Arbër Ademi shërohet nga Covid-19, u rikthehet aktiviteteve si ministër

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim, Arbër Ademi ka njoftuar se është shëruar nga virusi Covid-19 dhe se prej sot do t’u rikthehet aktiviteteve në Ministri.- Advertisement –

“Sfida me Covid-19 mbaroi, përfundimisht! Pas dy testimeve të njëpasnjëshme ku rezultova negativ, prej nesër i kthehem aktiviteteve dhe shumë punëve që na presin. Ju porosis të keni kujdes, të mbani maska dhe distancën. Faleminderit nga zemra për kujdesin që keni treguar, me ju e kisha shumë më të lehtë!”, shkroi Ademi në faqen zyrtare të tij në “Fejsbuk”.

Për shkak të izolimit nga Covid-19, Ademi nuk ka qenë aktiv si ministër, por në një brifing online që u mbajt ditën e premte, njoftoi se këto ditë priten të sillen protokollet arsimore me të cilat parashihet saktë se si dhe në çfarë forme do të zhvillohet procesi arsimor nga 1 shtatori. /TV21