Arrestohet 26-vjeçarja nga Tetova për vjedhje në firmë

0
45

Policia e Tetovës bëri të ditur se sot është arrestuar 26-vjeçarja për shkak se dyshohet se nga firma në të cilën ka punuar, ka vjedhë para.

Sipas SPB Tetovë, bëhet fjalë për vjedhje prej 2.600 eurove.

“Rreth orës 11:30, në rrugën “JNA”, është privuar nga liria 26-vjeçarja nga Tetova D.J, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vjedhje nga firma në të cilën ka punuar, nga ku nga kasa ka marrë mjete në vlerë prej 2.600 eurove”, tha zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski.

Ajo është mbajtur në stacion policor në mënyrë që të zbardhet dhe dokumentohet rasti, ndërsa ndaj saj do t’i përgatitet parashtresë adekuate./Telegrafi/