Agjencioni për Rini dhe Sport: Mundja në nivel tjetër nën udhëheqjen e Betim Vrenezit!

Sporti i mundjes në vendin tonë ka shënuar “restart” pas pauzës të gjatë për shkak pandemisë me koronavirusin. 18 mundës po vijojnë përgatitjet në Mavrovë, ndërsa në vizitë ishin edhe nga Agjencioni për Rini dhe Sport për të vëzhguar punën e federatës së mundjes rreth kushteve të ofruar mundësve.

Kryetari i FMMV-së Betim Vrenezi mori lavdërata nga Tomislav Andonovski, me këta të fundit që vlerësuan tejmase punën e deri tanishme të federatës së mundjes.

“Jemi të kënaqur, pasi Federata e Mundjes së Maqedonisë në vitet e fundit në kohë i përgatitë të gjitha programet, po konkuron me numër të madh të sportistëve në skenën ndërkombëtare dhe po arrin rezultate të mira jasht vendit. Federata e Mundjes jo rastësisht është e përkrahur nga Agjencioni për Rini dhe Sport, pasi atë që e realizojnë është në lidhje më të gjithë neve”. 

Andonovski theksoise punët në Federatën e Mundjes kanë ndryshuar shumë me ardhjen e Vrenezit në postin e presidentit.

“Para se ta merr drejtimin e Federatës së Mundjes Betim Vrenezi, vazhdimisht kishim probleme me organizimi dhe probleme tjera. Arriti ti konsiledojë të gjitha punët, tashmë ka 32 klube funksionojnë. Ajo që është më e rëndësishme për ne, të gjitha informacionet që na interesojnë neve, na vijnë në kohë. Për punën e mirë në Federatën e mundjes lavdëratat nuk vijnë vetëm nga ne, por nga të gjitha institucionet tjera të vendit, pasi arritën të organizojnë edhe evinement ndërkombëtar”. përfundoi Andanovski.