Ajri i ndotur: LSDM-ja kërkon seancë urgjente të këshillit të Qytetit të Shkupit

0
51

Grupi i Këshilltarëve të LSDM dhe koalicionit kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur, që sipas socialdemokratëve, në Shkup po merr përmasa alarmante.

Socialdemokratët thonë se pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionimi I tyre me “Levicën” dhe Arsovskën nuk janë duke ndërmarrë asgjë për të zgjidhur problemin me ajrin e ndotur në Shkup.

Grupi I Këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit, sic njofton KlanM, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit ku do të propozojnë, sic thonë, masa konkrete.

LJUBICA JANÇEVA – GRUPI I KËSHILLTARËVE TË LSDM-së

“Urgjentisht të rritet numri I autobusëve në të gjitha linjat e transportit publik;

-Transporti pa pagesë për qytetarët në Shkup;

-Ndryshim urgjent të mjeteve në Buxhetin e Qytetit të Shkupit, për të rritur mjetet në luftën kundër ndotjes;

-Ndihmë financiare për shkollat për adaptimin e sistemit të ngrohjes me energjensa ekologjike;

-Përgatitja e planit aksional për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup;

-Pastrimi, larja e rrugëve dhe sipërfaqeve publike;

-Veprime të pakushtëzuara të inspektorëve në kryerjen e detyrave”

LSDM-ja, sic percjell KlanM, ka shfaqur dyshime se inspektorët nuk mund të veprojnë pa lejen e Sekretarit të Qytetit të Shkupit duke kërkuar që kjo praktikë të ndërpritet menjëherë.

Socialdemokratët thonë se ndotja enorme e ajrit në Shkup është si rezultat I mosinteresimit të autoriteteve dhe përplasjeve dhe “betejave” të Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së për tenderë e provizione. /KlanMacedonia/