47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK  në Kosovë, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 47 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.

Sot më 22 qershor 2020, janë shëruar 22 pacientë në Kosovë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave deri më sot është gjithsej 1069 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPKnë Kosovë  me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.831 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.