32 viktima dhe 617 të infektuar me virusin korona

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.621 testime të realizuara, 617 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 450 pacientë të shëruar, ndërka, 32 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.