Adriana Matoshi me fustan të bardhë: Mos u martoni pa dashuri!

Aktorja e njohur shqiptare Adriana Matoshi, ka publikuar një fotografi mjaft interesante me një mesazh domethënës.

Matoshi e veshur në vello si një nuse, ka dhënë një porosi për të gjithë beqarët, duke I këshilluar ata që mos të martohen pa dashuri.

“Mos u martoni pa dashuri”, ka qenë mesazhi i Adrianës në fotografinë që ka publikuar në Instagram, transmeton Zeri.info.

Aktorja e cila është divorcuar nga bashkëshorti i saj Albert Sylejmani pas disa vitesh martesë, gëzon një famë të madhe që prej pjesëmarrjës në serialin “O sa mirë” me rolin e “Sasës”./Zëri