Agim Ismailoviqi e “dridhi” gjykatën: “Unë nuk iki si Gruevski e Mijallkovi, nuk jam dezertor”

Në fjalën e mbajtur pas aktvendimti të Gjykatës për dënim me burg të përjetshëm të Halil Demirit, Agim dhe Afrim Ismailoviqit, prokurorja Fatime Fetai ka kërkuar që ata të arrestohen menjëherë, për shkak të rrezikut se mund të ikin.

Mirëpo në fjalën e tij, Agim Ismailoviq, kërkoi të lirohet deri sa vendimi të bëhet i plotfuqishëm duke premtuar se nuk ka ndërmend të ikë askund.
“Nuk jam dezertor si Gruevski, Mijallkovi, Boshkovski, e të tjerë. Unë nuk do të ki, do të qëndroj këtu deri sa të shpallet vendimi në instancë të fundit, e madje edhe në Strasburg”, theksoi Ismailoviq, raporton gazeta Lajm.

“E kam thënë që në fillim, se nuk kam asgjë të bëj me këtë vepër, kurse ju mund të vendosni si të doni. Unë kam qenë në liri tre vite, edhe ditën e fundit kur është dhënë propozimi për paraburgim kam shkuar vullnetarisht”, tha ai, duke shtuar se nuk beson që vendimi i sotëm është vendim i gjykatës, porse “vendim i seruar”