Aktori nga Prishtina Shkëlqim Bunjaku ka dy fjalë indinjate për shembjen e Teatrit në Tiranë

“Teatri Kombëtar tinëzisht në orët e hershme të mëngjesit u shemb nga Banditët dhe horrat e pushtetit. Diktaturë se jo mahi. Faqja e zezë!!!”. Kështu shkruan aktori i njohur nga Kosova Shkëlqim Bunjaku ku shpreh si shumë artistë të tjerë indinjatën e thellë ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Reagime kundër shembjes së këtij instuticioni me vlera të mëdha të artit dhe kulturës shqiptare ka pasur edhe nga artistë të tjerë nga Kosova. Ndryshe aktori Shkëlqim Bunjaku ka pasur shume ekperienca dhe ftesa për të luajtur në këtë tempull të shenjtë të artit në Tiranë, ku sot në orët e hershme të mëngjesit u shemb nga bashkia e kryeqytetit duke shkaktuar protesta të shumta si dhe dhunë ndaj shoqërisë civile dhe artistëve.