Arrestohet moderatori Meriton Mjekiqi, policia jep detajet e para

Moderatori Meriton Mjekiqi është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Raportohet në media se arsyeja e arrestimit të tij janë dyshimet se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër, shkruan lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur në Fushe Kosovë dhe i dyshuari po qëndron në arrati.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar rastin për Lajmi.net duke thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe janë përfshirë dy vetura.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”./Lajmi.net/