Ali Ahmeti: Vet Zaevi e pati thënë se Ahmetit nuk i dridhet qerpiku

BDI nuk ka qenë dhe nuk është peng i asnjë qeverie. Nëse ju kujtohet, dëgjojeni deklarimet e Zoran Zaevit para katër vitesh: 

“Para se të dëgjoj përgjimet, mendoja se Ali Ahmeti ishte peng i Nikolla Gruevskit. Por pasi i dëgjova përgjimet, e kuptova se Ahmetit nuk i dridhe as qerpiku nga Gruevski”. Kështu u shpreh lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në pyetjen nëse ai dhe BDI është peng i qeverisjes së kaluar të VMRO-së. “BDI nuk ka qenë dhe nuk është peng i asnjë qeverie. Nëse ju kujtohet, dëgjojeni deklarimet e Zoran Zaevit para katër vitesh: ‘Para se të dëgjoj përgjimet, mendoja se Ali Ahmeti ishte peng i Nikolla Gruevskit. Por pasi i dëgjova përgjimet, e kuptova se Ahmetit nuk i dridhe as qerpiku nga Gruevski’. Nëse ka ndonjë parti autonome dhe që ballafaqohet si me njërën, ashtu edhe me tjetrën palë, është BDI ajo që ka përmbledh të gjitha forcat nga viti 2002 dhe është përballur me sukses. 

Sigurisht që nuk kemi krijuar partneritet kemi vetëm me shqiptarët në këtë vend. Ne nuk bëjmë as demagogji dhe as hipokrizi, tha Ahmeti, ndërsa foli edhe për 27 Prillin, konkretisht dhunën në Parlamentin e Maqedonisë. “Edhe për 27 prillin, unë tre ditë me radhë shkova në Parlament, sepse situata isha e tillë. Çështja e 27 prillit kishte për qëllim denigrimin tim. Të gjithë aktorët e dinë sepse kanë qenë në takim, dhe ata i janë lutur Zotit të mos jem unë në seancë”, tha Ahmeti, ndërsa foli për mbijetesën e BDI-së, edhe pse sulmohet nga gjithandej- nga pala maqedonase, por edhe nga opozita shqiptare. 

“Vetëm një fakt: a kujtoni se për 20 vjet nuk më kishin vend në tabelë qitëse, sepse kemi mbi dhjetëra mijëra përgjime, dhe le të dalë ndonjë burrë të thotë le të hapet dosja. Unë jam pa dosje në këtë vend. Shqiptarëve pas shpine nuk ju kam punu. Falënderoj shqiptarëve që 18 vite më kanë besuar dhe vazhdojnë të më besoj. Jam përpjek që të mos i zhgënjej. Atë që nuk kam mundur ta bëjë, u kam thënë se nuk kam takat”, tha lideri i BDI-së.