Arilena vjen me “Business Class” (video)

Arilena tash ka lansuar projektin e saj të dytë muzikor, të cilin e ka titulluar “Business Class”.

Pas hitit debutues “Si aeroplan”, këngëtarja fituese e edicionit të dytë të spektaklit “X Factor Albania”, sjell edhe një tjetër këngë që premton të jetë hit.

“Bisiness Class” është shkruar nga Rozana Radi, derisa muzika është realizuar nga kompozitori maqedonas Darko Dimitrov .

Videoklipi është realizuar nga “The Post Academy”, derisa është lansuar në You Tube nën ombrellën e Elite Production.