Arrestohet një person nga Tetova, dyshohet për më shumë vjedhje

Sektori i Tetovës për Punë të Brendshme ka zbardhur plotësisht rreth pesëmbëdhjetë ,,vjedhje të rënda,, dhe ,,vjedhje“, shumica e tyre në dyqanet koloniale, të cilat u raportuan, d.m.th të kryera që nga fillimi i këtij muaji deri më tani, kryesisht në Tetovë dhe fshatrat përreth si Çelopek, Radiovcë, Miletinë, Sllatinë dhe të tjera.
“I dyshuar si autor i vjedhjeve është banori 28 vjeçar i Tetovës SH.I., i cili dje (28- tetor) rreth orës 11 e 50 minuta, është arrestuar në rrugën ,,Vëllezrit Miladinovi“ në Tetovë dhe më pas është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, ku edhe do të përgatitet parashtresë adekuate”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.