Aktori i njohur amerikan bëhet trend në ‘Twitter’ për një arsye interesante

Zac Efron është bërë temë kryesore në Twitter.

Për momentin ka një debat të madh në mediat sociale dhe gjithçka ka të bëjë me Zac Efron që është kaq seksi, shkruan 247 NAW.

Në Twitter, ka lindur një debat i madh që ka lidhje me Zac Efron, ai është vendosur në qendër të vëmendjes për këtë arsye:

Fansat e Zac kanë nisur të debatojnë se në cilin rol ai duket më seksi

Ata kanë nisur të publikojnë sekuenca të roleve të tij duke shprehur mendimet e tyre se cilat janë të preferuarat.

Deri më tani duket se fansat nuk kanë rënë ende dakord, ndaj Zac Efron është kthyer në trendin e “Twitterit”.

“Në ’17 again’ Zac Efron duket më seksi se në të gjitha rolet, ndaj duhet ta kosniderojmë si një kryevepër”, ka shkruar dikush.

“Më vjen keq, por Zac Efron në ‘Hairspray’ është në nivelin më të lartë”, ka komentuar një tjetër.

Lista vazhdon mjaft gjatë me debated e tyre se cili ishte roli më atraktiv i aktorit ndërsa askush nuk arriti në një përfundim./Lajmi.net/