Arrestohet prediskuesi i ISIS, policia e transporton me kamion sepse ishte shumë i shëndoshë

Predikuesi i ISIS, Abu Abdul Bari u arrestua nga forcat e sigurisë irakiane fotografuar nga policia ne dhomen ku qendronte fshehur. Ai ishte bere superobez nga pamundesia per te levizur per shkak se kishte frike arrestimin si nje nga eksponentet kryesore te ISIS

“Jabba the Jihadi”, predikues i urrejtjes dhe nxites i fanatikëve të ISIS u arrestua nga policia e Irakut pasi lëshoi një fatëa (thirrje) që justifikon varsjet dhe përdhunimet.

Sipas policisë thirrja e tij ishte përgjëgjëse për disa vrasje të klerikëve dhe vendosjen e bombave në xhami.
Predikuesi i urrejtjes ishte fshehur në Mosul dhe thirrjet e tij i shpërndante në rrjetet sociale. Por për shkak se për një kohë të gjatë i ishte dashur të qëndronte i fshehur dhe të mos lëvizte nga dhoma ai ishte bërë super obez aq sa e kishte të vështirë që të ecte dhe as që bëhej fjalë që të ikte.

Për ta lëvizur nga vendi ku fshihej policia e Irakut ka përdorur një kamion sepse asnjë automjet normal nuk e merrte. Kjo ka shkaktuar në rrjet edhe shumë meme që tallnin predikuesin e ISIS.