Lajme
BE-ja nuk ndryshon rregullat për shoferët nga Ballkani
Brukseli nuk bën përjashtim për shoferët e Ballkanit – kështu që, të paktën për momentin, pritjet se Bashkimi Evropian do të ofronte një regjim të veçantë për profesionistët nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor kanë mbaruar. Komisioni Evropian konfirmoi më 1 shtator se po e ndjek çështjen, por rregulli i qëndrimit deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore vazhdon të zbatohet.
Për shoferët profesionistë, çdo hyrje pune në Shengen regjistrohet si qëndrim, pavarësisht nëse nuk udhëtojnë si turistë, por transportojnë mallra apo pasagjerë. Ditët e hyrjes dhe daljes llogariten si ditë të plota, prandaj shoferët që udhëtojnë shpesh nëpër disa vende evropiane e arrijnë limitin relativisht shpejt.
Komisioni Evropian thekson se Sistemi i Hyrjes/Daljes, i njohur si EES, nuk ka futur ndonjë kufizim të ri. Rregulli 90/180 ekzistonte edhe më parë, por sistemi elektronik, i cili ka qenë plotësisht funksional që nga 10 prilli 2026, regjistron automatikisht kalimet dhe e bën shumë më të lehtë zbulimin e personave që kanë tejkaluar afatin e qëndrimit.
Sipas shpjegimit zyrtar të Delegacionit të BE-së në Maqedoni, shoferët mund të shmangin regjistrimin në EEA nëse kanë leje qëndrimi në një shtet anëtar ose nëse shërbimet kompetente kufitare i njohin ata si punëtorë ndërkufitarë. Megjithatë, edhe ky status nuk krijon një përjashtim të përgjithshëm nga rregulli 90/180 në të gjithë zonën Shengen.
Strategjia e vizave e Komisionit Evropian që nga janari i përfshiu në mënyrë të qartë shoferët e kamionëve midis profesioneve me lëvizshmëri të lartë që duhet të merren në konsideratë për qëndrime afatshkurtra të zgjatura për herë të parë. Por strategjia njofton një shqyrtim të rregullave të reja të mundshme, jo një zgjidhje që është miratuar tashmë.
Zëdhënësi i Komisionit, Markus Lammert, tha se Brukseli është në kontakt me partnerët nga Ballkani Perëndimor, por nuk konfirmoi që takimi i paralajmëruar mbi statusin e shoferëve profesionistë u zhvillua më 1 shtator. Vizat dhe lejet e qëndrimit afatgjatë të lëshuara nga shtetet anëtare individuale mbeten opsione të disponueshme.
Ministria e Transportit e Maqedonisë njoftoi se po punon për zgjidhje dypalëshe me disa vende. Sipas ministrisë, janë arritur marrëveshje me Zvicrën, Kroacinë dhe Rumaninë, dhe po zhvillohen bisedime me Austrinë, Gjermaninë dhe Slloveninë.
Transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi kërkojnë që qëndrimi i tyre të llogaritet sipas orëve të kaluara në të vërtetë ose që t’u jepet status i posaçëm profesional. Pas paralajmërimit për protesta, shoqatat e transportit njoftojnë bllokime të mundshme të kufijve të Shengenit nga 14 shtatori nëse nuk marrin një zgjidhje konkrete kalimtare.
Lajme
Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje
Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili më vonë ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.
Të shtënat u raportuan më 6 shtator rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pcinski” dhe Vojdan Çernodrinski” në Shkup.
Nga MPB thonë se D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, po qëndronin para një dritareje biznesi në atë moment.
Një një motoçikletë që ishin dy persona ndaloi përpara tyre, pas së cilës u qëllua me armë zjarri ndaj grupit. Sulmuesit ikën menjëherë.
Një nga plumbat goditi A.M., i cili u dërgua me ambulancë në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza, ku dhe ndërroi jetë.
Nga policia ende nuk kanë njoftuar për identitetin e sulmuesve, dhe arsyet incidentit.
Lajme
Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua për vdekje një 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, raportuan mediat gjermane.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa i vdekur mbeti një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës 27 vjeçare.
Lajme
Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë
Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta gjykojë në mungesë.
Familjarët e ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, kanë angazhuar Avokatin Elenko Millanov, i cili dorëzoi te gjyqtarja listën me prova. Bajrami është i akuzuari i parë. /Alsat.mk
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
