Lajme
163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!
Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc
Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 06:30, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë.
Sipas policisë, 49-vjeçari H.V.S. nga Rumania po drejtonte një automjet tip Audi, me targa rumune, kur sistemi i mbikëqyrjes “Qyteti i Sigurt” regjistroi shkeljen.
Ai u identifikua si person që dyshohet se ka kryer veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rreth orës 11:20, kur automjeti po dilte nga vendi përmes pikës kufitare Tabanoc, policia e ndaloi dhe e arrestoi shtetasin rumun.
Ai u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Nga 80 në 163 km/h – më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar!
Lajme
Ali Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gurguricë, ku është prezantuar programi i kandidatit të tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.
Ahmeti theksoi se Bërvenica meriton përfaqësim të përgjegjshëm dhe zhvillim, ndërsa shprehu bindjen se Jahiji përfaqëson alternativën që do t’u mundësojë qytetarëve të vendosin vetë për të ardhmen e komunës.
“Sonte, së bashku me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim, në Gurguricë, takuam qytetarët për të bashkëbiseduar mbi vizionin tonë për Bërvenicën dhe për të prezantuar programin e kandidatit tonë për kryetar komune, z. Arkin Jahiji.
Bërvenica meriton përfaqësim dinjitoz, të denjë dhe të përgjegjshëm. Gurgurica dhe çdo vendbanim i komunës meritojnë një kryetar që i përfaqëson interesat e qytetarëve, që nuk luan me fatin e tyre, që nuk e dorëzon Bërvenicën te të tjerët dhe që nuk e tjetërson vullnetin e qytetarëve, ashtu siç ndodhi para një viti.
Jam i bindur se qytetarët e Bërvenicës e dinë se ku qëndron alternativa e dinjitetshme dhe premtuese. Ajo është te Arkin Jahiji, te vizioni i tij dhe te përkushtimi për një Bërvenicë që vendos vetë për të ardhmen e saj.
Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim!
Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, ka shkruar Ahmeti.
Lajme
Kasami dhe Mexhiti vizitojnë shtabin e Jakup Huseinit në Çellopek: Edhe 7 ditë deri te ndryshimi
Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në Çellopek. Pas vizitës në shtab, ata kanë vijuar me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e fshatit.
Huseini ka ndarë pamje nga takimi, duke theksuar mbështetjen që po merr në prag të zgjedhjeve lokale të 18 tetorit, nga të cilat e ndajnë edhe vetëm një javë.
“Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini në statusin e tij.
Lajme
Tragjedi në Gjilan: Babai e vret djalin!
Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit, këtë e ka konfirmuar edhe Policia.
Siç mëson Gazeta Nacionale nga burime të sigurta, babai e ka vrarë djalin e tij.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka njoftuar se rreth orës 19:30 janë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, një person i lindur në vitin 1997 ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
