Alarmante/Tetova zë vendin e parë për ajrin më të ndotur në botë

Qyteti i Tetovës sonte zë vendin e parë në botë nga matësit e cilësisë së ajrit për ndotjen më të madhe që ka ky qytet i rajonit të Pollogut.

Ndonëse vitin e kaluar në majat e listës qëndronte Prishtina si qytet më i ndotur, duket se sivjet këtë pozitë do e zë Tetova duke lënë anësh shumë kryeqytete të botës të cilat rradhiteshin në majat e listës si më të ndotura përfshirë këtu Kabulin, Dakën, Katmandun, Ulanbatorin etj.