Alban Taipi, sulmuesi që pritet të shpërthejë te Renova në sezonin e ri (VIDEO)

Elita e futbollit për dy javë ngre siparin e sezonit të ri garues 2020/2021, ndërsa paralel me ambiciet e ekipeve pritet të shihet zhvillimi i disa lojtarëve të ri dhe ambicioz. Një prej ato që pritet të shpërthejë në kampanjën e re është sulmuesi i Renovës, Alban Taipi. 17-të vjeçari merr besimin e trajnerit Bujar Islami në ndeshjet kontrolluese dhe duket se sezonin e ri do ta presë si titullarë, e rrjedhimisht kjo nënkupton më shumë hapsira për të shfaqur potencialin që posedon. Sulmuesi korpulent që luan edhe me moshat e Maqedonisë së Veriut me optimizëm pret sezonin e ri, ndërsa në një prononcim për Tv Shenja shprehet i bindur se Renova e gatshme do ta presë sezonin e ri në skenën vendore dhe paraqitjen në eliminatorer e Liga Evropës.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për fillimin e kampionatit. Jemi në një formë të mirë dhe shpresojmë që ta gjejmë kampionatin në mënyrën maksimale gjithë ekipi. Me disa përforcime që na kanë ardhur si prurje të reja, besoj që do të na ndihmojnë në arritjen e objketivave. Shpresojë në një kampionat të mirë dhe pse jo në garat europiane që të kalojmë raundin e parë”tha sulmuesi i Renovës, Alban Taipi.

Alban Taipi flet në Sportmania për sezonin e ri

🗣 Alban Taipi flet për sezonin e ri💬Shpresoj Renova maksimalisht e gatshme të presë sfidat e reja🎙Personalisht pres minuta dhe paraqitje pozitive📝Më shumë👉 https://bit.ly/2P3jvaJ

Geplaatst door Sportmania op Zondag 26 juli 2020