Ali Ahmeti fton liderët shqiptarë në tryezë të përbashkët (FOTO)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka ftuar liderët e të gjitha partive politike shqiptare në tryezë të përbashkët.- Advertisement –

Siç thuhet në kumtesën e dërguar nga BDI, në tryezë janë ftuar, Z. Afrim Gashi – Alternativa Z. Bilall Kasami – Besa Z. Ziadin Sela – Aleanca për shqiptarët dhe Z. Menduh Thaci – Partia Demokratike Shqiptare.

Kumtesa e cila është dërguar në emër të Ahmetit, thuhet se vjen pas zgjedhjeve të 15 korrikut.

“Në emër të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020, kemi nderin t’ju ftojmë në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare”, thuhet në kumtesë.

Takimi është caktuar të realizohet në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në Hotel Park në Shkup./TV21