë qytetarët, ky vendim ka ngritur pakënaqësi në opinion nga këshilltarët komunal të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).
Deklaratat dhe përplasja e argumenteve në terren
Reagimet e ashpra nga opozita shqiptare janë se qeverisja lokale siguron shuma marramendëse prej 600 mijë eurosh për varrezat ortodokse, ndërsa varrezat muslimane janë në një gjendje katastrofale. Morgu i atjeshëm është tejet i vogël, hapësirat për parking mungojnë plotësisht, dhe çdo përmirësim deri më tani është realizuar ekskluzivisht përmes vetëkontributit të vetë qytetarëve, pa asnjë ndihmë apo investim institucional nga ana e komunës.
Në reagimin e tij, këshilltari komunal nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Huzef Mustafa, theksoi se kjo nuk është politikë, por diskriminim i hapur.
“A mund të gjenden 600 mijë euro për varrezat ortodokse, ndërsa për varrezat myslimane nuk parashihet asnjë denar? Kjo nuk është thjesht çështje buxheti. Është çështje e prioriteteve, përgjegjësisë dhe trajtimit të barabartë të qytetarëve.”, theksoi Mustafi.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski-Maksi, i kundërshtoi ashpër këto qëndrime, duke bërë thirrje që kjo çështje të mos politizohet.
“Varrezat janë për të gjithë qytetarët. Ato janë qytetare, publike dhe të përbashkëta, kurse respekti ndaj të ndjerëve dhe familjeve të tyre nuk guxon të jetë lëndë e manipulimeve politike dhe nxitjes së intolerancës fetare.”, u arsyetua Dimitrievski, duke mos u përgjigjur se pse gjysma e këtyre mjeteve nuk u dedikua për varrezat muslimane.
Pyetjet pa përgjigje dhe barra e kredive publike
Ky investim është një formë kredie, që do kthehet nga komuna, e që taksapagues janë të gjithë qytetarët.
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer akuza se si është e mundur të gjenden fonde kaq të mëdha për një projekt të caktuar, ndërkohë që nevojat elementare të komuniteteve të tjera injorohen plotësisht. Përpos anashkalimit të varrezave muslimane, banorët po përballen me mbeturina që nuk mblidhen rregullisht, me ndërmarrje gati të kapitulluara pa rroga.
Qytetarët e Kumanovës kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe trajtim të barabartë të të gjitha lagjeve dhe hapësirave publike, duke kërkuar që prioritetet e komunës të orientohen drejt nevojave reale dhe jo ndarjeve selektive.(INA)
Lajme
Ali Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gurguricë, ku është prezantuar programi i kandidatit të tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.
Ahmeti theksoi se Bërvenica meriton përfaqësim të përgjegjshëm dhe zhvillim, ndërsa shprehu bindjen se Jahiji përfaqëson alternativën që do t’u mundësojë qytetarëve të vendosin vetë për të ardhmen e komunës.
“Sonte, së bashku me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim, në Gurguricë, takuam qytetarët për të bashkëbiseduar mbi vizionin tonë për Bërvenicën dhe për të prezantuar programin e kandidatit tonë për kryetar komune, z. Arkin Jahiji.
Bërvenica meriton përfaqësim dinjitoz, të denjë dhe të përgjegjshëm. Gurgurica dhe çdo vendbanim i komunës meritojnë një kryetar që i përfaqëson interesat e qytetarëve, që nuk luan me fatin e tyre, që nuk e dorëzon Bërvenicën te të tjerët dhe që nuk e tjetërson vullnetin e qytetarëve, ashtu siç ndodhi para një viti.
Jam i bindur se qytetarët e Bërvenicës e dinë se ku qëndron alternativa e dinjitetshme dhe premtuese. Ajo është te Arkin Jahiji, te vizioni i tij dhe te përkushtimi për një Bërvenicë që vendos vetë për të ardhmen e saj.
Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim!
Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, ka shkruar Ahmeti.
Lajme
Kasami dhe Mexhiti vizitojnë shtabin e Jakup Huseinit në Çellopek: Edhe 7 ditë deri te ndryshimi
Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në Çellopek. Pas vizitës në shtab, ata kanë vijuar me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e fshatit.
Huseini ka ndarë pamje nga takimi, duke theksuar mbështetjen që po merr në prag të zgjedhjeve lokale të 18 tetorit, nga të cilat e ndajnë edhe vetëm një javë.
“Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini në statusin e tij.
Lajme
Tragjedi në Gjilan: Babai e vret djalin!
Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit, këtë e ka konfirmuar edhe Policia.
Siç mëson Gazeta Nacionale nga burime të sigurta, babai e ka vrarë djalin e tij.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka njoftuar se rreth orës 19:30 janë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, një person i lindur në vitin 1997 ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
